Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shteti dhe hajdutët “e ndershëm”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shteti dhe hajdutët “e ndershëm”
AnalizaKomunitetKryesoreopinion

Shteti dhe hajdutët “e ndershëm”

Published: October 30, 2022
Shpërndaje

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

 

“Është e vështirë por jo e pamundur të bësh biznes të ndershëm. Nga ana tjetër, ekziston një e vërtetë e madhe se ndershmëria nuk përputhet me shtimin e pamasë të pasurisë” Mahatma Gandi

Me gjithë njohuritë modeste që kam në fushën e ekonomisë, dy lajme të njoftuara nga media e shkruar kohët e fundit më lanë një shije të hidhur. Sipas tyre, nga KLSH-ja (Kontrolli i Lartë i Shtetit) ishte konstatuar se gjatë vitit 2021 qeveria shqiptare nuk kishte arritur të mblidhte shumicën e tatimeve që bizneset i detyrohen shtetit shqiptar. Madje, me gjithë “përpjekjet” e bëra prej saj për t’i mbledhur me forcë tatimet e prapambetura në një shumë prej 570 milion euro, ka arritur të mbledhë vetëm 39 milion, ose 7 për qind të detyrimeve.

Sipas raportit të KLSH-së, një pjesë e mirë e këtyre detyrimeve konsiderohen si të pambledhshme për shkak të falimentimit të bizneseve. Është e kuptueshme dhe e pranueshme që në ekonominë e tregut, për shkak të konkurrencës, por edhe të ndikimit të rrethanave të ndryshme, disa biznese falimentojnë. Mirëpo, numri i bizneseve që kanë shpallur falimentimin është jashtëzakonisht i madh.

Edhe përvoja e vendeve perëndimore ka treguar se ka pasur dhe ka falimentime të arsyeshme, domethënë të imponuara nga tregu dhe rrethanat e tjera, ashtu siç ka pasur dhe ka me mijëra “falimentime” të rreme, që përdoret si metodë për t’iu shmangur detyrimeve për pagimin e taksave dhe tatimeve e, madje, edhe për t’iu shmangur pagesave të fuqisë punëtore që ka kontribuar në mbajtjen dhe zhvillimin e  biznesit. Rastet e fundit nuk janë gjë tjetër veçse  metoda “të ligjshme” të vjedhjes, pasi shmangia “me marifet” dhe duke përdorur procedurat e parashikuara në ligj, megjithëse gjendjet reale të biznesit nuk e imponojnë falimentimin, kanë si pasojë vjedhjen e qytetarëve në përgjithësi duke mos derdhur në buxhetin e shtetit detyrimet ligjore, apo vjedhjen individuale duke shpallur falimentimin dhe, rrjedhimisht, “pamundësinë” e dhënies së pagave apo siguracioneve punëtorëve dhe nëpunësve të kompanisë.

Me të drejtë, komediani amerikan i shekullit të 20-të, Xhoi Adams (Joey Adams) thoshte se: “Falimentimi është një procedurë ligjore, në të cilën ju i fusni paratë në xhepat e pantallonave tuaja, ndërsa kreditorëve iu dorëzoni pallton tuaj me xhepa të zbrazët”.

Siç e kam pohuar edhe disa herë më parë, bindja ime është se, si tek ne ashtu edhe në Perëndim, qeverisjet zgjidhen nga shumica dhe i shërbejnë, kryesisht, pakicës. Qytetarëve të thjeshtë, njerëzve të zakonshëm nuk iu falet as “qimja”. Punëtori apo zyrtari i zakonshëm i paguan një më një të gjitha taksat dhe detyrimet e tjera ligjore, ndërsa sipërmarrësit dhe bizneset përdorin shumë marifete për t’iu shmangur pagesës së detyrimeve ndaj shtetit.

Bizneset që kanë si aktivitet ushtrimin e zanateve të thjeshta, por fitimprurëse, si hidraulikë, bojaxhi, elektricistë, rinovues shtëpish etj.etj. thuajse nuk kontrollohen fare dhe paguajnë aq taksa sa duan ata dhe jo sa i detyron ligji. Ndërsa bizneset e mesme e të mëdha gjejnë lloj-lloj mjetesh e metodash për t’iu shmangur pagesës së plotë të taksave dhe, kur këto nuk iu mjaftojnë, shpallin falimentimin.

