Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në rajon, pjesa më e madhe kanë paga bruto 60-95 mijë lekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në rajon, pjesa më e madhe kanë paga bruto 60-95 mijë lekë
EkonomiLajmi i fundit

Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në rajon, pjesa më e madhe kanë paga bruto 60-95 mijë lekë

Published: March 31, 2025
Shpërndaje

Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës.

Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë.

Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

- Publicitet -

Në tremujorin e fundit të vitit 2024 u vu re gjithashtu një rritje e peshës së të punësuarve me pagë bruto 95.001-120.000 lekë në muaj. Kjo kategori zuri 12.8% të totalit të të punësuarve me pagë nga 7.7% që zinte në tremujorin e fundit të vitit 2023.

Rritje kishte edhe në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Ata zunë 14.1% të të punësuarve me pagë në tetor-dhjetor 2024 nga 10.7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Më 2023 kategoria më e madhe në totalin e punësimit me pagë ishin ato me paga minimale, por reforma e rritjes në sektorin publik ka ndikuar në zhvendosjen në nivele më të lart

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2024, është 83.401 lekë, duke u rritur me 11,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Pagat mesatare në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta se në sektorin privat duke thelluar më tej diferencën.

Në sektorin publik, paga mesatare mujore bruto arriti në 100,4 mijë lekë më rritje vjetore 14.3% Në sektorin privat paga mesatare mujore bruto arriti në 76 mijë lekë më rritje vjetore 9,5%.

Kryeministri i vendit njoftoi se në fillim të vitit 2026, paga minimale zyrtare do të arrijë nivelin e 500 eurove nga 400 që është aktualisht. Qeveria synon të nxisë një tjetër rritje të pagave në sektorin privat.

Mirëpo rritja e pagave pa rritje të produktivitetit rrezikon të kthehet në bumerang, duke shtrenjtuar më tej kostot e prodhimit dhe duke i bërë produktet vendase jokonkurruese.

Ndërmjet 2022 dhe 2023 paga minimale nga 30 mijë lekë arriti në 40 mijë lekë. Kostot e prodhimit në industrinë e përpunuese u rritën nga ky vendim dhe shumë klientë që më parë prodhonin veshje dhe këpucë në vendin tonë nuk pranuan rishikim të çmimeve dhe u zhvendosen në vende të tjera.

Me gjithë rritjet e fundit, Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në Rajonin e Ballkanit dhe Europë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ramsi says:
    March 31, 2025 at 10:40 am

    eshte 830 do t acojme 100 thote ramazoni… pa shih njeher se keni ber dt artikuj kontradiktore

    Reply
  • Ekonomist says:
    March 31, 2025 at 3:02 pm

    Shqiperia eshte aktulisht vendi me pagat me te ulta ne rajon e sikur mos mjaftoje kjo, vendi me cmimet e atrikujve baze ushqimore me te lartat ne krejt rajonin. Kjo sepse mbahet cmimi me i larte i karburanteve ngaqe akcizat mbahet te larta e kjo reflektohet ne cmimet e larta.
    Shqiptaret tashme shkojne ne Maqedoni e Mali i Zi me rruge tokesore, blejne andej ushqime me cmimet absolutisht me te lira se ne vend e ne kthim mbushin edhe makinat me karburant qe eshte gjithashtu me i lire andej ne ato 2 republika te vogla se sa ne Shqiperi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?