Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria sot voton: Disa shifra dhe çfarë ndodh për herë të parë në historinë e zgjedhjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria sot voton: Disa shifra dhe çfarë ndodh për herë të parë në historinë e zgjedhjeve
Lajmi i funditPolitike

Shqipëria sot voton: Disa shifra dhe çfarë ndodh për herë të parë në historinë e zgjedhjeve

Published: May 11, 2025
Shpërndaje

Këtë të dielën në mengjes qendrat e votimit po hapen anembanë vendit, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore që garojnë në këto zgjedhje.

Lista zyrtare e zgjedhësve numëron mbi 3.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote e ndarë në dy lista zgjedhësish, me banim brenda territorit të Shqipërisë dhe votues që jetojnë jashtë vendit.

- Publicitet -

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve do të kenë mundësinë të votojnë emigrantët dhe në lista e votuesve të Diasporës janë regjistruar 246 mijë persona të cilët kanë nisur votimin me postë disa javë përpara 11 majit.

Vota e emigrantëve pritet të ndikojë në ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit.

Fushatës zgjedhore i parapriu një pakt mes dy partive kryesore në Kuvend për ndryshimin e Kodit Zgjedhor ku listat e kandidatëve për deputetë u ndanë në të mbyllura dhe të hapura, ku në pjesën e mbyllur kryetarët e partive kishin të drejtë të caktonin shumicën e deputetëve të ardhshëm ndërsa në listat e hapura të tjerët garojnë për vota nominale për të fituar mandat deputeti.

Në bazë të kësaj llogaritje dhe fushata elektorale u mbiztorërua nga kandidatët e listave të hapura.

Në garën e së dielës Partia Socialiste në pushtet garon për një mandat të katërt qeverisës mes skandaleve të njëpasnjëshme të korrupsionit dhe me disa zyrtarë të lartë të arrestuar apo të dënuar për korrupsion.

Rama ofroi si premtim kryesor ‘pasaportën europiane’, që nënkupton sipas tij anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Lista e opozitës që kërkon të rimarrë pushtetin përbëhet nga një koalicion partish nën drejtimin e Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha, gjithashtu i akuzuar për korrupsion dhe Partisë së Lirisë së ish-presidentit Ilir Meta, i cili është në burg i akuzuar për një aferë korruptive në kohën kur ishte zëvendëskryeministër i qeverisë së drejtuar nga Berisha.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i drejtuar nga Berisha mori emrin nga lëvizja MAGA e presidentit amerikan Donald Trump, pavarësisht se kreu i tij është i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Fushata elektorale ka qenë përgjithësisht e qetë dhe pa incidente domethënëse. Megjithatë, opozita është ankuar për një fushatë të pabarabartë, përdorim të burimeve publike dhe presion të administratës nga pala në pushtet për të ndikuar votën.

Mbulimi mediatik në mediat audiovizie dhe ato online është dominuar dy liderët kryesorë – Edi Rama dhe Sali Berisha. Ndërkohë, komunikimi politik në mediat sociale është fokusuar në platformat Facebook dhe Instagram.

Partitë e reja, që garojnë jashtë këtyre dy poleve që kanë dominuar skenën politike shqiptare në tre dekadat e fundit, shihen si mundësi për të thithur elektoratin gri të pavendosur dhe për të ndryshuar tablonë politike të parlamentit.

Në garë janë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës, ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, ⁠Shqipëria Bëhet drejtuar nga Adriatik Lapaj, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” e deputetëve Dashamir Shehi e Enkelejd Alibeaj, Aleanca Kombëtare Shqiptare e Elena Kocaqit dhe Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut.

Nga Reporter. Foto ilustruese, A.Shkullaku

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Banori says:
    May 11, 2025 at 6:26 am

    Dita ju përshëndes nga Përmeti dhe ju uroj një ditë të bardhë sic jeni dhe vetë

    Doja tju njoftoja se një denoncim i rëndë në Policinë e Përmetit hedh hije të rënda mbi fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, duke implikuar kandidatin dhe ish-kryetarin e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, në një rast abuzimi seksual me gruan e një qytetari në Këlcyrë.

    Në kulmin e fushatës zgjedhore, kur fokusi publik ishte mbi lëvizjet dhe pazaret elektorale të kandidatëve, një incident me përmbajtje penalizuese duket se është mbajtur i fshehur nga autoritetet, me urdhër politik nga nivelet më të larta të Ministrisë së Brendshme.

    Një qytetar nga Këlcyra ka denoncuar pranë Postës së Policisë lokale, se ka kapur në flagrancë bashkëshorten e tij në marrëdhënie intime me Tërmet Peçin. Menjëherë pas kësaj, ai ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim dhe forcë.

    Rasti është referuar në Komisariatin e Përmetit dhe më pas në Drejtorinë Vendore të Policisë në Gjirokastër. Por skandali është mbuluar me urdhër të drejtpërdrejtë, për të mos u reflektuar në buletinet zyrtare, dhe për të mos ndikuar negativisht në ecurinë e fushatës së PS-së.

    Burimet thonë se e para që është informuar për incidentin ka qenë drejtuesja politike e fushatës së PS në Gjirokastër, ministrja Mirela Kumbaro. Në vend që të kërkojë zbardhjen e ngjarjes, ajo i ka kërkuar heshtje gruas së denoncuese dhe bashkëshortit të saj. Por ky i fundit ka refuzuar të tërheqë denoncimin, duke kërkuar drejtësi për ngjarjen.

    Nëse ju duhet, ju nis dhe emrat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?