Legjislacionet e mjaft vendeve, duke favorizuar hapur biznesin, pra të pasurit, janë bërë të tilla që iu mundësojnë “të falimentuarve” që, pak kohë mbas shpalljes së falimentit, të rinisin një biznes tjetër. Në kohën kur filloi kriza ekonomike në SHBA dhe Evropë, në vitet 2006-2008, qindra biznese shpallën falimentimet e rreme dhe pas pak kohësh rihynë në biznes. Pse i bënë këto? Përveç se duke vepruar kështu, shmangën miliona detyrime kundrejt buxhetit të shtetit, kur filluan biznesin “e ri” iu ofruan punëtorëve paga më të ulëta pasi iu dukej se i kishin paguar “tepër”.

Sikur ligjvënësit, që gjatë fushatave elektorale iu përbetohen dhe përshpirten shtresave të mesme dhe të ulëta se do të punojnë për ta, do t’ua ndalonin me ligj sipërmarrësve “iniciativën e lirë” pas falimentimit dhe do i detyronin të shisnin kapitalet e biznesit të falimentuar dhe të paguanin detyrimet ndaj punonjësve dhe shtetit, numri i falimentimeve do të ishte shumë herë më i vogël.

Mirëpo, çfarë ndodh realisht? Legjislacioni iu lë fushë të lirë falimentimeve voluntariste, mosmbajtjes së përgjegjësisë për detyrimet kundrejt shtetit dhe kreditorëve, hapjes së disa kompanive, me emra të ndryshëm, nga të njëjtët pronarë dhe pastaj manovrimet me shit-blerje nga njëra kompani tek tjetra me çmime që i përcakton pronari i vetëm i dy apo më shumë bizneseve dhe që i japin atij mundësi të rrisë fiktivisht shpenzimet dhe, për pasojë, të zvogëlojë disa herë detyrimet kundrejt shtetit.

Gjëja që i lidh më shumë qeveritë me masat e popullit është nevoja e të parave për votat e shumicës, me të cilat legjitimojnë qenien në pushtet, pavarësisht ndaj kujt drejtohen shërbimet kryesore të qeverisjeve. Nuk ka si shpjegohet ndryshe që, nëse ndodh që i papuni apo i varfëri nuk paguan qiranë e banesës apo këstet ndaj bankës për shtëpinë e vet, me ndihmën e shtetit nxirret nga banesa dhe, në qoftë pronar i saj, ia merr banka. Gjithashtu, nëse nuk paguan shpenzimet e energjisë elektrike, të ujit, internetit etj. këto i ndërpriten, ndërsa pasaniku, milioneri apo miliarderi nuk paguan miliona euro apo dollarë taksa e tatime, shpall falimentimin dhe i falen detyrimet milionëshe ndaj shtetit (në të vërtetë ndaj popullit).

E keqja nuk ndalet këtu. Kur “falimenton” i varfëri nxirret nga banesa ndërsa kur “falimenton” i pasuri shteti i ofron ndihmën bujare duke i dhënë miliona e miliarda nga xhepi i përbashkët i popullit (buxheti) me pretekstin se kjo gjë bëhet për të mos nxjerrë njerëzit pa punë dhe për të nxitur zhvillimin. Pra, nga njëra anë qeverisjet pretendojnë se jetojmë në kapitalizëm dhe ekonomia iu nënshtrohet ligjeve të tregut dhe, nga ana tjetër ndërhyhet në treg në kundërshtim me ligjin e konkurrencës. Ndërhyrja bëhet kurdoherë vetëm në favor të të pasurve.

Lajmi i dytë dhe i çuditshëm që u përcoll nga media e shkruar thoshte se qeveria aktuale po planifikon dhënien me koncesion të menaxhimit dhe mbledhjes së borxheve të bizneseve të vogla e të mesme pasi administrata tatimore e ka të pamundur ta kryej këtë detyrë (?!). Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kemi të drejtë të konkludojmë se qeverisja është dorëzuar përballë ligjshkelësve dhe hajdutëve, përballë “biznesmenëve tanë të ndershëm”.

Është mirë që disa qeveritarë tanët mendjelehtë dhe lajkatarë të na e kursejnë përcaktorin “të ndershëm” kur bije fjala për fushat e biznesit dhe politikës.

Sipas lajmit të lexuar, kuptohet që kompania fituese e tenderit për mbledhjen e borxheve të bizneseve do të përfitojë deri në 70 për qind të detyrimeve dhe vetëm 30 për qind do të kalojnë në buxhetin e shtetit. Çdo mendje normale do të pyeste: si ka mundësi që një shtet i tërë që zotëron dhjetëra institucione dhe instrumente ligjore, dhe që paguhet për t’iu shërbyer qytetarëve me drejtësi e  rigorozitet, e paska të pamundur mbledhjen e borxheve të prapambetura të bizneseve ndërsa një kompani private, cilado qoftë ajo, qenka më e zonja dhe më e efektshme në kryerjen e kësaj pune?!

