Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria nuk kujdeset për lumenjtë: 1,100 km rrjedhë natyrore u zhduk që nga 2018
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shqipëria nuk kujdeset për lumenjtë: 1,100 km rrjedhë natyrore u zhduk që nga 2018
KronikeLajmi i fundit

Shqipëria nuk kujdeset për lumenjtë: 1,100 km rrjedhë natyrore u zhduk që nga 2018

Published: January 22, 2026
Shpërndaje

“Zemra blu” e Europës po tkurret shpejt. Shqipëria ka humbur 1,144 kilometra lumenj natyror nga 2018 deri më 2025-ën.

Kjo gjetje vjen si rezultat i një studimi të kryer nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch dhe Euronatur që tregon se në më pak se një dekadë Shqipëria ka humbur 28% të lumenjve natyrorë.

Kjo si pasojë e zhvillimit të hidroenergjisë, ndërhyrjeve të pakontrolluara në lumenj për marrjen e ujit dhe ndryshimin e shtretërve.

- Publicitet -

“Segmentet e lumenjve në gjendje pothuajse natyrore ranë ndjeshëm nga 68% në vitin 2012 në vetëm 40% në vitin 2025. Gjatësia e lumenjve u tkurr nga 3,812 km linearë në 2,668 km linearë brenda vetëm shtatë vitesh (2018–2025)”, thuhet në raport.

Raporti thekson se Shqipëria ka humbur shumë lumenj të paprekur si pasojë e zhvillimit të hidrocentraleve gjatë 10-15 viteve të fundit.

“Ndërsa disa nga lumenjtë si Vjosa dhe Kanioni i Osumit vijojnë të mbetet të paprekur”, thekson raporti.

Ulrich Eichelmann, drejtues i Riverwatch u shpreh se Shqipëria mbrojti me sukses Vjosën dhe disa degë të saj, por shumë lumenj të tjerë u degraduan gjatë dekadës së fundit.

“Këto gjetje duhet të shërbejnë si një kambanë alarmi për qeverinë shqiptare që të mbrojë lumenjtë në të gjithë vendin, jo vetëm në një pellg të vetëm, veçanërisht duke pasur parasysh aspiratat e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, deklaroi Ulrich Eichelmann.

Studimi nënvizon edhe shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës në mars të 2023-it, duke parandaluar rreth 40 hidrocentrale të planifikuara.

“Megjithatë, të dhënat tregojnë qartë se ndërsa ne festuam këtë fitore, degradimi u përshpejtua në lumenjtë në të gjithë pjesën tjetër të vendit. Shqipëria nuk mund t’i lejojë vetes të humbasë lumenjtë e tjerë të mbetur të egër, ato janë asete natyrore të pazëvendësueshme dhe thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, u shpreh Dr. Ulrich Schwarz, hartues i studimit.

Besjana Guri, drejtuese e qendrës LUMI dhe fituese e çmimit mjedisor “Goldman” për fushatën e Vjosës, tha për Citizens.al se ky studim evidenton se sa shqetësuese është situata e lumenjve në Shqipëri.

“Është një gjendje aspak e favorshme për natyrën shqiptare, për komunitetet lokale apo edhe bizneset me bazë zhvillimin e turizmit natyror. Nuk mund të sakrifikojmë të gjithë pjesën tjetër të lumenjve edhe pse kemi arritur të mbrojmë pjesën më të madhe të pellgut të Vjosës”, u shpreh Besjana Guri, ndërsa theksoi se Vjosa duhet të shërbejë për institucionet tona si një bazë dhe model për tu ndjekur edhe me lumenjtë e tjerë të paprekur.

Sipas Gurit, ndër shkaqet kryesore të degradimit të lumenjve janë projektet e hidrocentraleve.

“Në 7-8 vitet e fundit lumenjtë tanë kanë pësuar një sulm të njëpasnjëshëm nga këto projekte duke e bërë shumë të vështirë rolin e aktivistëve dhe komuniteteve”, deklaroi ajo.

Gjatë viteve të fundit, Guri u shpreh se shoqëria civile i ka kërkuar qeverisë të pezullojë apo të ndalojë planet e hidrocentraleve si dhe të ndërmarrë strategji kombëtare gjithëpërfshirëse ku të vlerësohet ndikimi i tyre.

“Duke parë situatën alarmante, hidrocentralet e reja të planifikuara ku kryesisht janë HEC-e të vegjël ne 2 MV duhet të ndalohen sa më parë, pasi dëmi qe shkaktojnë në mjedis është aspak i vogël”, shtoi ajo më tej.

Sipas raportit prej vitit 2012 rajoni ka humbur rreth 2,450 kilometra lumenj të virgjër, ndërsa presioni për ndërhyrje vijon. Shfrytëzimi i burimeve ujore për prodhim energjie elektrike ka qenë një nga të paktat politika të pandryshuara gjatë dekadës së fundit në Shqipëri.

Citizens.al ka raportuar më herët se si gjatë 15 viteve të fundit Shqipëria ka mbi 211 hidrocentrale aktive, ndërsa 24 të tjerë janë në proces ndërtimi.

Vrulli për ndërtimin e hidrocentraleve mbetet i pandryshuar që prej vitit 2010, pavarësisht premtimeve për ndalimin e lejeve të reja, ndërsa roli i bashkive mbetet kryesisht administrativ, pa ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje. / Citizens.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • karma says:
    January 22, 2026 at 9:21 am

    Nuk ka budallallik më të madh sesa të lejosh ujin e lumenjve të përfundojë në det. Sidomos kur dihet se niveli i detit është rritur. Hidrocentralet janë diçka shumë e mirë. Shumë më mirë edhe se eolienët. Prandaj uji i lumenjve duhet të shfrytëzohet për vaditje, rezervuarë, hidrocentrale dhe në raste të veçanta, pas trajtimit, edhe për tu pirë. Duke vënë dorë mbi to, një ekosistem zëvendësohet nga një tjetër. Nuk duhen dëgjuar edhe shumë këta talebanët ekologjistë.

    Reply
  • demo says:
    January 22, 2026 at 9:32 am

    Edhe une keshtu mendoj.Pa keto Rezervuare Hidrocentraesh Shqiperia do ishte permbytur nga Jugu ne Veri,me keq se Greqia.

    Reply
  • Zoto Kanina says:
    January 22, 2026 at 11:39 am

    O kërma,
    Uji gbithsesi në det do derdhet se ja e përdore me diga e devijime, natyra kshu e ka bërë, yë derhet në det, pastaj po do të dalësh kundër natyrës aty je i vetëm.

    Reply
  • Aldrin says:
    January 22, 2026 at 4:24 pm

    Na hapet barkun me keto perkthime. Jo gjetje, se nuk e gjeten Vjosen sot, po keto rezultate, ose perfundime.
    Diversifikim..,my ass
    Nuk perkthehet artikulli nga Google, o copa idiotesh
    Ndaj ka marre tatepjeten ky vend.
    Behet Kerministri model per te gjithe idiotet e pazhvilluar menderisht
    Mikpriti Kerministri
    I thone doli per te uruar mireseardhjen, ose priti. Ose Je i mirepritur
    Mikpriti
    U pordh ai muhabet, as qe kane per tu denuar maskarenjte qe kane shkaterruar dhe po vazhdojne ta cojne Shqiperine ne Ferr.
    Mori Bileten e Faljes me tradhetine
    Kete po paguajne Shqiptaret. 1 bilion dollare me parate e grabitura te shqiptareve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?