Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital
EkonomiLajmi i fundit

Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital

Published: September 10, 2025
Shpërndaje

74.6% e banorëve që jetojnë në qytetet e Shqipërisë kanë aftësi për të kërkuar, gjykuar dhe organizuar informacionin dixhital (information and data literacy skills), përqindje që bie në 69.7% për ata që jetojnë në periferi dhe arrin në nivelin më të ulët, 62.2%, për banorët e zonave rurale.

Diferenca prej mbi 12 pikë përqindje mes qytetit dhe fshatit tregon qartë hendekun urban-rural në aksesin dhe përdorimin e teknologjisë.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, mesatarja e BE-së për individët me të paktën aftësi bazë për informacionin dhe të dhënat arrin në 85.4% në qytete, 80.4% në periferi dhe 77.6% në zona rurale. Në krahasim me nivelin e BE-së, vendi ynë ndodhet dukshëm nën mesataren në të treja kategoritë, ndërsa për vendet e rajonit nuk ka të dhëna.

- Publicitet -

Në vitin 2023, 85.4% e personave të moshës 16–74 vjeç që jetonin në qytetet e BE-së kishin të paktën aftësi bazë në përdorimin e informacionit dhe të dhënave. Ky nivel ishte pak më i ulët për ata që jetonin në qytete të vogla dhe periferi (80.4%) dhe në zona rurale (77.6%).

Të dhënat tregojnë se në 22 vende të BE-së, përqindjet më të larta të personave me të paktën aftësi bazë për informacion, kuptimin dhe përdorimin e të dhënave janë regjistruar në qytete. Megjithatë, në 4 vende, përqindjet më të larta janë regjistruar për ata që jetojnë në qytete të vogla dhe periferi – në Danimarkë (95.9% e popullsisë), Irlandë (94.4%), Qipro (90.4%) dhe Belgjikë (89.4%) – ndërsa në rastin e Maltës, përqindja më e lartë është regjistruar në zonat rurale (91.6%, me besueshmëri të ulët).

Ndër vendet e BE-së, Holanda ka regjistruar përqindjet më të larta të personave me të paktën aftësi bazë për informacion dhe lexim të të dhënave në të tre nivelet e urbanizimit: 97.7% e banorëve të qyteteve, 97.4% e atyre që jetojnë në qytete të vogla dhe 97.1% në zona rurale.

Përveç Holandës, Finlanda (97.7%) dhe Danimarka (95.8%) kanë regjistruar gjithashtu përqindjet më të larta të banorëve të qyteteve me të paktën aftësi bazë për informacion dhe lexim të të dhënave. Nivelet më të ulëta janë regjistruar në Gjermani (77.5%), Bullgari (78.0%) dhe Itali (78.2%).

Bullgaria (66.3%), Rumania (71.7%) dhe Gjermania (72.5%) regjistruan përqindjet më të ulëta të personave me të paktën aftësi bazë për informacion, lexim, kuptimin dhe përdorimin e të dhënave dixhitale, jo vetëm në qytete të vogla dhe periferi, por edhe në zonat rurale (përkatësisht 57.7%, 64.9% dhe 71.2%).

Treguesi “information and data literacy skills” është një nën-dimension i Digital Skills Indicator (DSI) që mat aftësitë e individëve për të kërkuar, gjykuar dhe organizuar informacionin dixhital. Ai vlerësohet përmes aktiviteteve konkrete në internet apo softëare, ku kryerja e një aktiviteti tregon aftësi bazë, ndërsa më shumë aktivitete tregojnë aftësi mbi bazë. Ky tregues është pjesë e politikave digjitale të BE-së dhe ndihmon në monitorimin e objektivave për rritjen e aftësive digjitale të qytetarëve deri në vitin 2025 dhe 2030.

GRAFIKU (KLIKO)

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?