Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shteti pret që vdekja biologjike të zgjidhë dështimin financiar të Sigurimeve Shoqërore me pensionet?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Shteti pret që vdekja biologjike të zgjidhë dështimin financiar të Sigurimeve Shoqërore me pensionet?
Kendi i Kryeredaktorit

Shteti pret që vdekja biologjike të zgjidhë dështimin financiar të Sigurimeve Shoqërore me pensionet?

Published: April 16, 2026
Shpërndaje

Pershëndetje z. Thano!

Ligji apo morali, dhe problemi për të cilin ju shtroni, nuk janë një rastësi, por janë konsekuencë e atyre që kanë marrë përsipër, ta ç’tjetërsojnë këtë popull dhe këtë vend! Nuk e di, por çfarëdo recete e rekomanduar, apo e zbatuar, bie erë anti komb dhe anti shtet. Nën emrin e më të mirës së premtuar, është shkatërruar dhe mohuar çdo e mirë që kishim dhe që presim. Deri në tjetërsim të origjinës si vend edhe si komb! Edhe recetat, edhe veprimtaria e të gjitha institucioneve, janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren vetëm për interesat e rekomanduesve dhe udhëzuesve. Një mënyrë qeverisje pa protokoll vendimesh do të thotë, pa evidentim, të çfarë është bërë dhe çfarë do bëhet, pa dhënie dhe kërkesë llogarie! Shteti trajtohet si një fermë lopësh ku viçat dhe qumështin i marrin këshilluesit dhe rekomanduesit, kurse mbeturinat e ushqimeve dhe kërmat i hamë ne! Këta urinojnë dhe nuk shohin pas se plehu i tyre qelb dynjanë. Inceneratori i kohës nuk do pyesë as për plehun dhe as për prodhuesin e plehut, por do t’i trajtojë njësoj! Kjo nuk është as dëshirë as mallkim, por si kudo dhe kurdo, është ligji i dytë i termodinamikës. Ose ligji i tretë i një Njutonit. Edhe në shoqëri, s’ ka patur dhe s’ka derman pa u zbatuar: Çdo veprimi i përgjigjet një kundërveprim. Përfytyroni një sustë, apo një enë gjigande e ngjeshur pafundësisht, nën presion, se ç’mund të bëjë, në rastin e një avarie apo veprimi të pakontrolluar! Nuk ka më keq kur drejtësia nëpërmjet gjykatës, për t’u bërë palë me Sigurimet Shoqërore hesht për të drejtën e pensionit të pleqërisë dhe mostrajtimit 3 vjet me pension nga Sigurimet Shoqërore. Jo vetëm kaq, por, me kriteret moshë 55 vjeçe e 26 vjet pune, të një neni e një ligji për pension pleqërie, mohon kriteret 47 vjeç dhe 15 vjet pune, të një ligji për daljen në pension të parakohshëm. Ku edhe shprehet se ti nuk ke mbushur as moshën 50 vjeç për pension të parakohshëm! Jo 3 muaj po 3 vjet të mohuara. Edhe sot e kësaj dite, edhe avokati edhe gjykata presin që pensionisti të vdesë. Do ishte mirë që në gjyqe, në vend të avokatëve të kishte gazetarë.

Mesazh i dërguar në numrin e telefonit të rubrikës

- Publicitet -

Përshëndetje

Stafi ma rekomandoi fillimisht letrën tuaj të lidhur me problematikën e pensioneve, të cilën e kemi prekur shpesh në rubrikë. Nuk është aspak e tillë. Teksti juaj përshkruan atë që po e shohim përditë e më qartë: shkatërrimin e kontratës sociale në Shqipëri.

Kemi votuar për qeverisje sociale, por ajo që po shohim është krejtësisht tjetër. Kemi një shtet që bën ligje të qepura për një grusht të majmurish. Ndonjëherë për një individ të vetëm. Nga ana tjetër, i rrëmben një pensionisti qindarkat e muajit kur varroset (!)

Ju më shkruani që një pensionisti i mohohen 3 vite pension me lojëra ligjore, duke përdorur nene që bien ndesh me njëri-tjetrin. Kjo tregon që shteti pret që vdekja biologjike të zgjidhë dështimin financiar të sigurimeve shoqërore. E vërteta shkon edhe përtej kësaj. Paratë që mungojnë për pensionet janë pikërisht ato që “falen” nëpër porte e miniera për investitorët strategjikë që në fakt janë përfituesit strategjikë në kurrizin tonë.

Për linjën editoriale të gazetës “Dita” (për aq kohë sa do mundemi të qëndrojmë në treg) tezat që ju cekni mbi pabarazinë dhe përqendrimin e pasurisë kanë patur dhe do kenë vëmendje dhe peshë të posaçme.

