Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shtëpi bari” në Shkodër, 16 të arrestuar, Policia del në konferencë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Shtëpi bari” në Shkodër, 16 të arrestuar, Policia del në konferencë
AktualitetKronike

“Shtëpi bari” në Shkodër, 16 të arrestuar, Policia del në konferencë

Published: October 13, 2022
Shpërndaje

Zbulohet ‘shtëpi bari’ në fshatin Bardhaj në Shkodër.

Në aksionin  e policisë të zhvilluar një ditë më parë ku u sekuestruan rreth 100 kg kanabis , janë arrestuar 16 persona.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka dalë me një deklaratë për shtyp ditën e sotme.

- Publicitet -

“Jam sot këtu për t’ju bërë me dije rezultatet e arrira në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, porodhimit dhe trafikimit të kanabisit.

Në kuadër të përmbushjes së një prej prioriteteve kryesore të punës, atij të luftës kundër kanabisit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrollit të panderprerë të territorit, si dhe mbështetur me inteligjencë informative, në bashkëpunim me FNSH Shkodër dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, prej një jave kanë zhvilluar një megaoperacion policor, të koduar “Qarku”.

Operacioni u zhvillua në katër faza. Faza e katërt e këtij operacioni, e koduar “Blerani”, është finalizuar mbrëmjen e djeshme, me goditjen e një grupi të mirorganizuar kriminal që merrej me kultivimin, prodhimin, përpunimin dhe paketimin e kanabisit për shitje.

Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar faza e katërt e megaoperacionit, e zhvilluar në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., 31 vjeç, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese, janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase: D. H., D. Ç., D. H., F. Gj., H. B., M. H., E. D., B. M., V. H. dhe F. B., nga Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja, të cilat në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë.

Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja D. H., 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

Z. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit:

E. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe P. GJ., 31 vjeç, si dhe shtetasja F. Gj., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. GJ.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Z. Gj. dhe A. Gj.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi P. Gj. grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, gjatë fazës së parë të këtij operacioni, në Shkodër, Malësi të Madhe dhe në Pukë u sekuestruan 83 kilogramë kanabis dhe u asgjësuan 101 bimë kanabis. Për këto raste u arrestuan në flagrancë katër shtetas, konkretisht L. C., E. T., A. S. dhe Z. D.

Gjatë fazës së dytë të megaoperacionit, u kap një shtetas i shpallur në kërkim, konkretisht shtetasi A. P., me rekorde kriminale, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Po gjatë kësaj faze u vu në pranga edhe shtetasi H. S., i cili qarkullonte me personin në kërkim.

Ndërsa gjatë fazës së tretë të operacionit, në Vaun e Dejës, janë sekestruar 22 kilogramë kanabis dhe janë vënë në pranga babë e bir, shtetasit M. N. e K. N., si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L.

Po gjatë megaoperacionit të shtrirë në harkun kohor njëjavor, si rezultat i kontrollit të territorit dhe verifikimit të koordinatave të nxjerra nga monitorimi ajror, janë gjetur dhe asgjësuar në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, 355 bimë kanabis, të kultivuara në miniparcela, në zona të pyllëzuara. Për këto raste vijon puna intensive, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Përgjatë katër fazave të megaoperacionit janë sekuestruar gjithsej 191 kilogranë kanabis, 456 bimë kanabis, janë arrestuar në flagrancë 24 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër është e vendosur që në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të luftojë me zero tolerancë, çdo veprimtari kriminale, në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Duke përfituar nga rasti, falënderoj qytetarët e qarkut Shkodër, të cilët kanë ndihmuar dhe bashkëpunuar me Policinë, për të goditur paligjshmërinë. I ftoj sërish qytetarët të jenë akoma më shumë në krahun e Policisë”, tha  Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale

Komentet e Fundit

  1. Zylfikar Pinduk on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?