Shqipëria është një nga vendet evropiane më të lira për të jetuar.
Përpos se është një nga vendet më të bukura të Ballkanit prej natyrës mahnitëse, kushtet e përballueshme të jetesës e kanë bërë të parapëlqyer për shumë të huaj.
Kostot e parashikuara të jetesës për një person të vetëm në Shqipëri janë afërsisht 420 dollarë në muaj pa përfshirë qiranë.
Sakaq, Tirana është një nga qytetet më të përballueshme në Ballkan. Kryeqyteti është i njohur për baret, klubet dhe kafenetë, si dhe për muzetë dhe monumentet historike.
Pas tij vjen Durrësi, qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit.
Është destinacioni më i madh detar në Shqipëri dhe një parajsë e udhëtarëve me buxhet. Mund të merret me qira një ambient për 200 dollarë në muaj.
Kurse Saranda, e njohur si perla e jugut, është një nga qytetet më të populluara në vend.
Ka plazhe të mrekullueshme dhe një pamje mahnitëse. Dhe sipas standardeve evropiane, është jashtëzakonisht i lirë dhe një nga vendet më të bukura ku mund të jetohet.
E vendosur në Shqipërinë e Jugut, Vlora është një nga vendet më mahnitëse për të jetuar.
Është gjithashtu shumë e përballueshme. Me 300 dollarë në muaj, mund të gjendet një vend i mirë me qira pranë plazheve qiellore dhe mrekullive natyrore.
Rumania
Një tjetër vend evropian i lirë për të jetuar është Rumania.
Me disa nga kostot më të lira të jetesës në Evropën Lindore, Rumania është një destinacion kryesor për shumë të huaj.
Është një destinacion i shkëlqyer për shumë arsye. Njerëzit janë miqësorë, ushqimi është i lirë, kushtet e jetesës janë të përballueshme dhe vendi është një bukuri.
Kostot e vlerësuara të jetesës për një person beqar në Rumani janë 499 dollarë në muaj, pa përfshirë qiranë.
Ndërkohë, Timisoara është qyteti më i madh në Rumaninë perëndimore.
Njihet si ‘qyteti universitar’ dhe një nga qendrat më të mëdha industriale. Për më tepër, është shumë afër Beogradit dhe Budapestit.
I quajtur Kryeqyteti Evropian i Rinisë në vitin 2015, Cluj-Napoca i ka të gjitha – jetën e gjallë të natës dhe monumentet e bukura. Është qyteti më i madh në Rumani, por ende shumë i përballueshëm, veçanërisht për emigrantët.
Ndërsa porti më i madh detar i vendit, Konstanca, është një nga qytetet më të vjetra, si dhe një nga më të lirët. Qyteti ofron shumë për të parë dhe eksploruar, nga rrënojat e lashta dhe muzetë e shumtë deri te klubet e natës dhe restorantet e bukura.
Sibiu, i vendosur në Rumaninë Qendrore, është mjaft i vogël dhe i përsosur për ata që nuk preferojnë qytete të mbushura me njerëz.
Malet i japin qytetit një pamje që të lë pa frymë dhe bëhet shumë më i bukur në dimër. Mund të gjeni një apartament me një dhomë gjumi për jo më shumë se 200 dollarë në muaj.
Bullgaria
Këtu mund të gjendet diçka që i përshtatet nevojave dhe buxhetit të gjithsecilit.
Kostot e parashikuara të jetesës në Bullgari janë rreth 506 dollarë në muaj, duke përjashtuar qiranë.
Historia e Veliko Tarnovo-s daton më shumë se pesë mijë vjet më parë. Është një qytet i vendosur në veri të Bullgarisë qendrore dhe ka një popullsi prej 70 mijë banorësh.
Aty mund të merret me qira një apartament për vetëm 120 dollarë në muaj.
Është një nga qytetet më të vjetra në Bullgari, si dhe një nga më të lirat. Ka transport të rregullt nga qytetet dhe qytezat më të mëdha për në Veliko Tarnovo.
Plovdiv ndodhet në Bullgarinë jug-qendrore dhe është qyteti i dytë më i madh.
Të marrësh me qira një apartament të bukur modern për vete kushton rreth 300 dollarë.
Ushqimi është gjithashtu shumë i përballueshëm, mund të hash një vakt në një restorant të mirë dhe nuk do të jetë më shumë se shtatë dollarë.
Varna, e njohur ndryshe si Perla e Detit të Zi, është qyteti i tretë më i madh në Bullgari.
Ai ndodhet në Detin e Zi dhe është shtëpia e 500 mijë banorëve. Mund të marrësh me qira një vend për 365 dollarë.
Sakaq, Burgas është vendi i përsosur për të qenë gjatë verës.
Emigrantët dhe vendasit rekomandojnë Burgas-in mbi Sofje, veçanërisht kur moti është i mirë dhe me diell. Mund të marrësh me qira një vend shumë të bukur për rreth 230 dollarë.
Nuk ke nevojë për makinë, pasi taksitë janë shumë të përballueshme dhe në shumicën e vendeve mund të shkosh në këmbë.
