Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shteti alla-Roni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shteti alla-Roni
Kryesoreopinion

Shteti alla-Roni

Published: September 8, 2026
Shpërndaje

Nga Irena Beqiraj

Audio përgjimi që dëgjuam dje, tregoi se korrupsioni i zakonshëm administrativ që thyen rregullat është tejkaluar, në shtetin aktual shqiptar, rregullat i rishkruan Roni.

Audio përgjimi tregoi se ne operojmë në ‘Shtetin e Ronit’ ku menaxhimi i pronës publike riorganizohet në mënyrë të tillë që shfrytëzimi i saj të kanalizohet vetëm në duar e Ronit edhe sojit të tij , duke anashkaluar rregullat e transparencës edhe llogaridhënies.

- Publicitet -

Audio përgjimi i djeshëm ishte prova më e pastër sesi ligji përdoret si instrument nxitës i njëanshëm për transferimin e parave pa procedura garuese, pa transparencë, e pa llogaridhënie, nga buxheti tek Roni, i cili haptazi thotë se është i panginjur edhe dëshiron të bëj më shumë para .

Në ‘shtetin e Ronin’ i cili ka filluar të ngrihet që më 2018 shtrembërimi i procedurave të prokurimit kryhet lehtësisht me anë të ndërmarrjeve shtetërore (NSH) të cilat përdoren si instrument për legjitimimin e korrupsionit. ‘Modeli Kayo’ edhe rrjeti i kompanive të krijuara nën të, nuk është gjë tjetër veçse një variant më i përsosur i vjedhjes që filloi po me Ronin në 2018 me krijimin e AIR Albanias, sot të falimentuar.

Modeli Kayo që po replikohet tek një tjetër kompani tregtare e cila do të zotërojë milionat që menaxhonte AKSHI, apo tek kompania e barnave, janë shembuj ekselent të përdorimit të ndërmarrjeve shtetërore si tuba për të transferuar prona dhe para publike pa procedurë, pa tendera e pa garë, pa kontroll, nën kujdesin e Ramës tek soji i Ronit të cilët e shuajnë etjen për para tek buxheti i shtetit më të varfër në Europë .

Në shtetin e Ronin, Roni qeveris, Rama administron, korrupsioni legjitimon, presioni blen heshtjen. Sa më shumë konsolidohet kjo mënyrë qeverisjeje aq më shumë dëmet janë të pakthyeshme. Besa, Pasqyrat, e Prania Besnike janë thjesht manovra për të maskuar dhimbjet e degradimit .

Për dhëmbët me faceta të Ronit, shteti lipset ti dorëzohet arrë e qëruar. Për këtë nevojitet Ermal Nufi i cili ka ambicie që nga zëvendës sekretar në Kryeministri të bëhet ministër. Ermali e di mirë që Rama promovon vetëm ata që qërojnë dardha, kumbulla, e arra për të edhe për Ronin, ndaj për të kënaqur ambicien nuk heziton të shërbejë duke bërë skeletet e nevojshme në dollap.

Por as ai i vetëm nuk mjafton. Që shteti të drejtohet si kompani private e Ronit me administrator Kryeministrin, duhen që në Kuvend partia socialiste të çojë mercenarë, të gatshëm të certifikojnë çdo ditë ligjet që i shërbejnë vetëm Ronit. Ndaj me kujdes zgjidhen njerëz, që nevoja, ambicia, a ligësia i ka zhveshur nga skrupujt, edhe janë të gatshëm ti ofrojnë opinionin publik kornizën ideologjike që justifikon përdorimin e institucioneve shtetërore për t’i shërbyer interesave të ngushta të Ronit .

Por që Roni jo vetëm të pasurohet, por të duket i zoti edhe i mençur nuk mjafton Taulanti, Ulsiu, Zeqineja , Sara, Zamira, apo edhe Bajram Bega, nevojitet edhe përfshirja e avokatëve, ekspertëve që hartojnë legjislacione ose transaksione që favorizojnë transferimin e burimeve publike në duar e Ronit .

Me pjesëmarrjen aktive të një armate shpirtshitur, shqiptarët e gjejnë veten duke jetuar në një shtet që duket si demokraci në letër, por në realitet funksionon si kartel.

Ky është shteti i Ronit që administrohet nga Kryeministri!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    September 8, 2026 at 8:32 pm

    Deri tani po perdoren fisheke manover nga te dy palet.

    Reply
  • demo says:
    September 9, 2026 at 2:25 am

    Dua te degjoj qendrimin e Diplomatit Ushtarak Hajro Limaj per kete Skandal te permasave Nderkombetare.

    Reply
  • Kokpalari i bulevardit says:
    September 9, 2026 at 1:17 pm

    A ke pasQirë? Jo!
    A ke besë? Jo!
    Po prania besnike ça osht? Lesh me qime!
    E po hajde të punoç në kërministri se ti qënke adap për kto punë.

