Konsulenti imobiliar, Orgest Beti, është shprehur se banesat nxirren në okazion kryesisht vetëm kur kanë një defekt.
Komentet Beti i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”, ku tha se qytetarët duhet të shohin edhe cilësinë e ndërtimit dhe jo vetëm çmimin.
Ai shtoi se shumë ndërtues kursejnë te materialet, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë dhe në përfundim nxjerrin ndërtime pa cilësi.
Sipas tij, në pallatet në Tiranë, të kesh sot dritare në tualet, është luks.
“Një pjesë e madhe e njerëzve, kur nisen të blejnë një apartament, shohin nëse ka okazion. Por nuk shohin cilësinë e ndërtimit, vendin e ndërtimit, etj.
Kursimi i ndërtuesve te materialet e ndërtimit, përkthehet në fund te cilësia. Kabujt e aspirimit janë me 3-5, varet nga ngarkesa që do të mbajë.
Pra nëse duhet të marrë një material me 7 lekë, ai merr një material me 4 lekë.
Pra okazion duhet të kuptojmë një sërë elementësh, jo vetëm çmimi.
Askush nuk e nxjerr përgjithësisht një banesë në okazion, nëse nuk ka një defekt, ose kur ka nevojë për likuiditet ndërtuesi, çka nuk e vëmë më re te ndërtuesit, pasi ata kanë 30 vite dhe kanë krijuar kapital për t’i mbyllur ndërtimet.
Të kesh sot dritare në tualet në pallatet në Tiranë, është luks”, tha Beti.
n.s. / dita

Profesor Memishaj
Profesor Tarifa
O Elita e Qiperise
Peticioniste te cquar
Me Tualeti, ose “haleja” qe i themi ne shqip, eshte “luks sit”, apo Luks?
Aldrin haleja
Ke ikë nga merseleja
Pse nuk bën një vizitë
Që të shtysh edhe ca ditë
Të fala satëme
Na mbyten edhe budallenjte edhe keshillat e tyre.
Okazion shofin të gjithë në Botë sot në këtë krizë, a ka mbet pa bukë që thot mos bleni okazion.
Mohimi i teorisë ilire sot është vazhdimsi e akademikve nga Beogradi që mori hovin pas viteve 1981 dhe u ngadalësua me fillimet e luftrave në ish RSFJ
Eshte e cuditeshme ky artikull ne ‘dita’.
Te besh te tilla deklarata per mendimin tim jane shume te rrezikeshme per koken sepse preken si bisneset dhe shteti per sigurine e jetes se banuesit.
Ky te jep idene se certificate e sigurise per banim eshte fallco.
Pra mos blini se hani koken.
Cmimi varuon ne baze te pozicionit ku ndodhet appartamenti sa per cilsi njesoj jane. Me keto qe flet del se askush ne Shqiperi nuk kontrollon per cilsine