Sipas lajmit në fjalë, kompanisë fituese iu premtuaka ndihma e Policisë së Shtetit, Policive Bashkiake dhe institucioneve të tjera shtetërore për të mundësuar mbledhjen e borxheve. Nëse është kështu, pse institucionet e sipërpërmendura ndihmëse nuk përdoren për të ndihmuar vetë shtetin shqiptar në kryerjen e kësaj detyre, por u dashka të paguhet dikush tjetër që do të përfitojë 70 për qind të shumës së mbledhur dhe që do ta bëjë këtë me angazhimin e shtetit shqiptar?!

Nëse detyrimet e bizneseve i mbledh shteti shqiptar, qoftë edhe duke shtuar numrin e punonjësve të institucioneve të angazhuara në këtë proces si dhe rrogat e tyre, sasia e parave të mbledhura do të kalonte e gjitha në buxhetin e shtetit, ndërsa kështu edhe shteti angazhohet në procesin e mbledhjes së borxheve, por sasia e parave që i kalojnë shtetit është dëshpërimisht e vogël.

Në Kodin Penal të RSH ka disa nene që ndëshkojnë shkeljet në fushën e falimentimit dhe  pagesës së taksave, por ka edhe nene që ndëshkojnë punonjësit e administratës përkatëse shtetërore për mosndjekjen e procedurave të vjeljes së tatim-taksave dhe mos realizimin e tyre. Dëshirat dhe prirjet ekstravagante për t’ia kaluar thuajse të gjitha llojet e shërbimeve privatëve dhe, sidomos, transferimi i detyrave të administratës shtetërore tek privati nën okelion  Partneritet Publik-Privat, mbajnë erë të keqe dhe praktikisht flasin jo për një shtet të popullit e të votuesve, por për një shtet drejt falimentimit, të vënë në shërbim të një pakice të privilegjuar.

Sjellja e shembujve nga Perëndimi nuk mund të shërbejë për ndryshimin e thelbit të gjërave, pasi edhe atje në krye të vendit rri oligarkia, pavarësisht se tepricat për “grigjën” atje janë aq të mëdha sa t’i kënaqin shumicën deri në rreshtin e fundit të “platesë”.

Duke pasur parasysh sa më sipër, e konsideroj të papranueshme që përmasat e  borxheve të prapambetura të bizneseve në vendin tonë të jenë kaq të mëdha dhe, akoma më të papranueshme që mbledhja e këtyre borxheve t’iu kalohet kompanive private. Ka ardhur koha që edhe kokëfortët t’i thonë një herë vetes: Ndal! Përpara se t’i ndalin të tjerët.

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • Spak says:
    October 30, 2022 at 11:16 am

    Kujdes Rama! neqoftese do te zgjidhni nje pale te trete per mbledhjen e borxheve! …..a nuk beri Saliu dhe Likja te njejten gje per faturat e energjise?

    Reply
  • Panorama kujdes says:
    October 30, 2022 at 11:17 am

    hajduti të pushojë së vjedhuri është njëlloj sikur kapitalisti të ndalojë së shfrytëzuari dhe fituari sa më shumë
    ose edi rama të pranojë që është antishqiptar ose usa dhe imperializmi botëror të pranojë planin për copëtimin e shqipërisë etj

    Reply
  • Cajup Zeka says:
    October 30, 2022 at 11:34 am

    me te gjithe llojet e hajdutve te medhenje shteti eshte shume tolerant.P.sh gjykatsit dhe prokuroret qe japin dorheqjen para vetingut vetedeklarohen hajdute dhe shteti u jep mundesi qe te punojne prap ne sistemin e drejtesise si avokate me qe jane prefeksionuar si hajdute .Pra ky eshte shtet i hajduteve