    Reply
  • !!? says:
    September 9, 2026 at 2:56 pm

    Moj Irena. si pjes e kartelit shtet të kusarokratit kombçfarosës, armikut më të përbetuar , më të rrezikshëm dhe më të sofistikuar në histori i shqipëtarëve dhe Shqipëris, Edi Rama, ke harruar mburojën që e bën kartelin shtet të paprekshëm, mburojën Brahove të SPAK dhe të gjithë institucioneve të drejtësis, mos harro armatën e Brahove me uniformë të 15 000 policëve që

    duke dhunuar protestuesit që tërhiqen zvarr sikur të mos jenë djemë e vajza, burra e gra me dinjitet por si insekte që mund të shtypen me këmbë, policëve që kanë në fytyrën e tyre dhe sjelljen barbare urrejtjen e njëjtë të Edi Ramës për shqipëtarët, policë që po pregatiten me sjelljen kriminale ndaj protestuesve të bëhen njëlloj si Arkanët e Milosheviçit ndaj shqipëtarët e Kosovës dikur.

    për shtypjen së shpejti me gjak protestën e shqipëtarëve që është e pashmangshme duke parë kokfortësinë e Edi Ramës që të mos tërhiqet fare nga kusaria qeverisëse, përkundrazi ai dhe banda e tij po bëhen më agresiv duke garabitur me KAJOT e tij dhe Ronët, Kastratët …….çdo gjë që mund ti grabitet shqipëtarëve dhe Shqipëris.. dhe duke parë hajdutokratin tjetër Sali Berishën që po pretendon haptazi të bëhet përsëri si dikur kusar kryeministër i Shqipëris .

    Mjer shqipëtarët që me ton vajtues dhe lutës brrasin më kot për mbi 100 ditë “Rama jepe dorheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg” dhe do të vazhdojnë edhe 1000 ditë të tjera me këto lutje shterp ai i qetë, i pa friksuar, vetëm me çmimin e karburantëve vjeth haptazi disa miljon euro në ditë, po projekton i pa tundur tu shes të huajve çdo gur të Shqipëris……..

    O njerëz, më del duke pyetur pensionistët e tjerë që çdo pensionist mer të paktën 5000,0 lekë ilaçe në muaj, her 20% TVSH del që kusari Edi Rama që nxjer lotë krokodili për pensionistët

    u grabit çdo muaj me TVSH 1000,0 L të rinjë në muaj , her 700 000 oensionist , del 700 000 000,0L të rinjë, tmeeeeeerrrrrrrr………. 700 miljon janë një grabitje e llahtarshme e pensionistëve të shkretë për thesin e kusarit përbindësh Edi Rama. kur

    në Italin fqinje jo vetëm TVSH 20 % për ilaçet nuk ka por as çmime të nivelit të kusaris si në Shqipëri por ………o njerz, o pensionistë të mjerë që Edi Rama u ka hedhur trutë e gomarit,……. ilaçet janë falas. Po ti vij keq për pensionistët të paktën pse nuk heq TVSH e kusaris 20% për ilaçet e pensionistëve?

    Po sikur qy Arben Ahmetaj i anatemuar të vij në Shqipëri dhe të ngarkohet me drejtimin e SPAK vetëm një muaj, jo më tepër dhe të ushtroj të gjitha funksionet që ligji i jep një prokurori për të luftuar krimin në sferat e larta të hajdutokracis së llahtershme që deri tani vetëm është mbrojtur nga Brahot duke u bër më agresive. Ai pa qën prokuror ka bër hetime që asnjë prokuror nuk ka arritur ti bëj jo se nuk mundin por nuk duan se janë pjes e qelbur e kartelit shtet të Edi Ramës se

    po të ishte vërtet SPAK-u SPAK shqipëtarët dhe Shqipëria do të kishte shpëtuar me kohë nga dy individë flliqësira të poshtra antishqipëtare, nga dy kusarët Edi Rama dhe Sali Berisha duke shpërbër edhe bandat e zagarëve që u vijnë pas dhe do të kishim shpëtuar nga pushtimi më barbar që po përjeton populli dhe vëndi në të gjithë historin e tij.

    Mendoj që protestuesit nuk duhet të rrethojnë fare studjon private të Edi Ramës , ish kryeministria, por, ju lutem ,
    të rrethojnë nonstop SPAK dhe të mos i lejojnë Brahot e SPAK të dalin pa firmosur arrestimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës që të shpëtojnë shqipëtarët dhe Shqipëria ose të dalin nga zyrat dhe të mos lejohen të futen më nëqoftë se nuk do të fillojn urgjentisht hetuesin ndaj këtyre kriminelëve të llahtarshëm, madje të denoncohen Brahot si bashkpuntor të ngushtë të kriminelëve hajdutokratë, si mbrojtës aktivë të tyre.

