Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtesat, ja çfarë pritet të ndryshojë në ligjin për arsimin parauniversitar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtesat, ja çfarë pritet të ndryshojë në ligjin për arsimin parauniversitar
AktualitetShoqëri

Shtesat, ja çfarë pritet të ndryshojë në ligjin për arsimin parauniversitar

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

 

Vijojnë diskutimet në lidhje me shtesat dhe ndryshimet që do të pësojë ligji për Sistemin Arsimor Parauniversitar në vend.

Ndryshime këto që kanë të bëjnë me uljen e moshës së regjistrimit për fëmijët që do të ndjekin klasën e parë, transformimin e shkollave të arsimit special në qendra burimore, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së nxënësve nga individë që mund të përbëjnë rrezik për ta, ngritjen e strukturave të posaçme në çdo zyrë vendore të arsimit parauniversitar për mësuesit ndihmës, etj.

- Publicitet -

 

Shtesat e propozuara:

Transformimi i shkollave të arsimit special në qendra burimore, sipas modeleve më të mira të rajonit dhe BE-së, për më shumë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe.

Moslejimi i punësimit në shkolla të personave të dënuar për vepra penale ndaj të miturve, ndaj institucioneve arsimore, që cënojnë figurën e mësuesit, si dhe ata që janë pjesë e regjistrit kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, pavarësisht rehabilitimit të tyre.

E drejta e regjistrimit në klasë të parë për fëmijët që mbushin moshën 6 vjeç deri më datën 31 dhjetor të atij viti, me kërkesë të prindërve.

Dhënia e statusit të veçantë për shkollat e arsimit të orientuar, si dhe arsimimi dhe promovimi i talenteve në arsimin bazë, jo vetëm në shkollat e orientuara, por edhe në shkollat normale përmes klasave të orientuara.

Ngritja e një strukture në çdo ZVA për mësuesit në dispozicion, të cilët do t’u vijnë në ndihmë shkollave për nevojat e tyre kur ka mungesa të mësuesve. Duke qenë se për procedura për zëvendësimin afatshkurtër të mësuesve merr kohë dhe nxënësit mbeten një ditë, dy ditë apo tre ditë pa mësim. Për ta shmangur këtë problematikë është menduar që në çdo ZVA të krijohet një strukturë të mësuesve në dispozicion që do të jenë atje me kontratë një vjeçare me zyrën arsimore dhe në çdo moment që ka nevojë në një shkollë të caktuar, kjo nevojë të plotësohet menjëherë dhe nxënësit të mos mbeten asnjë orë me ndërprerje të mësimit.

Përcaktimi i qartë i përgjegjësive për monitorimin, vlerësimin dhe inspektimin e institucioneve arsimore.

Rregullimi ligjor i institucioneve plotësuese private që ofrojnë shërbime për nxënësit pas orarit mësimor.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?