Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shteti mund të kërkojë bllokimin e domaineve “.al” nëse cenohet interesi publik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shteti mund të kërkojë bllokimin e domaineve “.al” nëse cenohet interesi publik
KronikeLajmi i fundit

Shteti mund të kërkojë bllokimin e domaineve “.al” nëse cenohet interesi publik

Published: October 5, 2026
Shpërndaje

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka miratuar rregulloren re “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain-eve shqiptarë (në zonën .al). Rregullorja e re do të hyjë në fuqi në datën 1 korrik 2027.

Ajo parashikon që regjistrimi i domaineve do të bëhet nga regjistrues të akredituar nga AKEP, ashtu si në rregulloren e mëparshme. Përjashtim do të bëjnë vetëm nëndomain-t “.gov.al” dhe “.mil.al”, në të cilat regjistrimi do të kryhet vetëm nga AKEP.

Qëllimi i akreditimit është të sigurojë që regjistruesi përmbush kërkesat ligjore dhe teknike për ushtrimin e aktivitetit. Regjistruesi është përgjegjës për saktësinë e të dhënave dhe veprimet e kryera në emër të aplikuesve dhe zotëruesve.

- Publicitet -

Kushti për regjistrimin e emrave të domain-eve nën “.edu.al”, të rezervuar për institucionet e sistemit arsimor, shkencor dhe edukativ të Republikës së Shqipërisë, është që emri i nëndomainit, të përputhet plotësisht ose pjesërisht me emrin e institucionit ose projektit ose të ketë lidhje të qartë dhe të dokumentueshme me veprimtarinë e institucionit aplikues.

Institucionet arsimore, shkencore dhe edukative jo publike duhet të depozitojnë dhe një kopje të licencës së lëshuar sipas legjislacionit në fuqi për ushtrimin e aktivitetit.

Emri i domain-it ka një periudhë vlefshmërie një vit deri në dhjetë vjet, duke filluar nga data e regjistrimit të tij. Rregullorja nuk parashikon rregullime të tarifave që do të aplikojnë regjistruesit e akredituar për regjistrimin e emrave të domain-eve dhe këto tarifa do të përcaktohen lirisht prej tyre.

Një emër domain mund të konsiderohet regjistrim abuziv nëse emri i domain-it, është identik ose i ngjashëm në mënyrë që krijon konfuzion me një të drejtë të mëparshme; zotëruesi nuk ka të drejta ose interes legjitim mbi emrin e domain-it; emri i domain-it është regjistruar ose përdoret në keqbesim, atëherë kur është bërë me qëllim: shitjen, dhënien me qira ose transferimin e tij për përfitim financiar;  për të penguar ushtrimin e një të drejte të mëparshme nga një palë e tretë; iii. dëmtimin e një konkurrenti; për të mashtruar përdoruesit ose për të krijuar konfuzion me qëllim përfitimi.

Në rast se konstatohet regjistrim abuziv, AKEP mund të vendosë fshirjen e emrit të domain-it dhe transferimin e emrit të domain-it tek pala që zotëron të drejtën.

AKEP do të hartojë dhe mbajë të përditësuar një listë të emrave të ndaluar të domain-eve të cilët për shkak të specifikës natyrës së tyre, nuk mund të regjistrohen si emra domain-esh.

Listat e emrave të ndaluar dhe të rezervuar do të bazohet në parimet e mbrojtjes së interesit publik, respektimit të rendit juridik, parandalimit të abuzimit dhe mashtrimit, mbrojtjes së besueshmërisë së hapësirës “.al”

Për regjistrimin e një emri domain-i nën zonën “.al”, regjistruesi është i detyruar të mbledhë dhe të paraqesë në sistemin e regjistrit të dhënat e nevojshme për identifikimin dhe kontaktimin e zotëruesit të domain-it, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

AKEP mund të iniciojë në çdo kohë, një proces verifikimi për saktësinë e të dhënave, kontaktueshmërinë e zotëruesit apo kontaktit administrativ dhe në përgjithësi për respektimin e kësaj rregulloreje.

Verifikimi mund të iniciohet edhe pas një raportimi/ankese nga palë të treta në AKEP.

Në rast të konstatimit të shkeljeve të kësaj rregulloreje, AKEP fillon një procedurë korrigjimi, duke bërë me dije regjistruesin dhe zotëruesin. Procedura e korrigjimit ndjek disa faza.

AKEP kërkon korrigjimin e mangësisve të konstatuara brenda 10 ditëve kalendarike nga zotëruesi i domain. Nëse, me kalimin e afatit 10 ditor, nuk korrigjohen mangësitë, AKEP, pezullon domain për një periudhë jo më shumë se 30 ditë.

Nëse, me kalimin e afatit të pezullimit, nuk korrigjohen mangësitë, AKEP, bllokon domain për një periudhë jo më shumë se 30 ditë. Nëse, dhe pas afatit të bllokimit, zotëruesi nuk përmbush rregullat e pranueshmërisë dhe të kontaktueshmërisë, AKEP, njofton regjistruesin dhe zotëruesin e domainit dhe fshin këtë domain.

Zotëruesi i një emri domain-i mund të jetë çdo individ, subjekt person fizik që ushtron aktivitet tregtar, subjekt juridik publik ose privat, shqiptar ose i huaj, në emër të të cilit është regjistruar emri i domain-it.

Numri i domain-eve që mund të posedojë në përdorim një subjekt është i pakufizuar, por zotëruesi dhe kontakti administrativ duhet të jenë të identifikueshëm dhe të arritshëm në çdo kohë. Zotëruesi është i detyruar të deklarojë dhe të mirëmbajë të dhëna kontakti të sakta dhe funksionale, përfshirë një numër telefoni dhe një adresë elektronike aktive.

Një emër domaini mund të bllokohet në bazë të një vendimi gjyqësor mbështetur nga një ekzekutim i përkohshëm ose me fuqinë e vendimit përfundimtar; në bazë të një vendimi të gjykatës së shtetit të huaj atëherë kur është njohur si i ekzekutueshëm në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurave Civile; në rastin e procedurës administrative, të filluar nga AKEP por jo më shumë se 30  ditë; me kërkesë të arsyetuar të autoriteteve kompetente; e. në rastet e domain-eve pa regjistrues.

Në rastin e bllokimit të një emri domain me kërkesën e autoriteteve kompetente ndërhyrja në infrastrukturën e domain-eve apo në sistemin DNS, ndërmerret nga AKEP, vetëm nëse ekziston një kërkesë e bazuar në ligjin sektorial në fuqi të autoriteteve kompetente, e justifikuar nga një rrezik i drejtpërdrejtë në interesin publik, sikurse mund të jetë siguria kombëtare, përmbajtje e paligjshme apo e dëmshme që përfshin të mitur, nxitjen e urrejtjes, dhunës, mashtrim financiar, në masën e nevojshme dhe proporcionale për arritjen e qëllimit të parashikuar nga ligji dhe nëse autoritetet kanë kontakuar më parë me zotëruesin e domain për këtë qëllim.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Brazil shkojnë në balotazh, Flavio Bolsonaro fiton raundin e parë
  • Shteti mund të kërkojë bllokimin e domaineve “.al” nëse cenohet interesi publik
  • Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë ulen në auditore në të gjithë vendin
  • Kujdes me shpenzimet e panevojshme, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Kushte të qendrueshme atmosferike, njihuni me parashikimin e motit për sot

Komentet e Fundit

  1. EdiRamaTallaVa (ERTV) on Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  2. Sheshi i Flamurit on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  3. bukurie on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. Liria on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. K R on Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik i Delvinës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?