Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e dy milionë banorëve përpara vitit 2035
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e dy milionë banorëve përpara vitit 2035
EkonomiLajmi i fundit

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e dy milionë banorëve përpara vitit 2035

Published: 15 Qershor, 2025
Shpërndaje
Silhouettes and shadows of people on the street. Crowd walking down on sidewalk, concept of strangers, crime, society, epidemic, population

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane u rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Popullsia ra në 11 qarqet e vendit, përveç Tiranës. Shkodra pësoi tkurrjen më të madhe.

Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorëve përpara vitit 2035. Për të zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet të rritet më shumë se 5% në vit, përllogarisin institucionet ndërkombëtare.

Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorë përpara vitit 2035.

- Publicitet -

Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023.

Tkurrja me më shumë se 27 – 30 mijë banorë në vit, e përqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojë treguesin e popullsisë përtej çdo skenari dhe gjithashtu i bën edhe më të vështira zgjidhjet.

Në vitin 2024, migracioni neto negativ u dyfishua krahasuar me një vit më parë me – 28,8 mijë persona nga -13,761 persona në vitin 2023.

Ky ritëm i largimit ka ndikuar jo vetëm në numrin e përgjithshëm të popullsisë, por edhe në strukturën e saj demografike, pasi largohen më së shumti të rinjtë dhe familjet e reja.

Paralelisht me emigracionin, Shqipëria ka hyrë në një cikël të gjatë me lindshmëri shumë të ulët në 1.3 lindje për grua.

Kjo reflektohet në ulje të lehtë të raportit të varësisë së të rinjve, nga 23.9% në 2024, në 23.8% në 2025 dhe plakje e përshpejtuar e popullsisë, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve është rritur me 2.2 pikë përqindje ndërmjet 2023 dhe 2025. Shqipëria ka tani një nga popullsitë më të vjetra në Ballkan dhe Europë.

Mosha mediane e BE në janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri 44.3 vjeç, sipas të dhënave të fundit.

Pasojat kanë nisur të ndihen. Vendi ka më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës, ka më shumë të moshuar që dalin në pension.

Shkollat në zona të tëra rrezikojnë mbylljen për mungesë nxënësish dhe administrata dhe tregu i punës vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore.

Demografët dhe ekspertët e ekonomisë mendojnë se pa ndërhyrje të qëndrueshme, do të jetë e vështirë të mbahet në funksion ekonomia, pensionet dhe kujdesi shëndetësor.

Për ekspertin Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh merret me zhvillimet demografike të vendit, duhen politika urgjente që të frenojnë emigracionin dhe të tjera që nxisin natalitetin në vend.

Lindjet nën kufirin 2,1 për grua bëjnë që çdo brez i ri të jetë 40% më i vogël se ai që del në pension, duke e vënë vendin përballë sfidës së ekzistencës në këtë shekull.

Binomi, ekonomi – plakje

Përqendrimi i emigracionit në moshat e reja ul drejtpërdrejt produktivitetin potencial sepse po largohet kapitali njerëzor me arsim dhe gjuhë të huaja, ndërsa rrit barrën e pensioneve për rezidentët që mbeten.

Jetëgjatësia më e lartë 80,9 vjeç për gratë dhe 75,3 vjeç për burrat ushtron më shumë presion mbi shpenzimet për pensione e shëndetësi, teksa vendi ynë edhe tani ka shpenzime publike për banorë sa 34% të mesatares së BE-së.

Nga ana tjetër, ritmi mesatar i rritjes ekonomike 2015 – 2024 është rreth 3.5% në vit, nuk është i mjaftueshëm për të ngushtuar hendekun me BE-në.

Struktura e ekonomisë dominohet nga sektorë me produktivitet të ulët si bujqësi fasoneri, ndërtim dhe turizëm sezonal. Financat publike dhe tregu i punës tashmë janë nën presion.

Për çdo vit varësia e të moshuarve ndaj forcës së punës rritet me 1 pikë për qind në vit dhe skema e pensioneve kërkon financime shtesë sa 0,2% të PBB-së në vit.

Për të zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet të rritet më shumë se 5% në vit, – përllogarisin institucione të tilla si FMN-ja.

Për të zbutur efektet e plakjes, vendi ynë duhet të investojë te popullsia e mbetur sidomos në dixhitalizim, automatizim në agropërpunim, grante në kërkim dhe zhvillim dhe të krijojë një ambient të favorshëm për kthimin e diasporës.