Republika Çeke
Republika Çeke ka një histori të pasur dhe të gjatë, edhe pse është një vend relativisht i vogël.
Është e njohur kryesisht për kështjellat e saj dhe në fakt ka më shumë kështjella se çdo vend tjetër në Evropë.
Në përgjithësi, vendi është i sigurt dhe i përballueshëm. Kostoja e vlerësuar e jetesës për një person beqar në Republikën Çeke është 627 dollarë.
Brno është qyteti i dytë më i madh në Republikën Çeke. Është shtëpia e shumë institucioneve arsimore, arkitekturës interesante dhe të tjera.
Pastaj, Plzen është i njohur për të qenë një qytet kulturor. Nuk është befasi që qyteti po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota.
Mund të mos keni dëgjuar më parë për Ostrava-n, pasi zakonisht anashkalohet nga turistët, por ky qytet ka shumë për të ofruar.
Një nga festivalet më të mëdha dhe më të mira të muzikës zhvillohet në Ostrava dhe gjithashtu mund të kaloni ditën duke eksploruar minierat nëntokësore të qymyrit.
Nëse jeni adhurues i djathit, atëherë Olomouc është vendi ideal.
Me një traditë të gjatë djathi, së bashku me ndërtesat e bukura, parqet dhe natyrën mbresëlënëse, Olomouc është vendi ku duhet të jeni.
Polonia
Polonia është një nga vendet më të bukura dhe unike në Evropë.
Vendi ofron kaq shumë për të parë, nga vende të ndryshme historike deri te qytetet e vjetra, të cilat do t’ju mahnitin. Kostot e vlerësuara mujore të jetesës për një person të vetëm në Poloni janë 525 dollarë, pa përfshirë qiranë.
Katowice është një nga qytetet më të industrializuara në Poloni. Konsiderohet gjithashtu mjaft e përballueshme për të jetuar, me një kosto jetese të vlerësuar prej 500 deri në 800 dollarë.
NdërsaBialystok është një nga qytetet më të mëdha në Poloni për sa i përket popullsisë.
Qyteti nuk është domosdoshmërisht në krye të listës së atyre që vizitojnë Poloninë. Megjithatë, është mjaft e përballueshme. Kostot e vlerësuara të jetesës janë midis 500 deri në 750 dollarë.
Rzeszow ndodhet në të dy anët e lumit dhe është i njohur për një nga sheshet më të bukura të qytetit të vjetër. Qyteti ka një atmosferë të gjallë dhe është gjithashtu i lirë.
Kostot mesatare të jetesës në Rzeszow janë 500 deri në 750 dollarë.
Sllovenia
Një tjetër vend, Sllovenia, ka peizazhe të bukura dhe në përgjithësi është shumë e sigurt dhe e pastër.
Po ashtu ka një pozicion të shkëlqyeshëm në Evropë, me qasje të lehtë në Austri, Kroaci dhe Itali.
Është gjithashtu një nga vendet evropiane më të lira për të jetuar. Kostot mesatare mujore të jetesës janë 679 dollarë në muaj për një person beqar.
Murska Sobota është një nga vendet më të lira në Slloveni.
Qyteti e ka marrë emrin nga lumi Mura dhe është një qytet shumë i industrializuar. Duke jetuar në Murska Sobota, prisni të paguani diku midis 400 deri në 450 dollarë.
Nga ana tjetër, Krško është destinacioni i përsosur për ata që e duan natyrën. Gjelbërimi është i pafund dhe kushtet e jetesës janë shumë të përballueshme.
Kostoja mesatare e jetesës këtu do të jetë rreth 400 dollarë.
Për sa i përket çmimit, Velenje është shumë më e lirë se Ljubljana ose Maribori. Është qyteti i gjashtë më i madh dhe një nga qytetet më me diell në Slloveni.
Kurse Maribor është qyteti i dytë më i madh në Slloveni. Jeta në Maribor është dukshëm më e lirë se në qytetet e tjera evropiane.
Ai ndodhet buzë lumit Drava dhe natyra është spektakolare. Duke jetuar në Maribor, prisni të paguani 600 dollarë në muaj.
Marrë nga “Schengen Visa Info”
a.m/dita

Kush i beson keto thashetheme ?Po te ishte kaq e lire Shqiperia nuk iknin shqiptaret,sikur ka plasur lufta.
Mos i besoni pallavrat e qeverrise hajdute,se ketu vetem hajdute ka,krim,korrupsion,Mihal,pasiguri,..Ne vend te peshkaqenit jane skafet vrases,ne vend te gjarperinjve,jane mottorrat e ujit,ne vend te ujqve jane bandat turistike,..Ikni se do hani ndonje plumb qorr! Po te ishte mire Shqiperia rrinin shqiptaret ne Shqiperi.
Keni harruar Moldavine ku ne dhe atje eshte jetesa e lire dhe eshte nje shtet shume mikprites dhe I dashur.