    Reply
  • Cajup Zeka says:
    October 30, 2022 at 11:39 am

    jam plotesisht dakort me gazetaein e mbrekullushem Viktor Malaj

    Reply
  • Shkrim i saktë i z. Malaj says:
    October 30, 2022 at 12:25 pm

    Shkrim i saktë i z. Malaj! Anarkia filloi nga PD-ja që në fillim të viteve 1990. Demokracia u kuptua si liri për të bërë çfarë të don qejfi. Vjedhjet dhe grabitjet e pasurisë së përbashkët konsideroheshin si “zgjuarsi” dhe të ndershmit si “budallej”! Tani kemi një sistem hibrid kapitalist, pa konkurencë me privatizime monopolesh. Privatizimi konsiderohet si “shkopi magjik” në ekonomi! Një shëmbull konkret është, privatizimi i linjave urbane, ndërsa Bostoni i ka të gjitha publike!!! Vetingu bëhet vetëm për drejtësinë, kur ajo duhet të bëhet për çdo person, apo familje, ashtu sikurse veprohet në amerikë. Nuk mund të luftohet korrupsioni, po nuk regjistrove të ardhurat e çdo individi, duke plotësuar formularët një herë në vit. Amnistia fiskale, nuk është zgjidhja, sepse paraja e pisët, ndot edhe paranë e pastër. Të transferosh para të pastër në Shqiperi, është e vështirë, sepse të shohin me dyshim, sikur po pastron para! Zgjidhja është, që të ndalohet rrumpalla e deritanishme dhe të indentifikohen të ardhurat e çdo individi, duke paguar taksat dhe kjo është paraja e pastër, përndryshe është si shprehja “ ku ishe, hiçgjokundi”.

    Reply
  • Titi says:
    October 30, 2022 at 2:16 pm

    Shkrimi- kembana qe bie ne vesh te shurdhet !
    Shoqeria civile e emacipuar shkolluar,presin ndryshimin nga te tjeret dhe jo nga veprimet konkrete! Kesaj I thone “prit gomar te mbij bar !”
    Gjendja eshte si situata e nje te semuri qe ka Apandesit te plasur, konfirmuar nga doltoret, por askush nuk e merr mundimin e Operacionit !
    Vetem bejne histori me te semurin !

    Reply
  • Andis says:
    October 30, 2022 at 4:33 pm

    Shtetin dhe drejtesine ne Shqiperi nuk e kane frike fare politikanet shqiptare.E dine se ja hedh in pa lagur cdo here. Mjere populli i shkrete

    Reply
  • Tuneli satëme says:
    October 30, 2022 at 5:24 pm

    Kujt i flet o Viktor
    Ketu eshte bere te ikesh naten, askush nuk degjon me asgje.
    Ka humbur ndjenja, ksne humbur parimet, e mira nga e keqja nuk dallohet me.
    Moikom ziu thoshte : Nese vazhdojme keshtu, shume shpejt nuk do kete me Shqiperi

    Reply
  • ?./+ says:
    October 30, 2022 at 8:32 pm

    Kjo tregon paaftësinë ose mungesën e dëshirës nga Rama për të pasur një shtet të aftë dhe efikas në shërbim të shumicës. Rama, si i djathtë që êshtê, mendon vetëm për oligarkët.

    Reply
  • vlora 1 says:
    October 31, 2022 at 12:52 am

    Per te mbledhur taxat e prapambetura eshte mire te angazhohet Kastriot Ismailaj se ai ka experiencen e cez-dia .Araje kujt do ja japi Rama qe mendon vetem per popullin?Te shofim ,natyrisht ndonje mik i afert

    Reply
  • Fukarai kaq meriton te vidhet! says:
    October 31, 2022 at 4:16 am

    T’i besh thirrje hajdutit,sidomos kur eshte kryeminister,qe te ndaloje se vjedhuri do te thote se jemi nje shtet dhe popull i vdekur qe nuk meritojme me shume se SUNDIMI DIKTATORIAL!

    Reply
  • Arben.T says:
    October 31, 2022 at 6:37 am

    Kompanite e specializuara per mbledhjen e borxheve, nuk
    mund te akuzohen se jane influencuar nga partit: PS, PD, PL.

    Reply
  • Arben.T says:
    October 31, 2022 at 7:01 am

    Z.Viktor:

    A mendoni se “tipari kryesor” i hajduteve te “çdo lloji”,
    apo i te “korruptuave” ështe se ato jane kokeforte, apo,

    Ato besojne se mund te manipulojne, korruptojne, institucionet,
    ligjet dhe mekanizmat e zbatimit te tyre.

