Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët kanë shpenzuar 14 mln euro gjatë 9 muajve për udhëtime jashtë vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqiptarët kanë shpenzuar 14 mln euro gjatë 9 muajve për udhëtime jashtë vendit
AktualitetEkonomi

Shqiptarët kanë shpenzuar 14 mln euro gjatë 9 muajve për udhëtime jashtë vendit

Published: November 2, 2022
Shpërndaje

Rritja e turizmit të shqiptarëve jashtë vendit këtë vit po sjell të ardhura më të larta edhe për kompanitë e sigurimeve.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për nëntë muajt e parë të këtij viti shqiptarët kanë shpenzuar 1.36 miliardë lekë ose 11.6 milionë euro për të siguruar mjetet e tyre për udhëtime jashtë vendit me produktin e detyrueshëm të Kartonit Jeshil. Krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar, primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me 41.3%.

Kartoni Jeshil apo Çertifikata Ndërkombëtare e Sigurimit Motorik mbulon të gjitha përgjegjësitë civile (dëmet materiale dhe shëndetësore), që mund të shkaktohen nga përdorimi i mjetit motorik jashtë vendit. Çdo drejtues i një mjeti me targa shqiptare duhet të pajiset detyrimisht me një policë sigurimi Karton Jeshil kur udhëton jashtë Shqipërisë.

- Publicitet -

Rritje me përmasa të ngjashme po shënon edhe një tjetër produkt i lidhur pothuajse ekskluzivisht me udhëtimet jashtë vendit, sigurimi i aksidenteve. Sipas statistikave të AMF, primet e shkruara bruto në këtë produkt arritën në 285 milionë lekë ose 2.4 milionë euro, në rritje me 38.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Polica e sigurimit nga aksidentet kërkohet përgjithësisht për udhëtimet në vendet e zonës Schengen.

Megjithëse nuk klasifikohet ligjërisht si i detyrueshëm, faktikisht ky është një ndër shumë produktet e sigurimit që shqiptarët janë të detyruar t’i blejnë, për shkak se janë pjesë e dokumentacionit të kërkuara nga autoritetet kufitare.

Po të mbledhim primet e Kartonit Jeshil dhe Sigurimit të Aksidenteve, mund të llogaritet se shqiptarët kanë shpenzuar rreth 15.6 milionë euro për sigurime të lidhura me udhëtime jashtë vendit gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti.

Të dhënat e INSAT treguan se për 9-mujorin 2022 u regjistruan gjithsej 4.39 milionë dalje të shtetasve shqiptarë jashtë kufijve të vendit. Numri i daljeve u rrit me 36.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e fortë e turizmit hyrës dhe dalës gjatë këtij viti është një ndër faktorët kryesorë që po mbështet rritjen e tregut të sigurimeve në vend. Sipas të dhënave të AMF-së, për 9-mujorin 2022 primet e shkruara bruto u rritën me 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nëse turizmi dalës ka rritur të ardhurat nga kartoni jeshil dhe sigurimi i aksidenteve, edhe turizmi hyrës ka dhënë efekte pozitive në produkte të veçanta, si polica e sigurimit kufitar të mjeteve apo sigurimi KASKO i mjeteve tokësore. Primet e shkruara bruto nga policat e sigurimit kufitar u rritën me 12.2% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa primet e shkruara bruto nga sigurimi KASKO u rritën me 15.5%. Në sigurimin KASKO, një rol të rëndësishëm luan biznesi i makinave me qira, edhe ky i lidhur ngushtë me turizmin hyrës.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 3, 2022 at 3:15 am

    Vetem lek droge e korrupsioni se nuk ka mundesi qe shqiptaret te kene kaq shume lek menjane te kursyera

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?