Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grupet kriminale shtëpi bari në çdo cep të Skocisë, Daily Record: Vjedhin energji elektrike, dëmi miliona paund
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Grupet kriminale shtëpi bari në çdo cep të Skocisë, Daily Record: Vjedhin energji elektrike, dëmi miliona paund
Kronike

Grupet kriminale shtëpi bari në çdo cep të Skocisë, Daily Record: Vjedhin energji elektrike, dëmi miliona paund

Published: January 4, 2025
Shpërndaje

Grupet kriminale shqiptare pas Anglisë dhe Uellsit po e kanë shtrinë shumë shpejt biznesin kriminal të rritjes së kanabisit nëpër shtëpi apo magazina edhe në Skoci.

Gazeta më e madhe skoceze Daily Record këtë të shtunë faqen e parë ia ka dedikuar këtij fenomeni kriminal me protagonistë shqiptarët.

“Kompanive skoceze të shpërndarjes së energjisë elektrikë i është kërkuar të bashkëpunojnë me policinë në luftën me shtëpitë e barit, nga ku vidhet korrenti për të përdorur llampa të fuqishme për rritjen e kanabisit” thuhet në artikull.

- Publicitet -

Tashmë thotë Daily Record në çdo qytet të Skocisë kemi një prezencë të grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në ngritjen e fermave të kanabisit përmes të cilave janë duke fituar miliona stërlina.

Në artikull theksohet se në të gjithë Skocinë përpara gjykatave kanë dalë me dhjetra shqiptarë të përfshirë në rritjen e kanabisit, vlera të cilit në këto raste të çuara në gjykatë shkon në qindra milion paund.

Këtë shkrim kjo gazetë e ilustron me disa shembuj të shqiptarëve të kapur e dënuar në Skoci si organizatorë të ngritjes së shtëpive të barit.

Njëri prej tyre Ilir Kasa i cili përshkruhet në artikull si një prej bosëve të këtij biznesi kriminal. Ai është dënuar me 8 vite burg pasi u filmua nga policia duke vizituar dy ferma kanabisi në Gllasgow, ku policia gjeti 350 dhe 150 rrënjë kanabis gati për ti korrur prodhimin. Sipas përllogaritjes së policisë prodhimi bimëve të asgjësuara shkonte në 300.000 stërlina.

Arben Ketuka kishte marrë me qera një shtëpi ngjitur me atë ku banonte për ta kthyer në shtëpi bari. Atij iu kapën 200 bimë kanabis në dhomat e kësaj shtëpije prej të cilave mund të dilnin 15 kile kanabis me vlerë tregu 172 mijë stërlina. Ketuka pranoi akuzat për kultivim të drogës të klasit B dhe pritet ta marrë masën e dënimin javës tjetër.

Në qytetin Dundee shqiptarët Adiol Hila 37 vjeç dhe Indrit Saraci 27 vjeç kishin ndërtuar një fermë ku kishin mbjellë 3.000 rrënjë kanabisi.

Vlera e prodhimit të lëndës narkotike shkonte në 1.7 milion stërlina. Pasi pranuan akuzat në gjykatë Saraci u dënua me tre vite e 9 muaj burg ndërsa Hila 3 vite e katër muaj.

Sipas Daily Record ata kishin mbërritur ilegalisht në Angli me gomone për tu zhvendosur më pas në Skoci.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tjetër aksident: Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë
  • Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  2. demo on Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  3. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  4. demo on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  5. demo on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?