    Reply
  • Kolombi says:
    October 31, 2022 at 9:56 am

    Qe ne titull eshte i deshtuar thirrja djallezore qe Viktor Malaj u ben te korruptuarve ne pushtet qe te mos vjedhin me tej!
    Pushtetaret e korruptuar o futen ne burg,o i rrezon populli!
    Rruget e tjera jane thirrje qe populli te sundohet egersisht se nuk paska rruge tjeter!
    Ne se pronaret dhe kryeredaktori i DITA-s i ha meraku per popullin shqiptar,le te heqin dore nga shkrimet surrogate te ca palo analisteve,gjithologeve qe bejne lojra fjalesh,por jo te qajne hallet e verteta te popullit!
    Duhet te hiqni dore nga glorifikimi i figures se M.Shehut ,B.Ballukut etj ,pie t’i tregoni shqiptareve pervojen se si funkdionon ne SHBA demokracia dhe shteti ligjor,se si pushteti atje i respekton dhe i sherben te gjithe qytetareve njelloj pavaresisht se ku banojne,se di ua kthen taksat e shumta ne sherbime per qytetaret pa dallim dhe jo si ne Tirane,qe lagjet periferike te kryeqytetir jane lene si GETOT e Kalkutes,ku femijet,te rinjte dhe pensionistet jane te BRAKTISUR dhe jetojne si ROBER LUFTE TE KAMPEVE TE PERQENDRIMIT NAZIST AUSHVIC etj.

    Reply
  • LEON says:
    October 31, 2022 at 11:07 am

    Berishe,Amerika do te cliroje nga te gjitha mekatet,po hyre ne ATELJENE e Rames ,ate dite!
    Do te vije Fermani nga Bideni,:-Te hiqet nongrata menjehere,se po na kushton shume AY Hajdut,,Jo per buxhetin e fshatit Shqioperi,por edhe per buxhetin e Amerikes.Kemi investuar atje me shume se Plani Marshall,Me parate qe i kemi dhene ketij Hajduti,do kishim ndertuar Tunelin e Atllantikut.Lyderi i futi ne tunelin e AbiRruspes.
    Poroshenko,Janukovici,,jane thjesht hajduter xhepash para ketij .Prandaj ta gezoc qeverrine,,Beji zgjedhjet e parakohshme dhe lere hajdutin artistik te vije verdalle neper bujtinat malore-kodrinore,.Parate e vjedhura nuk ka ku i con,,se ja kemi llogaritur dhe ja dime vendin si Noriega.” Ja kete mesazh do marre Berisha kur te ulet ne Ateljene e piktor-hajdutit.

    Reply
  • ?+ says:
    October 31, 2022 at 11:47 am

    ah kolombi i vogël që se kupton që amerika spjerdh as për demokraci e as për bashkëpunim me një shtet të falimentuar si shqipëria por na përdor duke na vjedhur lëndë të parë dhe na e sjell ët përpunuar me çmim shumë më tlartë nga sa fituam

    Reply
  • Arben.T says:
    October 31, 2022 at 8:13 pm

    “Pirdh ?+ Pirdh”:
    Por ki kujdes se mos
    te ” mbushesh breket”.

    Kjo ndodh kur e ke oreksin,
    Shum me te madh se kapacitetin,
    e perpunimit ushqimore te stomakut.

    Reply
  • ?+ says:
    October 31, 2022 at 8:26 pm

    o psikopati karben trapi.
    më duket se pordha që të kam lëshuar mu në vesh ta ka pjerdhur trurin me gjith organizmin tënd

    çdolloj aparati stë punonka më.më duket aq e qelbur qe pordha ime.
    jo vetëm që të qelba organizmin po të.qelba edhe robt e shpis.

    a e di ti që.oreksi vjen duke ngrën?
    pa merak se un jam i varfër dhe nuk kam shum buk çtë haj.
    ti po pate më shum lek si patronazhsit i rilindjes ramutore hajte më ndohmo çik që të shpëtoj nga ftohja se skam lek të paguaj dritat që.të mos i bëj aq të qelbura pordhat dhe të mos ta pjerdh trurin tënd aq shum

    Reply
  • Arben.T says:
    November 1, 2022 at 5:58 pm

    Zoti ” ?+ ”

    1. Ju thoni se nuk keni buke per te ngrene.

    2. Po te jete e vertete, pse nuk punoni?

    3. Pse goja e juaj pjerdh pa nderprerje?

    4. A keni misionin e nje zhurmusi per te
    “penguar komentatoret” te shprehin
    mendimet e tyre?

    5. A desheroni qe Amerika,
    “Ti japi nje dembeli si ty falas”,
    nje roge, apo racione ushqimore,
    e te paguaj faturat e ujit, drites, etj?

    Reply
  • demo says:
    November 2, 2022 at 3:53 am

    Ke bllokuar gazeten Print o Dita!!!!!
    Ke vene nje veze ne faqe .Bej car te duash!
    Mos thuaj qe s`te lajmerova.

