Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët bëhen pesimistë për anëtarësimin në BE, 22% mendojnë se nuk do ndodhë kurrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shqiptarët bëhen pesimistë për anëtarësimin në BE, 22% mendojnë se nuk do ndodhë kurrë
KryesorePolitike

Shqiptarët bëhen pesimistë për anëtarësimin në BE, 22% mendojnë se nuk do ndodhë kurrë

Published: July 7, 2022
Shpërndaje

Shqiptarët i shtuan dozat e pesimizmit për anëtarësim ne BE sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2022. Gati gjysma të anketuarve rreth 42 % nuk presin që vendi të anëtarësohet para vitit 2030, ndërsa 22 % e tyre mendojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e Unionit.

Përqindja e shqiptarëve që mendojnë në këtë mënyrë u rrit me 6 pikë përqindje në raport me vitin e kaluar.

Ndërkohë përqindja e shqiptarëve që besonin që Shqipëria do të bëhet pjesë e BE më 2025 ra në 26% nga 39% që ishte në vitin e kaluar.

- Publicitet -

Barometri gjeti se 60% e qytetarëve në Rajon konsiderojnë se anëtarësimi do të sillte ndryshime pozitive. Në të njëjtën kohë, numri i personave që mendojnë se anëtarësimi do të ketë ndikim negative në Rajon është rritur gjithashtu me 3 pikë (11% nga 8%në vitin 2020), që është rezultati më i lartë i regjistruar për këtë kategori ndër vite.

Ndërkohë që gati një e katërta e qytetareve në Ballkan e konsiderojnë anëtarësimin në BE një gjë as të mirë as të keqe.

89% e të anketuarve e shqiptarëve, besojnë fuqishëm se anëtarësimi në BE do të përkthehet në zhvillim shumëdimensional.

Serbia sërish është e vetmja ekonomi, ku qytetarët mendojnë se, anëtarësimi në BE nuk shihet aq pozitivisht. Vetëm 38% e të anketuarve shohin përfitime në anëtarësimin e mundshëm të ekonomisë së tyre në BE.

Më tej 36% e të anketuarve në Serbi nuk pretenduan asnjë ndryshim domethënës në rast se ekonomia e tyre bëhet anëtare e BE-së.

Nga ana tjetër, 57% e të anketuarve në Mal të Zi dhe 56% e atyre në Maqedoninë e Veriut perceptojnë pranimin në BE si një zhvillim pozitiv, ndërsa 33% në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk kanë pritshmëri as pozitive dhe as negative.

Gjithashtu perceptimi negativ i marrëdhënieve rajonale u tkurr ndjeshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor (76%) panë një korrelacion pozitiv ndërmjet bashkëpunimit rajonal dhe situatës më të mirë politike, të sigurisë dhe ekonomike.

Përqindja e të anketuarve që u treguan skeptikë në lidhje me ndikimin pozitiv socio-ekonomik dhe politik të rajonit mbeti në nivele relativisht të ulëta, ku 18% pohojnë se nuk janë dakord që bashkëpunimi do të çonte në përmirësim..

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë më të interesuar për të studiuar dhe punuar në BE (përkatësisht 46%, 39% dhe 37%).

Shqipëria dallohet edhe për sa i përket besimit të banorëve të saj se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të përmirësojë standardet demokratike dhe ekonomisë të vendit.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • intelektuali says:
    July 7, 2022 at 7:18 am

    SHQYPNIA KA MBETUR PENG E ENVERIZMIT FANATIK NE DREJTIMIN E SHTETIT

    Edhe Rumania dhe Bullgaria kur u futen ne BE kishin te njejtat probleme ekonomike me korrupsionin qeveritar dhe drejtesine e kapur nga pushteti, por ne keto keto shtete fanatizmi i spiuneve te Causheskut dhe Zhivkovit pothuaj ishte zhdukur totalisht, nderkohe qe ne Shqypnine e Rilindjes Enveriste spiunet e Sigurimit te Enverit jane ne te gjitha qelizat e drejtimit te shtetit dhe akoma me keq si nje precedent i papare ne Bote, kryeministri shqyptar i zgjedhur me vota ne mandatin e trete e ka babane Killer Vrastar te Enverit si ne asnje vend tjeter ne Boten Demokratike, ky kryeminister rezili nuk ka kerkuar asnjehere falje per krimet e komunizmit dhe te Partise qe trashegoi nga Enveri, perkundrazi me deklaratat e tij agresive ysht fanatiket e diktatures kunder cdo njeriu apo institucioni qe e duan Shqypnine si vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore fati Drejtorit Tufa qe nga frika e lincimit emigroi ne Azil si edhe masakrimi i fjales se lire me ligje enveriste per shpifje dhe agjitacion-propagande si projekt ligji i Edi Rames do kohe me pare, vetem sa e largojne integrimin e vendit drejt BE dhe Botes Demokratike qe papushim pyet:

    KUR SHQYPTARET DO TE BEHEN SI POPUJT E TJERE TE BOTES DEMOKRATIKE?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  • Ahmetaj publikon emrin dhe pjesë nga një audiopërgjim i rëndë: Koncepti KAYO, skema e tjetërsimit masiv të pasurisë publike
  • “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
  • Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  • Shkëlqen në Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë

Komentet e Fundit

  1. Blerti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Papagalos on Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  5. Kaydence Hahn on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?