Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët vazhdojnë të largohen masivisht nga vendi: Dyfishohet numri i kërkesave për azil në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqiptarët vazhdojnë të largohen masivisht nga vendi: Dyfishohet numri i kërkesave për azil në BE
EkonomiKryesore

Shqiptarët vazhdojnë të largohen masivisht nga vendi: Dyfishohet numri i kërkesave për azil në BE

Published: July 25, 2022
Shpërndaje

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian ka vijuar të mbetet i lartë edhe në maj 2022, ndonëse me rënie në raport me muajt e fundit të 2021-t, ndërsa si pesë mujor është shumë më i lartë se e njëjta periudhë e 2021-it, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë..

Sipas të dhënave të Eurostat, në maj të këtij viti kishte gjithsej 920 kërkesa për azil (për herë të parë dhe riaplikime), pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat e të cilës nuk raportohen më që nga nëntori i vitit 2020. Ky është niveli më i lartë i aplikimeve që nga janari.

Për periudhën janar-maj u shënuan gjithsej 3,850 aplikime dhe riaplikime, me një rritje prej 108% në krahasim me 5 muajt e parë të vitit të kaluar, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.

- Publicitet -

Pas heqjes së kufizimeve për udhëtime, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar u shënuar një rritje e fortë e aplikimeve dhe raiaplikimeve, që kulmoi në nëntor, duke i tejkaluar dhe nivelet e para-pandemisë.

Franca vijon të mbetet shteti më i preferuar për azilantët shqiptarë, për shkak të lehtësive social që ai ofron. Gati dy mijë persona, apo 50% e totalit iu drejtuan Francës për herë të parë, apo riaplikuan në pesë muajt e parë të këtij viti. E dyta është Gjermania, me 22% të totalit të aplikimeve, Italia 9.2%, Greqia 10.2% dhe Belgjika 4%.

Bien aplikimet në BE

Në prill 2022, 54 145 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 66% më shumë krahasuar me prillin 2021 (32 570) dhe 28% më pak krahasuar me marsin 2022 (74 950), sipas Eurostat.

Rënia nga marsi në prill 2022 mund t’i atribuohet kryesisht uljes së aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 12 885 në mars në 1 510 në prill; -88%), numri i të cilëve ishte rritur në mars për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në prill 2022, kishte edhe 5 555 aplikantë për herë të dytë (persona që riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim për një kërkesë të mëparshme). Kjo ishte 2% në rritje krahasuar me prillin 2021 dhe një rënie prej 16% krahasuar me mars 2022.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Gjergji says:
    July 25, 2022 at 11:42 am

    Mosmirejohes qe nuk ju pelqen te jetojne ne mrekulline Rilindase.

    Reply
    • Vita says:
      July 25, 2022 at 11:50 am

      Jo, ne ikem sepse Kryesia e SPAK-ut qe do te hetonte Perbindeshin e Vicidolit, Doktor Sali Mortjen dhe hajdutin e Floroirt te Kerrabes, Ilir Cepanin, u la ne dore te Arben Llalles, komshiut te tyre ne Gjirin e Lalezit.

      Reply
    • K says:
      July 26, 2022 at 8:58 am

      Kush të mundet të largohet , se ai vend eshte i mallkuar deri në shperberjen e rruzullit. O pushtuesi, o diktatura, o korrupsioni, o hajdutët , o vrasesit, o metat, o berishet, o ramat, o diktatura ……dhe fillohet nga e para …

      Reply
  • Era says:
    July 25, 2022 at 12:01 pm

    Me keq per keta shqiptare qe nuk i njohin meritat e gjigandit.

    Reply
    • Lili says:
      July 25, 2022 at 9:15 pm

      Kur nuk mundesh me vote te lire me u shpreh , me kemb!

      Reply
  • intelektuali says:
    July 25, 2022 at 12:30 pm

    Po lumenjte me nafte qe Edvini i Kristaqit Killerit te Enverit, qe Edvini i Lindes se Sorosit zbuloi para do kohe ne Shqypni qe do ‘i bente shqyptaret si sulltane Arabie qe do te hanin me luge te arte?

    njashtu:

    SI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES?

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    July 25, 2022 at 12:31 pm

    Nuk eshte azili politik tregues per shperberjen e Shqiperise.Kete e ketkojne fukarejt e shumte.E keqja me e madhe per kete vend se intelektualet po kerkojne punesim anekend botes.Pse? Edhe ne Kosove jane dyfish pagat me te larta se ne Shqiperi.

    Reply
  • Dauti says:
    July 25, 2022 at 1:43 pm

    Intelektual qe nuk je. Ky ishte pseudonimi i Uran Kostrecit. Ti dallohesh nga menyra e te shkruarit. Je thjesht nje epigon!

    Reply
  • demo says:
    July 25, 2022 at 2:42 pm

    Karagjozi uran kostreci ka nje vit qe ka vdekur.Si qen i braktisur jetoi,si qen i braktisur vdiq.

    Reply
    • intelektuali says:
      July 26, 2022 at 6:52 am

      Demo fansi karagjoz i Josif Pashko, karagjoze imorale dhe vemje spiune te Enverit ishte familja Pashko ku Eleni nuk la djale te ri pa futur ne krevat nderkohe qe spiunonte burrin e vet prokuror gjakatar te Enveri, Gramozi ishte pjella e kesaj dashurie kontraverse komuniste qe jetoi dhe vdiq si qen dhe mashtrues enverist i braktisur nga te gjithe,

      URAN KOSTRECI SHKRIMTARI DHE POETI MODEST KA MBETUR GJALLE NE ZEMRAT E TE PERNDJEKURVE POLITIKE SI FAKIRI QE NUK MBAJTI KURRE MLLEF NDAJ XHELATEVE TE TIJ

      Ja cfare ka shkruar ai per vemjet si puna jote:

      “…Vemja enveriste zvarritet kudo, njësoj si ky që i ka të lëngëta të gjitha konceptet. Asnjë të plotë, asgjë karakteristike, veçse intuita si t’i ngjitet pushtetarit të radhës. Trim nuk është. Por as frikacak nuk është. Është dredharak. Nuk përballet asnjëherë me pasojat e veprimeve të veta. Ky është tipi mbizotërues sot në administratë dhe gjetkë, puthadori i perandorive dhe drejtorëve dhe ai që me të drejtë Koliqi e quante “tregtari i flamujve…”

      Urani ishte ndryshe. Sa pak kemi si Urani.

      Reply
  • Detari says:
    July 25, 2022 at 3:27 pm

    komb musliman dembela te gjithe mashtrojne evropen gjoja azil (kemi lufte?) per te shkuare ne BE dhe te kryejne vjedhje,vrasje,droge etj popull parazit

    Reply
    • Alex says:
      July 25, 2022 at 7:46 pm

      Nuk e di kush eshte dembel. Juve greket qe rrini neper buzuqe dhe ju mban BE me para . Apo shqiptaret qe shkojne dhe emigrojne ne kerkim te punes. Ti Detar je koqe.

      Reply
      • Gollovari greqise says:
        July 26, 2022 at 7:29 am

        Eshte koqe me certifikate, nuk ja ha dot hakun

        Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?