Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”
EkonomiLajmi i fundit

Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”

Published: November 18, 2024
Shpërndaje

Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalësua përsëri në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i kostos së punës për njësi është rritur me 2.2%, nga 7.8% që kishte qenë rritja në tremujorin e mëparshëm. Rritja e kostos së punës për njësi pati shënuar rritjen më të fortë në tremujorin e dytë 2023, me afërsisht 15%. Që nga ai moment, rritja ka ardhur duke u ngadalësuar.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i normave të rritjes lidhet me rritjen më të ngadaltë të pagës reale, kundrejt rritjes më të shpejtë të produktivitetit të punës. Sipas Bankës së Shqipërisë, paga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet në tremujorin e dytë, por me ritme më të ulëta se më parë. Rritja e pagave zbriti në 6.9%, nga 12.7% një tremujor më parë. Ky ngadalësim pasqyron një efekt të fortë statistikor bazë nga një vit më parë, kur rritja e pagës së sektorit privat ishte 15%. Por, ky efekt erdhi kryesisht nga rritja e pagës minimale në ekonomi.

Ndikimi nga rritja e pagës minimale është shuar në tremujorin e dytë të vitit aktual. Ngadalësimi i normave të rritjes nominale të pagave është pasqyruar edhe në rritjen reale të tyre. E rregulluar për efektin e inflacionit, rritja e pagës mesatare u ngadalësua në 4.8% në tremujorin e dytë 2024, nga 10% në tremujorin paraardhës.

- Publicitet -

Edhe rritja e kostove të tjera prodhuese ka vazhduar të ngadalësohet gjatë tremujorit të dytë të vitit. Rritja e indeksit të çmimeve të prodhimit (IÇP) ishte 1.7% nga 2.8% në tremujorin e parë. Presionet rënëse u përcaktuan kryesisht nga ngadalësimi i çmimeve të prodhimit për tregun vendas (2.3% nga 3.5%), ndërkohë që çmimet e prodhimit për eksport u ngadalësuan në mënyrë të moderuar (0.2% nga 0.5%).

Së fundi, indeksi i kushtimit në ndërtim (IKN) shënoi një rritje vjetore prej 2.5% në tremujorin e dytë ose 0.9 pikë përqindjeje më poshtë se sa në tremujorin paraardhës. Rritja më e ngadaltë e kostove të prodhimit, duke filluar nga kostot e punës, duket se po lehtëson presionet inflacioniste në ekonomi.

Në dy muajt e fundit, inflacioni ka qëndruar në nivelin 1.9%, më i ulëti në tre vitet e fundit. Por, inflacioni i brendshëm vazhdon të ketë kontributin dërrmues në normën e përgjithshme të inflacionit në Shqipëri.

Sipas Bankës së Shqipërisë, nga 2% që ishte inflacioni mesatar për tremujorin e dytë të këtij viti, 1.7 pikë përqindje (mbi 85% e inflacionit total) ishte kontributi i inflacionit të brendshëm. Megjithëse ekonomia e brendshme ngelet shtysa kryesore e presioneve inflacioniste në ekonomi, duket se në tremujorët e fundit këto presione janë ngadalësuar disi. Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj të ulë normën bazë të interesit për herë të dytë këtë vit, duke çuar atë në nivelin 2.75%.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dursakja says:
    November 24, 2024 at 5:01 pm

    Edhe pse paga nominale është rritur paga reale është më e vogël (kjo do të thotë se me këtë pagë sasia e produkteve që merr është më e vogël se më parë)
    Pra nuk kemi rritje mirëqënie po jemi gjithnjë në stanjacion ose më keq se më parë(kjo e dyta është më e mundshme sepse indeksimi është më i vogël se inflacioni). Të rrojnë partitë që janë kthyer në banda kriminale (vjedhësish).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?