Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar
AktualitetEkonomi

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar

Published: February 4, 2026
Shpërndaje

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë, e cila renditet e para për tkurrjen më të lartë demografike të kësaj grup-moshe.

Në janar të vitit 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç me tkurrje 18,300 brenda një viti, duke pësuar një rënie prej -4.32%. Shpejtësia e zbrazjes së vendit tonë nga rinia është katër herë më e lartë se ajo e Serbisë, e cila pason me një rënie prej -1.03%.

Ndërsa vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia regjistrojnë tkurrje minimale nën 1%, Shqipëria po përballet me një hemorragji demografike që tejkalon çdo mesatare rajonale.

- Publicitet -

Kjo diferencë bëhet akoma më i fortë kur krahasohemi me vendet që po shënojnë rritje të konsiderueshme të popullsisë së re. Për shembull, ndërkohë që Shqipëria humbet kapitalin e saj njerëzor, vende si Spanja (+2.76%), Bullgaria (+1.98%) dhe Rumania (+1.97%) po shohin një zgjerim të grup-moshës 15-29 vjeç, çka tregon një riorientim të rinisë drejt tregjeve të punës apo sistemeve të tyre arsimore.

Teksa shtete si Zvicra, Islanda dhe vendet e Bashkimit Europian po stabilizojnë ose po rrisin numrin e të rinjve të tyre, Shqipëria po thellon më tej rënien, duke treguar se nevoja për politika inkurajuese për të mbajtur rininë në vend është më urgjente se kurrë.

Tkurrja e të rinjve është specifikë alarmante shqiptare, jo ballkanike, që po e lë vendin pa forcë punëtore aktive dhe pa energji inovative.

Rënia me rreth 18,333 të rinjsh brenda një viti do të thotë se Shqipëria po humbet pothuajse një qytet të tërë të përbërë vetëm nga studentë dhe profesionistë të rinj çdo vit. Ndërkohë që Gjermania dhe Italia, dy destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar, po shënojnë rritje të popullsisë së tyre të re (përkatësisht me 0.50% dhe 0.72%), pasi kapitali njerëzor që humbet Shqipëria po shërben si “karburant” për ekonomitë e vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa vendet e zhvilluara po arrijnë të thithin të rinj dhe të rrisin bazën e tyre demografike, Shqipëria po tkurret me ritme që vështirësojnë çdo plan afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm. Nëse ky trend i vitit 2025 nuk frenohet, presioni mbi sistemin e pensioneve dhe mbi bizneset vendase, që tashmë vuajnë për staf, do të shkojë drejt pikës së kolapsit, duke e bërë Shqipërinë vendin me plakjen më të shpejtë në Europë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    February 4, 2026 at 8:50 am

    Permbi tere rrenave e mashtrimeve te qeverise Rama per gjoje “rritje ekonomike”, qendron ky shpopullimi i vendit si kurre me pare.
    As ne kohe luftrash a konfliktesh sociale (si ai i 1991 apo 1997) nuk ka qene kjo tendence epidemike per ti ikur vendit nga rinia me se pari e nga tere shqiptaret ne pergjithesi. TE GJITHE JANE GADI TJA MBATHIN NE RASTIN ME TE PARE.
    Nuk eshte emigrim, si perpiqet ta sheqerose media lapere e paguar nga paret e vjedhura te Inceneratoret. Eshte ikje pa kthim. Dhe kete e verteton fakti se te ikurit aplikojne per AzIL. Dhe ky Azil motivohet gjithmone me ate qe ne vendin nga vijne ndihen te persekutuar ne gjithfare formash.
    KY Pushtet Rama do mbahet mend ne histori si pushteti i shpopullimit te Shqiperise. KOHA DO TA MBULOJE ME TURP.

    Reply
  • Detari says:
    February 4, 2026 at 9:33 am

    Skiptaret po lindin nga 2-3 femije jashte vendit. Po ringjallin fqinjet. Ju mbani ballukun-salehun-ramazonin dhe baba rrahimondin. Qyteza te tera jashte shtetit jane populluar dhe ringjallur me skiptare.

    Reply
  • ISMAIL says:
    February 4, 2026 at 9:47 pm

    KATANDISJE!

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    February 5, 2026 at 4:33 am

    A kerkuar te hape mi ne Europe? Dhe rinia u pergjegj:ta bejme Shqiperine SI Europa. Po, ku mund te merret me mire eksperience europiane? Vetem Duke punuar ne Europe. Si do te ishte me mire:te ndertojme nje Shqiperi te industrializuar me shkollen e universitetin te nivelin te l’arte me pervoje europiane, apo Duke rrafshuar Shqiperine ne kuoten zero. Ne kete kuote, a mund te punesohen te rinj te, qofsh in Ata qe studiojne ne Europe e Amerike, qofsh in Ata qe studiojne ne universitetet Alla-Argita? Sigurisht qe jo. Ndaj te rinj te shkojne te jetojne, punoje, studiojne ne Europe. Bejne gabim? Une them se Kane te drejte. Keshtu punova dhe une, me Universitetin jam, te kohes se Enverit, por punova ne zanati, muratore e pllakaxhiPse ika? Persekutim politik I Saliut te pare dhe te dyte ishte I eger. Pa, pune, pa buke, femije per te rritur dhe shkolluar. Dhe ia arrita. Sigurisht pasuri miliona nuk bera, si Zeni dhe Argita, por dinjitetin e ndershmeri e, jeten normale e sigurova. Tani perpiqem per nipin dhe mbesat. Edhe Ata do ia dalin me ndershmeri e dinjitet, Duke mbeshtetur njeri tjetrin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Parlamenti Evropian voton me 483 vota pro, miratohet raporti i Shqipërisë për vitin 2025
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • PËRGJIMET: “Do sjell dhe 20 milionë euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi…”
  • PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat
  • Rasti Koçeku dhe Rama

Komentet e Fundit

  1. Cajupi on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  2. Dajti on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Rexha on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  4. Berlin on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Niko on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?