Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shtëpi bari” në tunelin e ushtrisë, 70 punonjësit e OSHEE-së Krujë në protestë: Lironin dy kolegët, s’e kemi ne fajin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Shtëpi bari” në tunelin e ushtrisë, 70 punonjësit e OSHEE-së Krujë në protestë: Lironin dy kolegët, s’e kemi ne fajin!
Kronike

“Shtëpi bari” në tunelin e ushtrisë, 70 punonjësit e OSHEE-së Krujë në protestë: Lironin dy kolegët, s’e kemi ne fajin!

Published: March 17, 2023
Shpërndaje

Trafikantët e lëndëve narkotike janë edhe ‘inovatorë’ të teknikave të reja të aktivitetit të paligjshëm, për të qenë një hap para organeve ligjzbatuese. Deri edhe tek tunelet e vjetra të ushtrisë! Në zonën e mbrojtur mjedisore në Krastë të Krujës, është evidentuar një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Policia e Krujës, gjatë aksionit të koduar “Tuneli” dhe kontrollit, ka gjetur dhe sekuestruar 390 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Ambienti ishte përshtatur në ‘shtëpi bari’ dhe zbulimi u bë me informacione në rrugë operative.

Në pranga kanë rënë Haki, Rexhep dhe Arlind Selimi, anëtarë të së njëjtës familje, që i mohuan akuzat. Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Ervis Halili, elektricist, Oltjon Farruku, elektricist, për akuzën “shpërdorim i detyrës”. Gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe dy punonjës të tjerë të OSHEE-së; S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.

- Publicitet -

Por këto arrestime kanë nxitur bojkotimin e punës nga 70 punonjës të tjerë të OSHEE-së, duke deklaruar se janë të pafajshëm. Ata kanë vendosur të pezullojnë punën për një periudhë kohe pa afat, në shenjë proteste, duke i cilësuar ndalimet të padrejta.

Punonjësit e OSHEE të zonës thonë se u thirrën fillimisht nga ana e policisë për të gjetur lidhjen e energjisë elektrike të këtij tuneli. Nga OSHEE është konstatuar me vështirësi të madhe, pasi kishte mbi një kilometër kabull të shtrirë nën tokë, pranë një shtylle, e cila ishte shpuar ne bazamentin e saj e që vizualisht ishte e pamundur te identifikohej. Punonjësit e OSHEE kanë bërë kontroll të shtyllave në zonë dhe është konstatuar lidhja e jashtëligjshme, e cila furnizonte tunelin që shërbente si serë kanabisi. Por ata thonë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Edhe Migen Masha thotë se OSHEE ka qenë gjithnjë në bashkëpunim me policinë e shtetit. “OSHEE ka qenë gjithnjë me policinë e shtetit. Nuk sulmon dhe nuk zbulon autorët e vërtetë të shtëpive të barit. Përveç abonentëve që kanë nevojë, të sëmurë, që kanë fatkeqësi ne nuk do bashkëpunojmë më me policinë dhe nuk do ofrojmë më ndihmë”, iu shpreh ai. Si rrjedhojë, 8 punonjësit e OSHEE janë shoqëruar në polici ku janë marrë në pyetje për mënyrën sesi është bërë lidhja e tunelit, kurse 4 janë nën akuzë si të dyshuar. Punonjësit e OSHEE thonë se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë. Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjësinë dhe t’i ngarkojë barrën palës tjetër. Ata thonë se janë shoqëruar dhe arrestuar pa të drejtë ndërsa thonë se kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin. Prokuroria do i hetojë të dyshuarit për akuza “kultivimi i bimëve narkotike”, “vjedhja e energjisë elektrike”, “organizimi i lojërave të fatit” dhe “shpërdorimi i detyrës”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?