Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE, Qeveria shkresë Kuvendit, i kërkoi të…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE, Qeveria shkresë Kuvendit, i kërkoi të…
Lajmi i funditPolitike

Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE, Qeveria shkresë Kuvendit, i kërkoi të…

Published: September 27, 2024
Shpërndaje

Shqipëria pritet të çelë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian për grupin e parë të kapitujve mbi të drejtat themelore në mesin e Tetorit dhe të ecë e vetme në këtë rrugë nëse BE vendosë ta ndajë procesin për Maqedoninë e Veriut, e cila po bllokohet nga vetoja Bullgare.

BE

 

- Publicitet -

Ftesa për qeverinë shqiptare për të paraqitur dokumentin për “Pozicionin Negociues për Grupimin e 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE” ka ardhur nga Presidenca Hungareza e Këshillit të BE- së nëpërmjet një letre të datës 25 shtator.

Qeveria i ka përcjellë këtë letër Kuvendit duke kërkuar që të angazhohet për të miratuar dokumentin negociues me të cilin ajo do të paraqitet në këtë mbledhje ndërqeveritare.

Letra e qeverisë, të cilën BIRN e ka parë, kërkon shqyrtimin “me prioritet të lartë” me procedurë të përshpejtuar nga komisioni parlamentar për Çështjet Europiane të draft-dokumentit të përgatitur nga Grupi Negociator, në bazë të Raportit Screening të Bashkimit Evropian.

“Në përputhje me procedurat dhe afatet e Bashkimit Evropian, dokumenti (mbas shqyrtimit nga Komisioni dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave) pritet të dërgohet pranë Bashkimit Evropian brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i hapur rrugë procedurës (me vendet anëtare) për çeljen negociatave për Grupin e I të kapitujve “Themeloret” dhe organizimit se Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, në mundësinë më të parë (indikohet paraprakishi rreth mesit të tetorit 2024)”, thuhet në letrën e qeverisë për Kuvendin.

Një vit më parë Kuvendi miratoi dispozita të reja ligjore që parashikojnë procedura dhe afate për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, duke e detyruar ministrin përgjegjës që të mbajë të informuar Kuvendin dhe të marrë në konsideratë çdo rekomandim që i vjen nga komisioni parlamentar mbi pozicionet negociuese.

Kryeministria i tha BIRN-it se “nuk ka komente për momentin” për letrën dhe se çfarë pritet të ndodhë në vijim me procesin e integrimit.

Ndërsa kryetarja e Komisionit parlamentar për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, nuk komentoi mbi letërkëmbimin duke e cilësuar një procedurë konfidenciale, por i tha BIRN-it se Shqipëria është e vonuar në këtë proces për shkak të mosplotësimit të kritereve.

“Është fatkeqësi që Shqipëria ka humbur 10 vite të gjata pritje si rezultat I mosplotësimit të kritereve dhe dy vite të tjera të gjata pritjeje si rezultat I ngritjes së çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sepse kjo është edhe arsyeja kryesore sepse dy vitet e fundit Shqipëria nuk ka avancuar dot në këtë proces si rezultat I zbatimit të shtetit të së drejtës”- komentoi ajo për BIRN.

Tabaku shtoi se  si përfaqësuese e opozitës kishte mbështetur procesin e Integrimit duke gjykuar që ky hap duhet të kishte ndodhur kohë më para.

“Opozitës I intereson hapja e negociatave sepse do të fillojë pikërisht me kapitullin e parë që lidhen me çështjen e drejtësisë, të antikorrupsionit, të luftës ndaj krimit të organizuar, të të drejtave të njeriut, të drejtat fondamentale ku bëjnë pjesë edhe zgjedhjet, që kanë qenë pengesa kryesore në këtë proces”- tha ajo.

Tabaku pranon se vendimi për të avancuar Shqipëria është duke u marrë me vendimin që Maqedonia e Veriut nuk do të lëvizë me në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe kjo sjell pasoja për rajonin e Ballkanit.

“Nga pikëpamja e Shqipërisë kjo nuk do të ketë ndikim për momentin, por do të ketë ndikim në rajon në përgjithësi sepse do të vazhdojnë të ekzistojnë në hartë pika të zeza të cilat nuk do të lejojnë integrimin e plotë dhe kjo do të nisë që me tregun, me  diplomat dhe me shumë element të tjerë të cilët në këtë proces  duhet të kishin avancuar të gjithë sëbashku”- përfundon Tabaku.

Nënkryetarja socialiste e komisionit Etilda Gjonaj nuk qe e arritshme për një koment mbi çështjen.

Ekspertët e shohin veçimin e Shqipërisë në procesin e Integrimit shton detyrimet ndaj vendit tonë për të përmbushur detyrimet që lidhen me çeljen e negociatave për kapitujt themelore.

“Me nisjen e negociatave procesi do të intensifikohet edhe më shumë, dhe do të kërkohet një angazhim shumë i madh i administratës publike për të ndërmarrë e zbatuar reformat e kërkuara, po gjithashtu dhe politikës, grupeve të interesit e shoqërisë civile”, i tha BIRN-it, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Ai shtoi se edhe “monitorimi i këtyre reformave nga BE do të jetë më intensiv dhe i vazhdueshëm”.

Sipas Gjipalit nëse BE vendos të hap rrugën për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe nisjen e negociatave për Grupimin e parë të kapitujve të lagjislacionit të BE-së kjo e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan me një status të tillë pas Malit të Zi dhe Serbisë.

“Miratimi përfundimtar bëhet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, por hapja e drites jeshile me unanimitet nga Ambasadorët tregon që nuk ka më pengesa nga vendet anëtare”- tha ai.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Spak says:
    September 27, 2024 at 3:18 pm

    O Endri Shabani qenke kot fare si Njeri si dhe si jurist! Nuk eshte denuar per ate qe thoni ju por per fabrikimin e nje pergjimi fals! Pra u kriju nje cd falso sikur fliste Goni dhe te gjithe ne PD e dinin qe cd ishte fallco! E tha Z. Elezi! Ju prisni te rene nga Shabani qe ka frike nga burgu tani se mund te kete shpifur ose nuk mund te shpife me!

    Reply
  • pilo Lala says:
    September 27, 2024 at 4:21 pm

    Shqiperia eshte ne rrugen e duhur per ne Europe.
    Burgu i Salianjit eshte nje tjeter deshmi e ndeshkimit te krimit te politikaneve alabak si Salianji.
    Shqiperia ka bere hapa perpara , sidomos ne sistemin e drejtesise.
    Dumani je njesh. Te gjithe kriminele e politikane te korruptuar, po ju shpeton cici nga frika.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore
  • Dhunuan 17-vjeçaren, dy vajzat në Fier vihen në pranga
  • KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  2. Drejtesia on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  3. Vlora on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  4. Vjosa on KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit
  5. § on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?