Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi
Lajmi i fundit

Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi

Published: November 19, 2026
Shpërndaje

Demokratët në Kongres kanë njoftuar hetime për punën e bërë nga ambasadorja e SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Shkak janë bërë raportimet për incidente korrupsioni, abuzimi me pushtetin dhe përdorimi i detyrës qeveritare për përfitime personale financiare.

Kryetari i ardhshëm i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, Robert Garcia sqaroi se largimi i Guilfoyle nga posti i ambasadorit nuk e ndalon hetimin e Kongresit ndaj po kërkon ruajtjen e të gjitha dokumenteve dhe komunikimeve përkatëse që lidhen me rastin.

Akuzat kanë të bëjnë me transaksione të dyshuara për ndikim politik në këmbim të parave, si dhe me marrëdhëniet e saj të ngushta me biznesmenët grekë të grupit “Aktor”.

- Publicitet -

“Në veçanti, hetimet do shqyrtojnë presionin që ajo dyshohet se ka ushtruar mbi qeveritë e Ballkanit për t’i dhënë projekte këtij grupi, si dhe akuzat për pranimin e ryshfeteve, dhuratave dhe favoreve luksoze kundrejt kësaj” – thuhet në një shkrim të “Kathimerini”.

Ambasadorja amerikane pati një rol të rëndësishëm në firmosjen e marrëveshjes së nënshkruar në prill 2026 mes kompanisë shtetërore shqiptare Albgaz, grupit grek AKTOR dhe kompanisë amerikane Venture Global.

Sipas kësaj marrëveshje Shqipëria duhet të paguajë 6 miliardë dollarë në 20 vjet për të marrë gaz natyror të lëngshëm (LNG).

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë vetë kryeministri Edi Rama, kreu i grupit AKTOR Alexandros Exarchou dhe ambasadorja Kimberly Guilfoyle, e cila e cilësoi marrëveshjen si “një hap për sigurinë energjetike dhe rolin ndërlidhës të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor”.

Shqipëria nuk e konsumon dot vetë këtë sasi gazi pasi ende nuk ka treg të brendshëm gazi në atë shkallë. Qeveria thotë se kostoja miliardshe “do mbulohet nga rishitja e gazit në tregjet rajonale”, por janë ngritur shqetësime serioze se kjo kontratë afatgjatë 6-miliardëshe pa pasur asnjë studim fizibiliteti të mirëfilltë dhe as kontrata të mbyllura me blerësit finalë, ka krijuar rreziqe të mëdha financiare dhe potencial për arbitrazhe ndërkombëtare që do t’i bien mbi shpatulla buxhetit të shtetit.

n.s / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi
  • 6 mijë faqe dokumente sekrete dhe beteja për Kosovën: Çfarë u tha në Tetovë për diplomacinë e viteve ’90
  • AAPSK arrin të shesë në ankand… dele dhe viça. Çfarë ndodh pas vendimeve gjyqësore me “pasuritë e sekuestruara nga krimi”
  • 19 nëntor 2026
  • Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  2. Mallkimi... on Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  3. Mentori on Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  4. Durrsaku i vërtetë. on “Gjithmonë trëndafili ka menduar për të varfërit”: Çfarë thonë disa shifra nga raporte të pavarura
  5. . on “Gjithmonë trëndafili ka menduar për të varfërit”: Çfarë thonë disa shifra nga raporte të pavarura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?