Ne Shqiperi rrogat jane 10 % me te larta se sa ne Maqedoni edhe Serbi.
Të gjithë Shqiptarët janë gjithsej 18,2 milionë.
Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.
Shqiptarët nga Follorina e Kosturi deri në Artë e Prevezë janë 1 milionë edhe Arvanitët janë 4 milionë. Arbëreshët janë 400 mijë.
Trojet shqiptare janë nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez. Pra gjithsej Shqiptarët janë 18,2 milionë.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:
grekët: 10 milionë
(por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
serbët: 5.9 milionë
kroatët: 5 milionë
sllovenët: 1.8 milionë
boshnjakët: 2 milionë
bullgarët: 7 milionë
sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
malazezët: 0.25 milionë
Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:
hungarezët: 11 milionë
suedezët: 8.5 milionë
norvegjezët: 4.5 milionë
finlandezët: 5 milionë
danezët: 4.5 milionë
islandezët: 0,3 milionë
estonezët: 1 milion
letonezët: 1.4 milionë
lituanezët: 3 milionë
bjellorusët: 8 milionë
çekët: 10 milionë
sllovakët: 5 milionë
austriakët: 3.5 milionë
zviceranët: 3 milionë
hollandezët: 3.4 milionë
belgët: 3.5 milionë
luksemburgasit: 0.25 milionë
irlandezët: 5 milionë
skocezët në Britani: 7 milionë
valisët në Britani (Wales): 3 milionë
katalanët në Spanjë: 10 milionë
galicët në Spanjë: 2.8 milionë
baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
portugezët: 10 milionë
Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.
Shqiptaret duhet ta dine qe jane popull i madh ne krahasim me te gjithe 8 popujt e tjere te rajonit edhe ne krahasim me 24 popuj te tjere ne Europe.
I lutem te gjithe lexuesve te gazetes Dita qe ta perhapin sa me shume kete te vertete te madhe.
Ne Shqiperi nuk ekziston kriza demografike edhe as “shpopullimi” nuk ekziston.
Keto jane vetem genjeshtrat idioteske te INSTATit qe komandohet nga Sorosi nepermjete Shoqerise se hapur te Sorosit ne Tirane.
Keto jane vetem propaganda e Shoqerise se hapur te Sorrosit ne Tirane.
Emigracioni nuk eshte aq masiv sa genjen INSTATi. Shqiperia ka 1,45 milione emigrante edhe keta jane 25 % e te gjithe shtetasve te Shqiperise pra 75 % e popullsise se Shqiperise jetojne ne Shqiperi si banore rezidente.
Tani besoj qe te gjithe lexuesit e gazetes Dita e kane te qarte qe shqiptaret jane numerikisht nje popull i madh.
Ne Shqiperi nuk ekziston kriza demografike edhe as “shpopullimi” nuk ekziston. Keto jane vetem propaganda e Shoqerise se hapur te Sorrosit ne Tirane.
Te gjithe politikanet edhe gazetaret kryesore ne Shqiperi edhe ne gjithe rajonin tone komandohen nga Sorosi.
Te gjitha shifrat qe deklaron INSTATi jane vetem genjeshtra edhe prandaj mos i besoni.
Eshte me rendesi per te theksuar qe shqiptaret jane numerikisht populli me i madh ne rajonin tone edhe kete mund ta lexoni shume qarte te lista me larte.
Ne Shqiperi jane ne te gjitha shkolla 9-vjecare 620 mije nxenes. Kurse INSTATi edhe qeveria e Rames genjejne duke deklaruar vetem 280 mije nexens. Kete mund ta vertetojne te gjithe shqiptaret lehtesisht. Kontrolloni numrin e nxenesve ne qytetin tuaj edhe krahasojeni me sa nxenes deklaron INSTATi me qeverine e Rames. Do shikoni shume qarte qe numri i nxenesve eshte ne te vertete 2,2-fish me shume ne te gjitha rrethet e Shqiperise se sa deklaron INSTATi me qeverine e Rames. Kaq e lehte eshte. Shqiperia ka 4,4 milione banore rezidente edhe jo vetem 2,8 milione si genjen INSTATi me qeverine e Rames.
Por pse deklarojne INSTATi edhe qeveria e Rames 2,8 milione? Kjo eshte vetem nje loje me numrat sepse jane te njejtat numra si 28 mije km² te siperfaqjes se Republikes se Shqiperise. E verteta eshte ndryshe sepse Shqiperia ka 4,4 milione banore qe jane banore rezidente pra pa emigrantet. Kete te gjithe shqiptaret mund ta vertetojne lehtesisht me numrin e nxenesve.
Edhe gazeta britanike The Guardian ka shkruajtur qe Shqiperia ka 4,2 milione banore pra pa emigrantet:
https://albanianpost.com/the-guardian-shqiperia-nje-vend-me-4-2-milione-banore-po-pranon-qindra-afgane/
E kuptuat tani te verteten per numrin e popullsise? Edhe Edhe gazeta britanike The Guardian ka shkruajtur qe Shqiperia ka 4,2 milione banore.