Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria ‘pre’ e hakerave, Çuçi: Nxorrëm mësim pas sulmit ndaj policisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria ‘pre’ e hakerave, Çuçi: Nxorrëm mësim pas sulmit ndaj policisë
AktualitetPolitike

Shqipëria ‘pre’ e hakerave, Çuçi: Nxorrëm mësim pas sulmit ndaj policisë

Published: February 7, 2023
Shpërndaje

Në Konferencën për “Sigurinë Kibernetike”, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi solli në vëmendje sulmet iraniane ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit.

Gjatë konferencës, ai pranoi se sulmet ngritën alarmin tek autoritetet shtetërore.

“Problem më akut është dhe do vijojë të jetë gjatë siguria e informacionit dhe mbrojtja nga sulmet kibernetike. Siguria vjen e para. Ky është çmimi që ne duhet të paguajmë për sfidën e vazhdueshme me modernitetin, sfidë me të cilën ne do përballemi gjithmonë e më shumë. Ashtu siç kemi bërë me sistemet tona për t’i kthyer më efiçente, tashmë kemi përgjegjësin e madhe të ngremë gjithë kapacitetet për të garantuar sigurinë e të dhënave dhe shërbimet e ofruara. Do ndalesha pak te Policia e Shtetit, e cila është e përfshirë në këtë sfidë me modernitetin në mënyrë të dyfishtë. Nga njëra anë si agjenci themelore për sigurinë kombëtare, policia nuk është vetëm target i sulmeve në sistemin e saj të ruajtjes apo sulmeve ndaj shërbimeve që ofron vetë policia, por nga ana tjetër ajo ka pëgjegjësinë ligjore për të hetuar krime të kësaj natyre. Dhe për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve, ne punojmë që Policia e Shtetit të modernizohet përmes adaptimit të teknlogjisë dhe sistemeve inovative”, tha ai.

- Publicitet -

Çuçi pranoi se sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë ishte një mësim i mirë, duke bërë që të shtohet buxhetin për Policinë e Shtetit me 7.6 herë më shumë se ai i vitit 2022.

“Pas sulmit kibernetik në sistemet e Policisë së Shtetit, na u desh që të nxirrnim një mësim të mirë për t’u fokusuar gjithnjë e më shumë tek mbrojtja e sistemeve tona. Për t’i bërë të padepërtueshme këto sisteme në vtin 2023 kemi reaguar duke e shtuar buxhetin e Policisë së Shtetit për zërin investime në teknologji dhe mbrojtja kibernetike me 7.6 herë më shumë se viti paraardhës. Sulmi që na ndodhi pati edhe anën e vetë të mirë sepse ngriti alertin si kurrë më parë tek ne për t’u përqëndruar në garantimin e infrastrukturës dixhitale. Ky ishte alarmi edhe për një strategji të re me burime njerëzore shumë më të kualifikuara. Sulmet mbi infrastruktrën kritike janë kosto e jashtëzakonshme për qeveritë kudo në botë. Për të krijuar një ekosistem të sigurisë na duhet të investojmë në mënyrë të qëndrueshme. Rezultatet do të duken jo menjëherë”, theksoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?