    Reply
  • c says:
    September 10, 2026 at 12:54 am

    Lexova me interes deri ne detaje dy artikujt per Ron Yefet-in dhe rrëfimet e Arben Ahmetit dhe kam keto konkluzione;
    1…Ose FBI,CIA,MOSSADI etj qënkan te paaftë qe nën musteqet e tyre ka kaluar Miu i Surrelit…
    2…Ose keto sherbime inteligjente janë pjese e kësaj “dirty job”….
    3…Ose te mendojme pa deshiren tone se dajaku i Goldiktatorit te Argjirokastrës
    ka qene jo vetëm i nevojshëm por dhe i domosdoshëm.
    Kam lexuar dikur skandalin IRAN-GATE (Iran–Contra affair) midis Amerikes,Izraelit,Iranit,Nikaraguas etj ne kohen e Ronald Reganit dhe punet e pista qe u bene atehere ishin një miljon here më të rënda se përrallat e 2A-së…Nuk mendoj se Miu i Surrelit eshte burre i mire por nje “gjeneral i kapur rob” qe e levizin me telekomande qarqe apo sekte antishqiptare ne ato vende qe ne gabimisht i quajme vende miq (per fiq)

    Reply
  • !!? says:
    September 10, 2026 at 3:30 pm

    Rregjistrimi i bisedës nuk është bër as nga Arben Ahmetaj , as nga ndonjë diletant, as nga ndonjë që do të përfitoj para duke shitur rregjistrimin por është bër nga specialistë të mirfillt të shërbimeve inteligjente që ndjekin trafikantët e armëve, ndoshta jo Ronin e Ramës por Sergejët e Ukrainës që marin armatime nga perëndimi dhe i shesin në vëndet ku kemi konflikte duke fituar qindra miljonë.

    Vetëm pseudo lufta në Afganistan u ka kushtuar taksapaguesve amerikanë 94 miljarrd dollar që u ndan edhe nëpërmjet trafikimit të armëve dhe municjonëve nga çakenjtë politikanë dhe ushtarak që stisën këtë pseudo luftë ku psh me KAJO – n e Sali Berishës, MEKO dhe kompanin koperturë të adoleshentit Diverol në SHBA u vunë në lëvizje miljonat nga këto 94 miljarrdë, miljona që kanë çimentuar miqsin e Sali Berishës dhe ministrit të tij të mbrojtjes Fatmir Mediu me personalitete politikanë dhe ushtarak amerikan që do të ndihmojnë të ringjallin deri në fund kërmën politike të hajdutokratit kombçfarosës Sali Berisha, subjekt i padënuar i një sër krimesh, njëri më i llahtarshëm se tjetri.

    Problemi është se cili shërbim inteligjent ka realizuar rregjistrimin, CIA, shërbimi inteligjent Ukrainas që ndjek Sergejët trafikantë apo ndonjë shërbim i ndonjë vëndi tjetër dhe pse i është dhën Arben Ahmetajt për tu shpërndar në medja duke zbuluar aferat e kusaris shumë miljonshe së hajdutokratit Edi Rama që mashtron edhe …….o perëndi sa i pa përgjegjshëm ky gënjeshtar bastard……..me prodhimin e makinave ushtarake, armëve…… madje edhe dronëve në Shqipërin me parimin që

    Të kishim mjell edhe sheqer mamaja do tu bënte një hallvë vetëm nuk kemi vaj se kusi do të gjejmë në mëhallë.

    Ku janë fabrikat, tornot, ku janë inxhinjerët, specialistët, lënda e parë apo do ti prodhoj injoranti Ardi Veliu me një tufë injorantësh siai të punësuar në KAJO?

    Kaq busdallenjë i quan ai shqipëtarët sa i gënjen me djegsa mbeturinash që nuk ekzistojnë fare, me tenqet e ndryshkura Tigra nga Bagladeshi që mezi qëndrojn mbi ujë,me industri ushtarake pa asnjë torno , asnjë specialist asnjë lloj lënde të parë!!!!!…..?????……… O shqipëtar, zgjohuni se po ju mashtrojnë haptazi vetëm për tu vjedhur miljonat e taksave edhe me pseudoindustrin ushtarake që nuk ekziston as që ka për të ekzistuar sepse

    ne as armët e para dy mijë vjetëve shigjetën, shtizën, shpatën …….nuk i prodhojmë dot, mund të prodhojmë vetëm armën e para 5000 vjetësh hurin dhe çomangen ….madje edhe për këto “armë”, me djegjen masive të pyjeve për të krijuar hapsira për investimet strategjike të kusarëve bashkpunëtor të Edi Rmës, nuk do të ketë lënd të parë kështu që

    ushtria e gjeneralëve të Edi Ramës do ti ngelet të jap kontribut në një luftë të mundshme në kuadrin e NATO vetëm me armën prehistorike, gurin me të cilën stërgjyshi i Ronit, Davidi vrau armikun e tij Goliatin uke sjell ndoshta fitoren e parë në histori të popullit ebre.
    “

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?