    Reply
  • fteri says:
    November 2, 2022 at 3:14 pm

    Haaa,haaa sa hallat !…….Dolën dy devil nga shishja ,njëri “?,”,,,tjetri “A- Trapi” !……njëri shiit ,tjetri pee !… ,ose e kundërta për ti mbushin mendjen njëri tjetrit se ka të drejtë ,por përfundojnë në ofendime e sharje të ndërsjellat ,pa asnjë vlerë për lexuesin ,largoni djajt nga forumi .

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    November 3, 2022 at 12:17 pm

    E gjithë kjo ndodh kur kryehani bëhet vet pushteti.

    Reply
  • ?+ says:
    November 5, 2022 at 2:55 pm

    fteri gojëdhjeri
    mos u merr me mua merru me karben trapin që bën si analist.

    dhe e nxjerr veten për idiot

    Reply
  • ?+ says:
    November 5, 2022 at 2:58 pm

    kush të tha ty o karben patronazhisti që un spunoj
    un punoj por vetëm qiraja është sa 2 e 3 e rrogës.
    dritat dhe ujin i paguaj un jo ai që ka shpin.
    me zot ha çik buk.
    jam i gjat 1 e 80 dhe peshoj 65 kile.
    e imagjinon dot si jam bër nga puna dhe uria?
    ndërsa ti je bër si derr imajun un si sokrat i përvuajtun

    Reply
  • Arben.T says:
    November 7, 2022 at 3:51 am

    Mr. ?+

    “Po te Punosh me Teper” dhe te
    mos rish gjithe diten ne internet,
    do besh nje jete me te mire.

    Reply
  • ?+ says:
    November 7, 2022 at 6:26 am

    un punoj dy turne.
    sa punon ti si patronazhist?
    ah harrova ti rri gjysmën e ditës në kafe duke përgjuar ça thonë njerëzit në kafe.
    sa për internetin as 2 or në dit nuk e përdor telefonin plus internetin nuk e kam timin ia kam vjedh komshiut.
    ësht 15mij lek muaji për internet.
    un dkam lek as të ha buk pavarësisht se punoj 2 turne.
    ësht e leht ti thuash tjetrit rë punojë pa hajt çik provoje punën time.
    as 2 orë sdo durosh.
    se jeni mësuar si parazita patronazhista

    Reply
  • Arben.T says:
    November 13, 2022 at 4:07 am

    Mr. ?+

    1. Po mundohem ta kuptoj situatën tënde.
    Kam pershtypje se je i sinqerte, se po
    “Shpreh ato qe Ndjen”.

    2. Ju punoni dy turne, pra 16 ore ne dite,
    Ke nevoje per nje ushqim me cilesor,
    Nuk ke pare te paguash dritat,
    Perdor Internetin e komshiut.

    Atehere:

    3. JU, duhet ta lexoni me vemendje artikullin:
    “Shteti dhe hajdutet e ndershem”,
    Te mbeshtesesh ato ide,
    Qe i kupton, i beson, i gjen te dobishme,
    Dhe mund ti referohesh ne komentet qe ben.

    4. Por une verej se ju po perqendroheni,
    Ne çeshtje te tjera, si tek burimet e natyrore te vendit,
    Dhe beson se po na shfrytezojne.

    5. Kjo, sipas meje, nuk eshte e vertete,
    E keqja nuk na vjen nga “Ato”, qe ne
    Kohen e Hoxhes, konsideroheshin armiq,
    Te Kombit Shqiptar.

    Pse ndodh kjo?

    6. Ju investoni nje kohe te madhe,
    Ne komentet e artikujve ne G.Dita.
    Kete Kohe, JU ja hiqni ja gjumit,
    E si pasoje pakesohet perqendrimi,
    Gjate leximit te materjaleve te ndyshme.

    7. Nderkaq ky aktivitet ju jep kenaqesi,
    Dhe nje kuptim me te thelle jetes tende.

    8. Ne rast se do lexoni me pak artikujt,
    Dhe do fokusoheni tek nevoja per nje
    Jete me te mire, do keni me shume kohe,
    Per nje analize me te thelle te artikujve te,
    Gazetes Dita.

    9. Ju mund ta beni shum mire nje pune te tille,
    dhe te gjithe ne pom mesojme nga njeri tjetri.
    Po pate kohe me jep te lutem nje pergjigje

    Sinqerisht, Arben. T

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?