Kryeministri Edi Rama kërkon që PS të sigurojë shumicë votash në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gjatë fjalës së tij në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, Rama tha se në këto zgjedhje përmes mbështetjes për PS, shqiptarët do t’i japin mesazhin e qartë Brukselit se ata duan të bëhen qytetarë të Bashkimit Evropian.
“Nga ana tjetër arsyeja se pse unë them se duhet një shumicë domethënëse, është po ashtu e thjesht, nuk është rastësi fare, përkundrazi dhe nuk është thjesht për këtu, por edhe për ata në Bruksel. Imazhi i fushatës tonë, ndërthurja e ngjyrave dhe e flamujve se kartëvizitë e fushatës sonë, sepse ne po bëjmë një rrugë e dy punë. Po japim një mesazh të qartë shqiptarëve dhe po përpiqemi t’i japim një mesazh të qartë Brukselit duke shpresuar dhe besuar se shqiptarët do ta mbështesin këtë mesazh. Dhe në 11 Maj Brukseli do të marrë nje mesazh shumë të qartë që një shumicë përtej shumicës se thjeshtë aritmetike partiake kërkon anëtarësimin tani. Është një mesazh që shqiptarët mund ta japin… Me këtë mandat me këtë mesazh unë dhe dhe qeveria do të shkojmë dhe do të kemi një argument më të fort për të nxitur procesin, e gjitha një luftë politike diplomatike nga katër anët”, tha Rama.
Rama ka ironizuar Sali Berishën dhe PD sa i takon çështjes së negociatave. Rama tha se BE nuk i merr në konsideratë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë, ndërsa me ironi komentoi edhe marrjen e LaCicvita si këshilltar i PD për fushatën zgjedhore.
“Do jetë rekord historik, jo sepse në jemi ndryshe, nga të tjerët. Jemi ndryshe në disa gjëra, por jo vetëm për këtë, por sepse BE është shumë i interesuar të na marrë neve brenda në këtë moment. Pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu. Kjo nuk ndodh sepse e para, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti se kalendari është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje.
Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama.
Shumice votash deshi per ti patur vete,
ato Tepsi e Sahan,
serish shumice votash kerkon per gjoja..
…Bashkim Europian!
mos genjehet askush me nga ky rrenacak,
qe nuk ka zorre por rrena aty thelle ne bark,
ky qe rrenat si lopa bajgat perdite leshon,
fukarallek me bollek ka sjelle ne vendin tone,
ky qe per Shendetesine falas u zotua publikisht,
ky qe per taksa te ulta na u betua solemnisht,
rrenacaku ka faj kur te genjen nje here,
por fajin e ke vete kur te genjen perhere.
Vertet mendon se meriton vote kur je ti ai qe e ke vrare garen dhe demokracine?
Kur nuk ke kurajo te kerkosh voten me lists te hapura kujt i duhesh?
A ja ben ndonjehere pyetjen vetes
I DUHESH TI POPULLIT APO TE DUHET POPULLI TY?
nje dite bustet e juaja do jene ne hyrje te kuvendit si hajdute te popullit ku do peshtyhen cdo dite para se fillojne pune
Sot asht 1 prille.Eshte dita e rrenave.Sot sulltanpiktori me gjithe administraten shteterore duhet ta kene pushim!
O “populli” ku jeton ti ?? Nuk ke sy, e kuptoj,por qe ske dhe veshë edhe kete e kuptoj,por ty te pelqejne rrenat plakut “non grata”. Mbaji per vete,se siç e keni nis se prapthi ne 90′ ashtu do vazhdoni,pa merak se prapthi,dhe veç rrenat e plakut “non grata” dhe luga ne brez do ju ngeli
Përgjigjet e pyetjeve të KM E.Rama në Podcast janë të mira për Ata që e kuptojnë & jo për b..lëpirsit berishist që pyesin me tendencë-Për të nxirë çdo gjë si NON GRATA FATKEQSI KOMBËTARE 34 VJEPARE.!
Fakti që 25-30% e militantëve Berishist të pasuruar prej tij që nga 1992 me pasuri përrallore e kan ndarë mëndjen se do të votojnë për TË.
Problemi është për FORCAT GRI të cilat lëkunden si ANIA NË FURTUNË që nuk kan votuar kurrë,Të moshës së RE 18 vjeçare të këtij viti,Të Diasporës,etj.
Votimet e këtij viti,janë më të rëndësishme se kurrë.Pasi i hapet dera Shqipërisë për në BE e kërkuar nga 100 % e popullut që në 1990.!
Dhe kjo arrihet vetëm me PS & E.RAMËN,Pasi Sb është Non Grata & në ndjekje PENALE PËR KORRUPSION MADHOR,Minues i Demokracisë,Shpërfillës i Drejtësisë.!
Dje në GAZETËN DITA dolën pasurit përrallore të FAMILJES BERISHA,META,etj me miliarda €.të sekuestruara,por Asnjë TV,M & GAZET TJETËR BERISHISTE 99 % NUK FOLI E SHKROI PËR ATO! As një GAZETAR nuk e pyet Sb në konferencë shtypi se si u blenë 60 pasuri në Shqipëri dhe Europë nga dhëndrri e Goca e tij GITA.
Në mbrëmje në TV-t e Sb gumzhijnë GRENXAT SALISTE KUNDËR QEVERISË.!
A thua se Europa nuk i di këto.?
A thua se SPAK nuk i di këto ?
A thua se 90 % e popullit nuk di të lexoi e dëgjoi.?
Nëse nuk SEKUESTROHET pasuria e vjedhur mbi 500 mild.$ si do shtohen rrogat e pesionet.?
Vetëm një AntiShqipëtar kundër BE mundet të votoi KUALICIONIN E HAJDUTVE MADHËSHTOR.!!
FLM
skiptaret i dhane mesazh evropes te sheshi pardje. Evropa e djathte do ju deboje ne turqi.
Po o dekar, po. Evropi nuk quhet më Evropë tani, po Eurabia.
Edi Rama e Rilindja e tij ne pushtet nga 2013 se pari duhet te jape llogari per premtimet e pa realizuara ne kete 12 vjecar.
Vetem pasi te beje kete e ti kerkoje ndjese publike ketij populli per mashtrimet e vjetra mund te leshoje pastaj mashtrime te reja me shprese se do i ngjisin prap.
Rama eshte e vetmja mundesi per Shqiperine ne BE.E dum apo se dum nuk kemi zgjidhje tjeter.Sali bajraktari e zaptoi PD dhe nuk la alternative.Partite e reja uroj te hyjne ne Parlament dhe pas 4 vitesh mund te marrin pushtetin,pasi te kene provuar veten.PD per 4 vite iken si Berisha.