Po. Shteti po trajtohet si “fermë lopësh”, siç shkruani ju. Po përshkruani atë model social që model nuk është, të cilin ne vazhdimisht po përpiqemi ta denoncojmë. Kafsha (populli) ushqehet sa për të mbajtur frymën që të prodhojë (qumështin dhe viçat/fitimin), të cilat përfundojnë te “këshilluesit” (biznesi i lidhur me politikën).

Ky shtet ka rënë moralisht. Edhe sepse njerëzit si ju besojnë më shumë te fjalët e shkruara në gazetë se sa te çekiçi i gjyqtarit. Referenca juaj te Ligji i Dytë i Termodinamikës (Entropia) është me vend. Pajtohem se çdo sistem shkon drejt kaosit të pashmangshëm nëse nuk ka rend. “Susta” po ngjishet nën presionin e padrejtësisë.

Ditë të mbarë

Adrian Thano

Botuar në rubrikën e letrave nga lexuesit në faqen 2, versioni print i gazetës

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • Aldrin says:
    April 16, 2026 at 2:02 pm

    Sakte o Thano!
    Pershendetje dhe atyre qe jane te ndergjegjshem te hapin gojen dhe te mos bejne karshillek.

    Reply
    • Joun says:
      April 21, 2026 at 2:49 pm

      “ susta po ngjeshet nen presionin e padrejtesise”…e sakte.

      Reply
    • Xoni pi Momli.. says:
      April 29, 2026 at 6:59 am

      E vlerësoj tenativën për zbardhjen e defekteve serioze që ka çështja e pensioneve, si dhe replikat mjaft domethënëse, të cilat nxjerrin në pah gopskllëkun e “ekspertëve” gopsekë të punësuar me vitaminë M në sigurimet shoqërore, të cilët kanë në duar të bëjnë ndryshimet përkatëse, por nuk guxojnë t’i prekin as qimet këtij sistemi të degraduar e të lënë jerim në mëshirë të fatit.

      Faktikidht unë që shkruaj kam me dokument shtetëror (librezën e kuqe të punës) jo dhe aq shume vite pune në Shqipëri, por bazuar në regullat e vendit ku jetoj, ato do të mjaftonin që nga sigurimet shoqërore shqiptare të merrja çdo muaj një pension të pjesshëm shtesë, pavarësisht shumës qesharake.

      Megjithë se formularet e kërkesës i kam polotësuar pikë për pikë me renditjen e vendeve të punës, datat e fillimi e të mbarimit si dhe vulat përkatëse të shefave të të kuadrit, deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje zyrtare me shkrim, për vendimmarrjen. Kërkesa ime duket se ka vite që ka humbur në syrtaret e sigurimeve shoqërore dhe askush nuk merr përsipër ta shqyrtojë.

      Sipas llogarisë paraprake, nga kjo lojë kukumjaçkash personalisht muaj për muaj më mungon një sasi parash me të cilat gjithkush mund të mbyllte ca vrima në shpenzimet gjithnjë e në rritje.

      Sipas ligjeve të BE-së, taksapaguesit i takon pension minimal, mjafton që ai të ketë punuar me letra të rregullta 5 vjet në vendet me të cilat jëto shtete kanë marrëveshje reciproke mes tyre.

      Në rastin konkret, mediat kanë bërë të ditur se shqipëria ka përfunduar proçeset e njohjes së pensionit me vende si Italia, Gjermania, Kanadaja, etj., por ajo që stonon dhe i bën tejet qesharak këto marrëveshje është se mungon reagimi nga pala shqiptare e predispozuar për përmbushjen e
      pikave kyçe që parashikojnë marrëveshjet e nënshkruara nga palët rezpektive. Komunikimet direkte dhe marëdhëniet administrative mes palëve të lartpërmenduara duket se kanë mbetur në nivelet mjerane para se të firmoseshin kontratat e bashkëpuimit.

      Unë nuk e di se kush është aktualisht drejtori i sigurimeve shoqërore, se e para nuk ndjek mediat vizive dhe e dyta kam patur mendimin se do jetë vërtet njeri me eksperiencë, i ndershëm, dhe pa komplekse serioze të shëndetit mendor, por me sa kam konstatuar qenkam gabuar. Gopsekët duket haptazi se kanë kapur majat e sistemit.

      Me këtë rast përshëndes z. Thano që i jep drejtimin e duhur debatit dhe e vë gishtin thellë mbi plagë.

      Reply
  • E.Caslli says:
    April 16, 2026 at 2:15 pm

    Më 14 nëntor kam humbur bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë. Muaji i fundit ishte fatal. Kishte dalë në pension. Më datë 20 i kishte kaluar pensioni në një bankë të nivelit të dytë. E tërhoqi vajza në bankomat. Ndërkohë duhet të merrnim shpenzimet e varrimit diku tek 30.000 lek.

    Kjo shumë ku dhe pas 3 muajsh nuk po kalonte në llogari. U interesova tek sigurimet shoqërore dhe më thanë se ju keni tërhequr pensionin e plotë të muajit. Duhet të merrnim vetëm 14 ditë që ai ishte në jetë dhe pjesën tjetër duhet ta kthenim mbrapsht se ndryshe nuk i merrnim shpenzimet e varrimit.

