Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
EkonomiKryesore

Vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Published: September 1, 2026
Shpërndaje

Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara si urbane, ndërsa Tirana renditet e dyta me 93,2% dhe Durrësi e treta me 84,5%.

Në skajin tjetër, një pjesë e madhe e bashkive rezultojnë pa një bërthamë urbane që plotëson kriteret ndërkombëtare të klasifikimit me rreth 5 mijë banorë

Renditja del nga Raporti Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, i cili përdor metodologjinë DEGURBA dhe të dhënat e Censit 2023 për të matur strukturën reale të vendbanimit në secilën bashki.

- Publicitet -

Pas Kamzës, Tiranës dhe Durrësit, normat më të larta të urbanizimit regjistrohen në Vlorë, me 81%, Sarandë, me 78,6%, Gjirokastër, me 76,4%, Korçë, me 76,1% dhe Shkodër, me 74,2%.

Edhe Berati, Kuçova dhe Elbasani kanë mbi 70% të popullsisë në vendbanime urbane, ndërsa Vora arrin 64%, Shijaku 62,6% dhe Pogradeci 59,1%.

Tabloja ndryshon ndjeshëm në pjesën tjetër të territorit. Një grup i madh bashkish ka norma shumë të ulëta ose zero urbanizimi.

Mes tyre janë Himara, Përmeti, Tepelena, Delvina, Konispoli, Selenica, Divjaka, Mirdita, Puka, Fushë-Arrëza, Tropoja dhe Hasi, pasi qendrat administrative nuk e kanë një popullsi bërthamë 5 mijë banorë. Raporti shpjegon se norma zero nuk do të thotë se bashkia nuk ka një qendër administrative apo vendbanime të njohura si qytete në kuptimin tradicional.

Rasti më ilustrues është Himara. Pavarësisht profilit të saj të fortë turistik dhe bregdetar, vendbanimet nuk formojnë një grupim të lidhur me mbi 5 mijë banorë sipas pragut të metodologjisë, ndaj norma e urbanizimit rezulton 0%.

Të dhënat nxjerrin në pah polarizimin e fortë territorial të Shqipërisë, ku nga njëra anë qëndron kryeqyteti, korridori metropolitan dhe disa qendra rajonale të konsoliduara, nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e bashkive funksionojnë si territore me shumë vendbanime të vogla e të shpërndara dhe pa një bërthamë urbane dominuese.

Raporti vlerëson se vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si “qytet”, 13 si “qytezë dhe periferi”, ndërsa 42 bashki, rreth dy të tretat e sistemit vendor, kanë karakter mbizotërues rural.

Kjo ndarje ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në organizimin e shërbimeve publike. Në bashkitë me popullsi të shpërndarë, distancat, infrastruktura dhe kostot fikse e bëjnë më të kushtueshëm ofrimin e shërbimeve për banor, ndërsa qendrat më të urbanizuara përballen me presion më të madh mbi transportin, strehimin dhe infrastrukturën.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Vl says:
    September 1, 2026 at 10:23 am

    Shqiperia eshte e gjitha fshat jo 6 qytete.
    I vetmi vend pa tren se metro spo e zem fare .

    Reply
  • demo says:
    September 1, 2026 at 10:39 am

    U hap sporteli fundit.O burra ne Bathore!

    Reply
    • Frifda says:
      September 1, 2026 at 2:54 pm

      Kishte tren shqiptia dhe shume bukur biles pse e prishen huliganet mos ki mersl se po ndertojet hekurudha e re prap

      Reply
  • xxx says:
    September 1, 2026 at 11:05 am

    Metodologji e PiSte
    Qe synon te metropolizoje territorin, te zbraze fshatrat tane.
    Nuk e sqarojne cfare eshte kjo qe e quajne “Urbanizim” cfare avantazhi ka krahasuar me shperndarjen aktuale te vendbanimeve.
    Edvin Pisi ka plane te vjetra per tokat. Po perdor Censusin per axhenden personale ideologjike te shpopullimit te fshatrave e grumbullimit masiv te popullates ne pak qendra.
    Qysh ne termetin e Durresit 2019 u pa sesi kryekerma u bente presion fshatareve te dorezonin tokat ne kembim te banesave-kolibe qe i perqendroi ne lagje- gheto ndertuar me sebepin e te pastreheve te termetit.

    Reply
  • Detari says:
    September 1, 2026 at 11:30 am

    Shtet ne evrope pa tren hahahaha gezuar xhamit dhe ramazonin

    Reply
  • NË VEND SE TË URBANIZOHET FSHATI FSHATARIZUAN QYTETIN says:
    September 1, 2026 at 12:10 pm

    Në Shqipëri nuk ekzistojnë më qytete që plotësojnë standarde urbanistike niveli i kushteve të banimit dhe hapsira urbanistike është cenua rëndë për mua është cenim i të drejtave qytetare ku kanë ndodhur edhe vrasje dhe humbje jete kurse sa i takon standartit të statikës aty të mos ketë ndodhur hajdutëri që ndërtesat të përballojnë çdo dridhje eventuale

    Reply
  • Camil says:
    September 1, 2026 at 3:16 pm

    Shuni mire eshte keshtu, po te ishte me urbane taksa rrugore do rritej 300%.

    Reply
  • Labi says:
    September 2, 2026 at 7:33 am

    Problemi nuk eshte te Shqiperia qe eshte nje fshat i madh,puna eshte te fshatari brenda mendjes te njerezve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?