Nëse nuk do të ketë ndryshime në treguesit aktualë demografikë deficiti i ISSH-së dyfishohet brenda dekadës.

Nëse nuk ndërhyhet tani për të rritur bazën tatimore, për të tërhequr kapital njerëzor dhe për të modernizuar sektorët kyç, hendeku midis moshës në rritje dhe mirëqenies ekonomike do të zgjerohet, duke i ekspozuar financat publike dhe rritjen afatgjatë ndaj rrezikut sistemik.

Shqipëria hyn në 2025 me një popullsi më të plakur, varësi më të lartë ekonomike dhe ende në humbje migratore. Këto zhvillime po ushtrojnë presion në tregun e punës, financave publike dhe modelit të rritjes ekonomike.

Emigrimi i përqendruar në moshat e reja po redukton popullsinë e re në moshë dhe rrit peshën relative të të moshuarve.

Sipas projeksioneve, Shqipëria do të arrijë një moshë mediane mbi 47 vjeç brenda dekadës, nëse nuk ndryshon trajektorja e lindjeve dhe e migracionit.

Rritja e varësisë së përgjithshme nënkupton se për çdo 100 persona në moshë pune, tani ka 57 persona fëmijë apo pensionistë.

Kjo thellon presionin mbi skemat e pensioneve dhe shpenzimet e shëndetësisë dhe përkeqëson raportin kontribut-përfitim.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Komente
  • Detari thotë:
    15 Qershor, 2025 te 9:28 am

    Manza, gjadri dhe afghanet pa problem ramazoni dhe kurtoglu do e ndihmojne popullsine me gjak te ri musliman.
    gezuar ramaon

    Përgjigjiuni
  • popull thotë:
    15 Qershor, 2025 te 9:45 am

    Qeverite shqiptare dhe euro-atlantiket punojne sistematikisht per zhdukjen sa me pare te popullsise shqiptare nga ky cep i mrekullueshem i botes.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    15 Qershor, 2025 te 9:45 am

    Pikjate jane vitet 2022,2023,2024,vitet e Samiteve madheshtore.Sekretari organizates baze te spitaleve e mori me 3,5 miljone, Koci ollges e ka zbrazur nen 2 miljone banore.Dhe hajt tu mbushesh mendjen,qe s`jane per kete pune!!!!!??????????
    Maloku thote:Me do Partia ime,Piktori thote:-Me do Graria,se burrat jane cyryk!!!!!!!!!!

    Përgjigjiuni
  • Gezim Kulufi thotë:
    15 Qershor, 2025 te 4:15 pm

    Shqiperia ka rene prej vitesh nen dy milione dhe per kete po sjell si fakt nje shumice kushurinjsh te mite, te cilet jane te regjistruar banore te Shq., por me shume se gjysmen e vitit e kalojne jashte Shq.! Kjo lloj pamje eshte ne mbi 50% te familjeve shqiptare. Po ti shtojme kesaj panorame edhe faktin qe brezi i ri (nen 25 vjec) nuk e pelqen mw punen fizike, (perjashto 50% te gjinise femerore), kemi aktualisht dhe do te kemi mw shume ne te ardhmen emigracion nga vende te tjera, qw d.t.th. se ……. (nuk po me punojne me gishtat)

    Përgjigjiuni
  • Hanko Halla thotë:
    15 Qershor, 2025 te 5:12 pm

    Shqiperia ne vitin 1945 ka pasur 1 milion banore, nese ne vitin 2045 do te kete 2 milion d.m.th. dyfishin do te jene shume.

    Përgjigjiuni
  • l thotë:
    15 Qershor, 2025 te 6:14 pm

    Palloshi gjate na del perdite ne tv e na flet per suksesisn turistik,,dhe mireqenien e Shqiptareve.Si mund te rritet popullsia kur sot per tu bere me familje duhet te mendohesh jo nje here po dhjete here.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
  • Diplomati (spiun) polak që tentoi të futej me forcë në ‘Bllok’: Interesohej për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…
  • Një shqiptare zgjidhet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s/ Reagon Rama: Një moment krenarie për të gjithë
  • Një gjykim për konfliktin Lapaj-Shabani
  • Zbulimi shokues nga aksidenti ajror me 260 viktima

Komentet e Fundit

  1. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  2. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  3. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  4. ¿? në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  5. ¿? në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?