Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024.
Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti tregon se hendeku midis 2021-ës (me 27,211 lindje) dhe vitit aktual po thellohet me shpejtësi. Të dhënat tregojnë se presioni nuk është më vetëm në zonat e thella, por ka prekur zemrën ekonomike dhe industriale të vendit.
Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj modern. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425
rënia më agresive është vërejtur në dekadën e fundit; nga 32,715 lindje në vitin 2015, Shqipëria ra nën kufirin psikologjik prej 25 mijë lindjesh në vitin 2023, për të arritur në rekordin negativ të këtij viti.
Faktorët kryesorë që kanë ushqyer këtë trend janë plakja progresive e popullsisë, ku mosha mesatare ka arritur në 44.3 vjeç, dhe ulja e shkallës së fertilitetit në vetëm 1.21 fëmijë për grua. Ky ndryshim i modelit të familjes, i kombinuar me ikjen e forcës riprodhuese drejt BE-së, e ka vendosur vendin përpara një sfide ekzistenciale
Dibra dhe Korça me rënien më të fortë
Goditjen më të rëndë e ka pësuar qarku i Dibrës, i cili kryeson listën me rënien më të madhe në rang kombëtar prej 20.4%, duke zbritur nga 1,095 lindje në 2024 në vetëm 872 në 2025. Pas saj vjen Korça, një qark që po përballet me një tkurrje drastike prej 18.5%, duke regjistruar 218 lindje më pak se në vitin 2024. Këto shifra sugjerojnë një zbrazje të vazhdueshme të këtyre rajoneve nga mosha riprodhuese, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë sociale në afatgjatë.
Presioni në qarqet e mëdha dhe industriale
Edhe zonat që tradicionalisht kanë pasur një qëndrueshmëri më të lartë ekonomike, po shfaqin shenja dobësie. Fieri shënoi një rënie prej 12.7%, i ndjekur nga Elbasani me 12.4% dhe Vlora po ashtu me 12.4%. Në qarkun e Durrësit, i cili shërben si një nyje kryesore ekonomike, lindjet ranë me 11.7%, duke humbur mbi 300 lindje brenda vitit. Kjo tendencë pasqyrohet edhe në Lezhë, ku rënia fiksohet në 11.2%.
Tirana dhe Shkodra, rënie më të butë
Tirana, megjithëse mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve (8,830), nuk ka mundur të ruajë rritjen, duke pësuar një rënie të lehtë prej 2.0%. Megjithatë, kjo është rënia më e ulët në rang vendi, duke treguar se kryeqyteti mbetet i vetmi pol që thith ende popullsinë aktive. Shkodra gjithashtu tregon një lloj rezistenc” me një rënie prej 9.7%, shifër kjo më e ulët se mesatarja e qarqeve të tjera, por sërish në territor negativ.
Gjirokastra, Kukësi dhe Berati gjithashtu me ulje
Në jug, Gjirokastra vijon të regjistrojë shifrat më të ulëta absolute me vetëm 301 lindje në vit, një rënie prej 10.4%. Kukësi shënoi një tkurrje prej 10.0%, ndërsa Berati regjistroi rënien më të ulët pas Tiranës, me 8.6% më pak lindje.
Revista Monitor

Kjo asht demorkradhemja, ku jan sorrat që flasin kundër Xhaxhit, që ishte 4 milion dikur, e njerez me flokë sot qerosa e të drogum.
oreeee qeverri! Leri Ata qe ikin,po rinia nuk martohen se s`kane shtepi.Ky eshte shkaku kryesor.Nje cift merr 6000 euro ne vit,.5000 euro i duhen per jetese,per rroba,qera banese,1000 euro mund te kursejne,,I duhen 120 vjet per te blere nje apartament ne Sauk te pallatet e Fatmir Bektashit,.Kjo eshte llogaria. Tirana sot eshte pa Plan zhvillimi.Qeverrite e Saliut dhe Edvinit e kane lene qellimisht pa projekte Zhvillimi,Ndrtimi,qe te zaptojne shesh publike per t`ja shitur Oligarkeve me perqindje Ndertimi.prandaj ka 300 apartamente Lubia.Qeverrite qe sherbejne popullit do kijonin Kompani Ndertimi BASHKIAKE,qe ne Zona me Projekt Ndertimi te ngrenin pallate per popullin me cmimin e ndertimit,.Ta zeme 20 mije euro,nje apartament 80 metro katror.Te gjitha lejjet e ndertimit firmosen nga Kryetari Bashkise dhe kryetari Qeverriswe.PER CFARE JANE ATY? Mire po ben populli qe i hedh molotova,por edhe t`i shporri me vote,,Te votoje Agron Shehun,,Arlind Qorrin,Adriatik Lapajn dhe tu kerkoje llogari.
Qytetarët shqiptarë janë tashmë skllevër në vendin e tyre.
Polarizimi social i shoqërisë në mënyrë
skandaloze është burimi i paprambetjes dhe i largimit të rinisë.
Të jetosh me punë të ndershme në këtë
vend do të thotë të mbijetosh dhe në çdo moment të jesh në pasiguri totale.
Çfare mund të presësh nga shteti kur në 40 vite “demokraci” flitet që në të gjithë instancat në institucionet shtetërore abuzojnë me detyrën dhe tashmë kjo është bërë një mendësi kolektive, pranohet si normale, nga ky vend duhet të largohesh se të jetosh është e pamundur.
Me të vërtetë nuk kemi parë asgjë akoma!
Varfëria materiale është e vështirë por ajo shpirtërore zhduk kombe.
skiptaret po pjellin jashte shtetit, ne vendet fqinje bejne 2-3 femije e pakta. Kane ringjallur zona te tera.
Ju meruni me xhamite dhe kullat e ramazonit tju zvendesoje me paki.
Lajm shumë i keq. Por keni parë ju që njëjta gjë po ngjan edhe në Francë, Japoni, Kinë etj. Në Francë është propozuar që për çdo bebe të lindur, nëna të marrë 250 euro shtesë në muaj deri sa fëmija të bëhet 5 vjeç! Dhe leja e paguar e lindjes të shkojë në një vit! Vetëm në Afrikë njerëzit janë duke u shtuar si minjtë. Dje në një emision perëndimor u fol për Shqipërinë si për një vend mikroskopik me 2.9 milionë banorë. Liria ka të mirat dhe të këqijat e veta. Por kur një grusht njerëzish me lejen dhe ndihmën e qeverive grabit gjithë pasuritë kombëtare dhe populli ngelet në mjerim, kështu do ngjasë.
Edhe 50 vjet dhe ne do zhdukemi. Te gjithe jemi fajtorè..!
Kjo eshte smundja e shekullit, por pasojat me te medha do t’i kemi ne popujt e vegjël.
Ekspertet e fushës paralajmërojnë qe ne vitin 2050 Ballkani Perendimor do te boshatiset plotesisht dhe do te pervetesohet nga zezaket e Afrikes!
O shkodran, o qejfdhiu xhaxhit…
Njereziu njeri nuk mbahet me zorr duke i dhon dru as pduke i dhon varferi. Ke pare ndonje japonez me gomone duke hik per kine?