Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët me gomone drejt Britanisë/ VOA: Policia kufitare ka rritur kontrollet për të rinjtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqiptarët me gomone drejt Britanisë/ VOA: Policia kufitare ka rritur kontrollet për të rinjtë
AktualitetBote

Shqiptarët me gomone drejt Britanisë/ VOA: Policia kufitare ka rritur kontrollet për të rinjtë

Published: September 8, 2022
Shpërndaje

Në Shqipëri, Policia Kufitare thotë se po punon për në ndaluar kontrabandistët që dërgojnë të rinjtë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa autoritetet në këtë vend thonë se shifrat e emigrantëve që kalojnë ngushticën e La Manshit me varka të vogla është rritur ndjeshëm. Për shumë të rinj në Shqipëri, Britania e Madhe është një vend që iu jep mundësi për një jetë më të mirë.

Në Shqipëri policia kufitare ka rritur kontrollet për të parandaluar të rinjtë që largohen drejt Greqisë e më pas drejt Francës, me synimin përfundimtar të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike thonë se numri i emigrantëve shqiptarë që futen në vend me varka të vogëla është rritur. Ndërkohë policia shqiptare thotë se po punon që të ndalojë këtë fenomen.

- Publicitet -

Drejtori i Policisë Kufitare thotë se kontrabandistët përdorin çdo mundësi për të fituar sa më shumë, ndërsa komenton edhe një video të postuar në rrjetin social “Tik Tok”, ku duket një grup të rinjsh nga Shqipëria që kalojnë me gomone nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më tërheqëse dhe ka shumë arsye pse është tërheqëse për momentin. Shumica e kontrabandistëve po përpiqen të gjejnë pikën më të dobët të sistemit”, thotë zoti Saimir Boshnjaku, Drejtor i Policisë Kufitare.

Për njerëzit në Shqipëri, Britania e Madhe është një perspektivë tërheqëse. “Unë mendoj se ka mundësi më të mira atje sepse ne jemi një vend më i vogël. Është më mirë të shkosh atje dhe të jetosh”, thotë një i ri në Tiranë.

Britania e Madhe ka njoftuar plane për të përshpejtuar deportimin e azilkërkuesve shqiptarë, ndërsa autoritetet luftojnë rritjen e numrit të emigrantëve që kalojnë ngushticën e La Manshit me varka të vogla.

Numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e konsideron Shqipërinë një “vend të sigurt dhe me mirëqenie”.

Rreth 2,165 shqiptarë mbërritën në Britani nëpërmjet kësaj rruge në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me vetëm 23 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në përgjithësi, 12,747 njerëz hynë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla gjatë gjysmës së parë të vitit, më shumë se dyfishi i shifrës së një viti më parë./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?