Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shtëpitë e barit” në Britani, Ministria e Brendshme: 6 në 10 shqiptarë të kthyer, kultivues
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Shtëpitë e barit” në Britani, Ministria e Brendshme: 6 në 10 shqiptarë të kthyer, kultivues
AktualitetKronike

“Shtëpitë e barit” në Britani, Ministria e Brendshme: 6 në 10 shqiptarë të kthyer, kultivues

Published: September 13, 2022
Shpërndaje

Në çdo 10 shqiptarë që deportohen nga Britania e Madhe, 6 punojnë në të ashtuquajturat “shtëpi bari”, që merren me kultivimin e bimëve narkotike.

Statistikat u dhanë nga Ministra e Brendshme në Komisionin e Ligjeve ku po shqyrtohej marrëveshja e re me Britaninë e Madhe kundër emigracionit të paligjshëm.

“Janë 1500 të burgosur shtetas shqiptar në Britaninë e Madhe. Gjatë janar-gushtit 2022 janë kthyer në kuadër të bashkëpunimit 529 persona. 340 persona kultivim i bimëve narkotike”, deklaroi zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila.

- Publicitet -

“A e dini që rekrutohen fëmijë, 18 vjeçar apo djem të rinj 20 vjeçar vetëm që të shkojnë tek shtëpitë e barit dhe a e dini që fjala e parë në daljen përpara gjykatave angleze është që kam ardhur për të larë borxhin sepse bën 25 mijë euro rruga”, shtoi deputeti i PD-së, Dashnor Sula.

Britania në alarm për emigrantët shqiptarë, deputetët: Shqipëria vend në paqe, të deportohen në Ruandë
Këtë shqetësim nuk e pati vetëm opozita në sallë, por edhe vetë deputetët e mazhorancës, pyetjet e të cilëve duket se i bezdisën përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme.

“A ka informacione Ministria e Brendshme për ngritje të stukuarve kriminale në Shqipëri dhe në Britaninë e Madhe për trafikimin e paligjshëm? Ta përsëris?”, ishte pyetja e deputetit të PS-së, Denis Deliu. “Kemi ardhur për memorandumin e bashkëpunimit jo për statistika”, u përgjigj Mahila.

Në mungesë të dhënave, fjala i kaloi drejtorit të kufirit dhe migracionit në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku, i cili bëri përgjegjës edhe rrjetet sociale për shtimin e emigrimit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Ka pasur tendenca qoftë nëpërmjet rrjeteve sociale për të angazhuar grupet kriminale për të madhe një numër më të madh për të rritur fitimet e tyre. Ka një gjë tjetër, që rrjetet sociale nuk shprehen për goditjet që janë bërë”, ishin fjalët e Boshnjakut.

Ky është projektligji i tretë që Parlamenti i Shqipërisë miraton në kuadër të bashkëpunimit me Britaninë e Madhe kundër emigrimit të paligjshëm, fenomen i cili është bërë shqetësues sidomos gjatë muajve të verës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata
  • Procedohet Adrian Hila, policia çon në Prokurori dosjen për videot intime
  • Hetimet për çështjen KAYO, SPAK i sekuestron telefonin Ardi Veliut
  • AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?