Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shteti ku hienat që “pastrojnë” qytetet, bashkëjetojnë prej 500 vitesh me njerëzit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Shteti ku hienat që “pastrojnë” qytetet, bashkëjetojnë prej 500 vitesh me njerëzit
Kuriozitete

Shteti ku hienat që “pastrojnë” qytetet, bashkëjetojnë prej 500 vitesh me njerëzit

Published: May 24, 2026
Shpërndaje

Në qytetin historik të Hararit në Etiopi, hienat nuk shihen si kafshë të rrezikshme, por si pjesë e jetës së përditshme dhe madje si “pastruese” të qytetit. Çdo mbrëmje, Abbas Yusuf, një nga “njerëzit e hienave” të fundit në Harar, i ushqen grabitqarët e egër me dorë, duke i thirrur me emra dhe duke ruajtur një traditë që trashëgohet prej dekadash.

Por përtej traditës së pazakontë, studime të reja tregojnë se hienat luajnë një rol të rëndësishëm ekologjik në qytetet etiopiane. Sipas kërkimeve të drejtuara nga ekologu Gidey Yirga nga Universiteti i Mekelles dhe Universiteti i Sheffieldit, publikuar në CNN, hienat dhe kafshët e tjera pastruese përpunojnë rreth 5 mijë ton mbetje organike në vit vetëm në qytetin Mekelle.

Studiuesit vlerësojnë se hienat kryejnë afro 90% të këtij “pastrimi”, duke ulur kostot e mbetjeve për bashkinë me rreth 100 mijë dollarë në vit. Për më tepër, ato ndihmojnë në reduktimin e ndotjes dhe pengojnë përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme si antraksi dhe tuberkulozi i gjedhëve.

- Publicitet -

Në Harar, bashkëjetesa mes njerëzve dhe hienave daton prej të paktën 500 vitesh. Muret e lashta të qytetit kanë ende hapësira të posaçme, të njohura si “vrimat e hienave”, nga ku kafshët futen natën për të kërkuar ushqim.

Banorët vendas i konsiderojnë hienat edhe si mbrojtëse shpirtërore, pasi sipas besimeve lokale ato largojnë “xhindet” dhe shpirtrat e këqij.

Ekspertët paralajmërojnë se zgjerimi urban dhe afrimi i tepërt i hienave me njerëzit mund të rrisë rrezikun e sulmeve ndaj bagëtive dhe njerëzve. Pavarësisht kësaj, Abbas Yusuf beson se tradita nuk do të humbasë. “Kjo marrëdhënie do të kalojë brez pas brezi”, thotë ai për CNN, ndërsa përgatitet të ua trashëgojë këtë praktikë edhe fëmijëve të tij.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  2. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  3. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  4. Anonymous on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Buja on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?