Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët “lamtumirë” Britanisë së Madhe: Ulje drastike në azil-kërkim, ja sa viza u aprovuan në 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqiptarët “lamtumirë” Britanisë së Madhe: Ulje drastike në azil-kërkim, ja sa viza u aprovuan në 2024
EkonomiLajmi i fundit

Shqiptarët “lamtumirë” Britanisë së Madhe: Ulje drastike në azil-kërkim, ja sa viza u aprovuan në 2024

Published: August 18, 2025
Shpërndaje

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në Eldoradon e Shqiptarëve për të emigruar.

Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi 200.000 shqiptarë shumica nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Të konsideruarit e Shqipërisë një vend i sigurt nga qeveria e Britanisë së Madhe në vitin 2023,  ka prodhuar efekte të forta dekurajuese të  emigrimin të shqiptarëve në këtë vend.

- Publicitet -

Këtë e tregojnë shifrat më të fundit të azil-kërkimit publikuar nga ministria e punëve të brendshme Home Office të cilave i referohet Top Channel.

Gjatë vitin 2024 totali azil kërkuesve shqiptarë ishte 3.698.

Nëse krahasojmë aplikimet e vitit 2024 me të tre viteve të mëparshme jemi përpara një rënie drastike, e sidomos me vitin 2022 kur u regjistrua numri më i madh i azil kërkimit prej shqiptarëve 17.340 aplikime pas mbërritjes së tyre me gomone.

Kjo tabelë sjell detaje sa është numri kërkesave për azil të miratuara apo refuzua shqiptarëve nga Home Office. Vetëm 3% ia dolën të jenë të suksesshëm.

2.112 kërkesa u refuzuan dhe vetëm 100  u pranuan. Në pritje të shqyrtimit të kërkesave janë 3,478 shqiptarë.

Në një kohë kur shifrat e azil kërkimit kanë pësuar rënie numri vizave turistike lëshuar për shtetasit shqiptarë nga Home Office, gjatë vitin 2024 tregojnë miratim vize në masën 68%.

28.554 ishte numri total i aplikimeve  për vizë gjatë 2024 nga qytetarët shqiptarë.

Prej tyre 20.192 e morën vizën ndërsa 9.271 iu refuzua.

Të dhënat e tjera zyrtare nga Ministria e Drejtësisë në Britaninë e Madhe tregojnë numrin e të huajve që vuajnë dënime në burgjet e atjeshme.

Aktualisht 1,193 është numri shqiptarëve në burgjet angleze duke i renditur ata si nacionalitetin e huaj me numrin më të madh të burgosurve në Angli dhe Uells pasur prej polakëve, rumunëve dhe lituanezëve.

Në vitin 2015 shqiptarët në burgjet angleze renditeshin në vend të gjashtë.

Një vit më pas në vend të pestë.

Në 2017 në vend të tretë.

Në 2018 në vend të dytë dhe prej 2019 mbajnë vendin e parë për numrin më të madh të huajve në burgjet angleze.

Aktualisht në burgjet angleze janë 20 shqiptarë të cilët vuajnë dënime për vrasje.

Koci Selamaj me origjinë nga Elbasani, i burgosur për  vrasje me 36 vite burg, është shqiptari me dënimin më të gjatë dhënë ndonjëherë nga një gjykatë angleze për një shtetas nga Shqipëria.

Mes të dënuarve me burg përjetë për vrasje, është edhe Eugert Merizaj nga Mallakstra  i cili po vuan 32 vite burg dhe ka deklaruar në daljet e tij live në TikTok, se ka aplikuar për tu transferuar e vijuar vuajtjen e dënimin në një burg-shqiptar.

Anëtari grupit Hellbanianz, Sabajet Shuti nga Kruma, është shqiptari më i fundit i dënuar disa javë më parë në  Angli për vrasje me 27 vite burg. / TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?