Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran
BoteLajmi i fundit

Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran

Published: June 20, 2025
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se presidenti amerikan, Donald Trump, do ta marrë një vendim brenda dy javëve të ardhshme nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen apo jo në luftën mes Izraelit dhe Iranit.

Duke e lexuar mesazhin Trumpit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve:

“Duke u bazuar në faktin se ka mundësi të konsiderueshme për bisedime që mund të ndodhin ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do ta marr vendimin tim nëse do të ndërhyj apo jo brenda dy javëve të ardhshme”.

- Publicitet -

Leavitt tha në një konferencë të rregullt për shtyp se Trumpi është i interesuar për një zgjidhje diplomatike me Iranin, por përparësia e tij kryesore është të garantojë që Irani të mos ketë mundësi të zhvillojë ndonjë armë bërthamore.

Ajo tha se marrëveshja do të duhej ta ndalonte pasurimin e uraniumit nga ana e Teheranit dhe t’i zhbënte aftësitë e Iranit për të prodhuar ndonjë armë bërthamore.

“Presidenti është gjithmonë i interesuar për zgjidhje diplomatike… ai është komandanti i paqes. Ai është presidenti i paqes përmes forcës. Dhe, nëse ka mundësi për diplomaci, presidenti gjithmonë do ta shfrytëzojë atë”, tha Leavitt. “Por, gjithashtu dua të shtoj se ai nuk ka frikë ta përdorë forcën”.

Leavitt nuk pranoi të thoshte nëse Trump do ta kërkonte autorizimin e Kongresit për ndonjë sulm ndaj Iranit.

Ajo tha se Uashingtoni mbetet i bindur se Irani nuk ka qenë kurrë më afër sigurimit të një arme bërthamore.

Izraeli i bombardoi ndërtesat bërthamore në Iran të enjten, ndërsa Irani lëshoi raketa dhe dronë drejt Izraelit pasi goditi një spital izraelit gjatë natës.

Lufta ajrore njëjavore mes dy vendeve armike të Lindjes së Mesme u përshkallëzua edhe të enjten dhe asnjëra palë nuk tregoi shenja frenimi.

Leavitt tha se Trump ishte njoftuar për operacionin izraelit të enjten dhe se Irani do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pranon t’i ndalojë përpjekjet për të zhvilluar armë bërthamore.

Irani po shqyrton mundësi më të gjera për t’iu përgjigjur sfidës më të madhe të sigurisë që nga revolucioni i vitit 1979.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    June 20, 2025 at 9:02 am

    Irani exportues i fundamentalizmit,i terrorit dhe rraketave islamike.I mungon berthamorja,qe qyteterimin perendimor ta shuaje

    Reply
  • Historjani modest says:
    June 20, 2025 at 9:17 am

    Ducja pret urdherin e Hitlerit!?

    Reply
  • begu says:
    June 20, 2025 at 1:17 pm

    Kesaj pune i thon ” kur u nxe Mahmuti u lag baruti “

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?