Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja për çfarë jemi të dytët në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ja për çfarë jemi të dytët në Europë
EkonomiLajmi i fundit

Ja për çfarë jemi të dytët në Europë

Published: July 17, 2024
Shpërndaje

Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Europë, Shqipëria kryeson në një tjetër tregues, atë të orëve të punës. Punonjësit vendas rrinë gjatë në punë, ndonëse shpërblimi që marrin në fund të muajit mund të mos jetë aq motivues për kohën e shpenzuar.

Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2023, orët mesatare javore të punës për të punësuarit me pagë ishin 43.7, pa ndryshim nga viti i mëparshëm, ndërsa orët mesatare javore të punës gjithsej në ekonomi ishin 42.

Me të dy këta tregues, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë, me punonjësit e kësaj të fundit që punojnë 44.2 orë në javë. Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2023 për të punësuarit ishte shumë më e ulët, në 36.1 orë në javë, nga 36.4 vitin e mëparshëm.

- Publicitet -

Edhe brenda BE-së ka shumë dallime. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (39.8 orë), Rumani (39.5), Poloni (39.3) dhe Bullgari (39.0). Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).

Në rajon përgjithësisht punohet më gjatë. Në Serbi punohet 41.7 orë në javë, në Maqedoninë e Veriut 39 (e dhëna e vitit 2020), në Mal të Zi 42.8 (e dhëna e vitit 2020), në Bosnjë-Hercegovinë 41.4.

Administrata punon 3.7 orë në javë më pak se të tjerët

Një ditë më parë, qeveria vendosi që të reduktojë orët e punës për administratën publike në oraret 9.30-15.30, duke e ulur me dy orë nga orari normal, për shkak të motit të nxehtë.

Edhe përpara këtij ndryshimi, ata që punojnë në administratë kishin orët më të shkurtra të punës në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, për punonjësit në aktivitetin ekonomik “Administrim publik, Shërbimet Sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera”, në vitin 2023 punuan 40 orë në javë, ose 3.7 orë më pak se mesatarja e të punësuarve të tjerë.

Nga të punësuarit me pagë në vend, orët më të gjata janë në prodhim (46.5) ndërtim (45.6). Me kohë të gjata punojnë dhe të punësuarit në tregti, bare e restorante, hotele, shërbime të biznesit e administrative, që mesatarisht shpenzojnë 45.1 orë në javë. Edhe në bujqësi puna zgjat 44.8 orë në javë.

Për krahasim, mesatarja europiane për punonjësit e shërbimit dhe të shitjeve është rreth 35 orë. Menaxherët në Europë kanë orare më të zgjatura, me mesatarisht 41.2 orë, duke u renditur të dytët që punojnë më shumë. Rekordin në Europë për punë me kohë të zgjatur e mban bujqësia, me 42.4 orë. Nivelin më të ulët e kanë profesionet elementare me rreth 32 orë në javë.

Gratë punojnë rreth 2 orë më pak në javë sesa burrat

Në Shqipëri, burrat punojnë mesatarisht 44.6 orë në javë, përkundrejt 42.7 orë të grave. Në prodhim, si burrat ashtu dhe gratë punojnë pothuajse me orare të njëjta të zgjatura, përkatësisht 46.5 dhe 46.4 orë.

Gratë që punojnë në administratë janë më të privilegjuarat, me 39.3 orë në javë, përkundrejt 40.9 orë të burrave, po në të njëjtën kategori. Në “Tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të biznesit dhe administrative”, gratë punojnë 43.6 orë në javë dhe burrat 46.2.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Rroft Luli says:
    July 17, 2024 at 7:17 am

    GJITHÇKA FALË KRYEHAJDUTIT TONË.

    Reply
  • PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare) says:
    July 17, 2024 at 9:28 am

    ADMINISTRATA qe ta kuptoni me mire e te jeni te qarte, eshte streha e fresket e veres se nxehte (dhe e ngrohte ne dimrin e ftohte) per shumicen e anetareve te partise sone ndaj dhe qeveria i ben ato favore duke i shkurtuar oret e punes qe te jete me e ngeshme e me eficente ne punen e saj.

    Reply
  • demo says:
    July 17, 2024 at 10:13 am

    Realisht Administrata rri nje mut ne pune,.
    8-10 ne kafe..10-12 ne zyre.Po i kape ne kete orar,mire,-pas ores 12 mos i kerko me,,se JANE ME SHERBIM.
    Si shume te ngarkuar qe jane,Shefi Fuqiplote Edi Rama ka vendosur sot me Ligj:Administrata te shkoje ne pune kur te doje dhe te hike nga puna kur te doje,.Ky vendim e ka Emrin: CTHURJE E SHTETIT.

    Reply
  • Humoristi says:
    July 17, 2024 at 10:20 am

    Krejt e vertete.Sulltanpiktori u ka deklaruar investitoreve te huaj,se me gjyshin i kane bere lanetv sindikatat!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?