Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët preferojnë pushimet jashtë vendit, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqiptarët preferojnë pushimet jashtë vendit, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
EkonomiLajmi i fundit

Shqiptarët preferojnë pushimet jashtë vendit, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor

Published: December 20, 2024
Shpërndaje

Teksa Shqipëria është bërë një destinacion tërheqës për të huajt duket se shqiptarët nga ana tjetër po preferojnë gjithmonë e më shumë të eksplorojnë destinacione jashtë kufijve.

Rritja e zbehtë e vizitorëve vendas në strukturat akomoduese gjatë tetorit me një shifër modeste prej më pak se 1 për qind është reflektim në fakt i një sjellje konstante të këtij viti ku daljet janë në rritje dyshifrore sidomos gjatë fillim vitit dhe pranverës. Paralelisht më këtë edhe rënia e net qëndrimeve tregon të njëjtën tendencë.

Konkretisht shifrat e fundit që i përkasin muajit tetor 2024 tregojnë se daljet e shtetsave shqiptarë ishin mbi 624 mijë me një rritje 12 për qind në raport me tetor 2023. Ndërkohë nga janari në tetor daljet regjistruan nivelin 6.6 milionë apo 14.7 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

- Publicitet -

Një sjellje e tillë nuk vjen rastësisht në kushtet kur numri i linjave me kosto të ulët ka ardhur në rritje në vend viteve të fundit teksa edhe destinacionet e fluturimeve kanë ardhur gjithashtu në rritje të vazhdueshme. Operimi me disa fluturime brenda ditës madje për disa destinacione e ka bërë atraktive udhëtimin gjatë fundjavave duke krijuar kështu fleksibilitet për ata që duan të shkëputen qoftë dhe për pak nga Shqipëria.

Daljet e vendasve shënuar rritje këtë vit edhe gjatë vetës nxitur kjo sidomos si një reagim ndaj një rritjeje të paarsyetuar çmimesh në disa rajone në vend, diçka që krijoi pakënaqësi dhe refuzim çka edhe pse u korrigjua shpejt nuk arriti të eliminonte efektin e braktisjes edhe nga vendasit.

Korriku dhe gushti janë muajt me numrin rekord të daljeve konkretisht 704 mijë dhe 901 mijë me një rritje prej 1.7 për qind dhe 9.2 për qind në raport me shtatorin dhe gushtin e vitit të kaluar. Destinacionet e zgjedhura kryesisht nga shqiptarët gjatë këtij viti të paktën gjatë verës ishin sidomos Greqia, Turqia por edhe destinacione të tjera si Italia.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • faktet jane fakte says:
    December 20, 2024 at 11:03 am

    Daljet e shqiptareve u rriten me 14% nga tetori! Keto jane si ato 10 milion qe futen ne Shqiperi e Rama i numeron te tere per turiste! As ata qe dalin as ata qe hyjne nuk jane per turizem por ardhje-ikje shqiptaresh qe vijne te shohin familjet e tyre ne Shqiperi e tu lejne nga nje dore Euro qe te perballojne jetesen me te shtrenjte se ne vendet ku ata punojne.

    Reply
  • Dursakja says:
    December 20, 2024 at 3:09 pm

    E vërtetë, shqiptarët dalin jashtë për t’u vizituar, për të bërë operacione, dhe kjo ndodh në Durrës Tiranë dhe Elbasan me shumicë, fëmijët e tyre me vite kanë të ardhura të konsiderueshme për të përballuar jetesën dhe për të ndihmuar prindërit në sistemin e huaj shëndetsor.
    Dhe le ta dijë kryeministri se refugjatët nuk i japin votë, sepse pensionistët i kanë lënë në mjerim dhe në kurriz të fëmijëve të tyre në emigrim, ndërsa këtu në Shqipëri fëmijët tanë edhe pse punojnë shumë i kanë të ardhurat të pamjaftueshme për veten e tyre.
    Ky është realiteti i zymtë dhe i pashpresë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?