Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtetet arabe paralajmërojnë kundër ripushtimit të Gazës nga Izraeli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtetet arabe paralajmërojnë kundër ripushtimit të Gazës nga Izraeli
AktualitetBote

Shtetet arabe paralajmërojnë kundër ripushtimit të Gazës nga Izraeli

Published: January 10, 2024
Shpërndaje

Egjipti dhe Jordania kanë paralajmëruar kundër çdo ripushtimi izraelit të Rripit të Gazës dhe kanë bërë thirrje që banorët e zhvendosur të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. Këto thirrje u bën gjatë takimit të udhëheqësve të këtyre dy shteteve me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, më 10 janar.

Përderisa Izraeli po vazhdon fushatën e tij ushtarake, që ka paralajmëruar se do të zgjasë për muaj të tërë, Abbas, mbret i Jordanisë, Abdullah, dhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, po ashtu përsëritën qëndrimin se refuzojnë planet për të zhvendosur palestinezët nga tokat e tyre.

Egjipti ka thënë se një rrezik i tij është rritur që kur ka nisur lufta midis Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pasi shumica e banorëve të Gazës janë zhvendosur në jug, pranë kufirit me Egjiptin.

- Publicitet -

Jordania ka shprehur shqetësim për rritjen e paqëndrueshmërisë dhe për sulmet ndaj palestinezëve nga kolonët hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli. Jordania ndan një kufi me këtë territor. Komuniteti ndërkombëtar duhet të paraqesë “një qëndrim vendimtar” për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, u tha në deklaratën e lëshuar nga zyra e al-Sisit.

Të tre udhëheqësit konfirmuan se “kundërshtojmë çdo përpjekje për ripushtimin e pjesëve të Gazës dhe duhet që njerëzit të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre”, u tha në njoftim.

Egjipti dhe Katari ndarazi po tentojnë të ndërmjetësojnë një armëpushim të ri mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë dhe të sigurojnë lirimin e pengjeve izraelite që Hamasi i mori gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit.

Gjatë sulmit, radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe marrë peng 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore, tokësore dhe detare që kanë lënë të vdekur mbi 23.000 palestinezë në Rripin e Gazës.

Më herët gjatë këtij muaji, ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se pas përfundimit të luftës në Gazë, Izraeli rezervon lirinë që të operojë me ushtrinë e tij në enklavë, por mohoi se do të rikthen kolonët izraelitë, që u tërhoqën më 2005.

Izraeli e ka pushtuar Gazën në luftën gjashtëditore të vitit 1967 dhe është tërhequr nga ky territor më 2005. Dy vjet më vonë, Hamasi e ka marrë kontrollin e këtij territori, shkruan REL.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende: Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën
  • GJKKO urdhëron fillimin e hetimeve në Rrjoll, pas kallëzimit të banorëve
  • Ja kush komandohet në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit
  • “Na kanë bërë shumë gjëra, o shpirt…” Zbulohen mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit: “Të gjithë ne do përfundojmë shumë keq, shpirt…”
  • Sa kushton ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit? Modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 milionë euro!

Komentet e Fundit

  1. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  2. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  3. demo on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  4. Felicity Warren on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. KorQari on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?