    U detyrova dhe depozitova pensionin e plotë të një muaji që të bëhet diferenca dhe më bie të marr diku tek 10.000 lek.

    Ndërkohë që shpenzimet e mia për gjithë ceremoni më shkuan më shumë se 5 milion.

    Ajo që desha të theksoj , është për ata pensionistë të shkretë që marrin një pension qesharak, nuk kanë fëmijë ose familje, punuan një jetë të tërë me turne dhe mos përfitojnë edhe pensionin e muajit të fundit të jetës së tyre?

    Në vend që t’u jepnin edhe një muaj shtesë, ky është poshtërim për mua. Im shoq punoi 40 vite dhe përfitoi vetëm 3 vite. Ku vajtën gjithato kontribute?

    E përsëris edhe njëherë, më vjen keq për pjesën e vuajtur dhe të pamundur. E zëmë të ndodh më datë 5 duhet ta kthesh pothuajse të tërë. Tmerr.

    Pensione të ulëta, shteti nuk të përgjigjet nuk e di kam ngelur e shokuar. I shton pensionet 800 lek në muaj çmenduri.

    Ua shkrova juve se ju shkruani për ketë shtrese, duke ju bërë edhe një poshtërsi tjetër në kurrizin e tyre.

    Reply
    • MODERATORI says:
      April 16, 2026 at 2:16 pm

      Letrën tuaj e kemi publikuar më vete.
      Faleminderit

      Reply
  • Eleonora Plaku says:
    April 16, 2026 at 2:20 pm

    Me humbjen ne moshen 58 vjeçare te bashkeshortit , ne vitin 2011 nga nje sëmundje e rende , profesioni mjek nuk na dhanë pagesën qe duhet merrte nga puna ,se nuk kishte fonde ministria .
    Pensioni me doli 12 500 leke shqiptare,se mua me kishin pushuar nga puna ne vitin 2001 nene me 4 femije ..mbas nje pune 21 vjeçare ne ALBtelecom.
    Faleminderit te madhit ZOT qe jemi gjallë se ishte emigracioni ,viti 1997 armët .
    Kjo eshte te hapeshin ” SYTE NGA QIELLI ” une si nene e 4 femijeve duhet te luftoja per ushqim ,shkollë, veshje ,edukim .
    Me durim “zemrat e mamit.” Kjo plagë nuk harrohet,kjo tronditje vazhdon me pension te vogël .
    Me shume RESPEKT, por jeta vazhdon ….me durim .

    Reply
  • Arratisur says:
    April 16, 2026 at 2:21 pm

    Mendja ma thote qe kulufi Ramut nuk futet der ne arithmetiken e pensionit te muajit te vdekjes.
    Mendoj qe keto hesape te cilat do t’i kish zili dhe Harpagoni kopraci i Molierit jane veprat e truve te ndritura te atyre te zyrave te Financave. Zyrat e Admin. Shteterore jane plot me kokorosha rioshe qe shperblehen me rroga te majme pse shpikin ‘ujin e ngrohte’ nderkohe fondet per te shperblyer veten i vjedhin nga buxhete per qyetetaret.
    Megjiththqe edhe po mos kete diktuar ramuti hollesite udhezimet jane dhene te procedohet me perparesi qe te minimizohet e drejta e individit te pambrojtur.

    Reply
  • Witwenrente says:
    April 16, 2026 at 2:21 pm

    BE ka një ligj që në gjermanisht quhet “Witwenrente”.

    Kjo do të thotë, se nëse papritmas njëri prej bashkëshortëve vdes, bashkëshorti tjetër ka të drejtë të tërheqë pa afat edhe pensionin që i takonte bashkëshortit tjetër, dmth. gruas apo burrit.

    Nqs. e mban veten për kandidat serioz dhe pretendon të futesh sa më shpejt në BE, atëhere duhet të jesh i gatshëm të plotësosh një më një të gjitha pikat që parashikon statusi.

    Reply
    • gysgasi says:
      April 24, 2026 at 6:53 am

      Dikush thote qe …shteti, apo qeveria me konkretisht,..pret qe pensionistet te ikin ne boten tjeter, per te mos ju paguar ate qe u takon! …Jo pret, por ata kontribojne qe pensionistet te ikin sa me pare nga kjo bote.
      – Ligji per Chek upin, i perjashton moshat mbi 70 vjec.
      – Qeveria tellet dhe perbuz hapur me talljet e saj pensionet. Referojuni deklaratave te Edi Rames, lidhur me naften e Shpiragut, alo fondet sovrane, apo indeksimin e pensioneve qe e shtyn deri ne tetor, duke ju vjedhur pensionisteve ate rritje sado e vogel?
      – A nuk eshte kjo qeveri me Ramen ne krye qe mbron njerzit me te korruptuar , te cilet gllavpberijne parate e qe mund te perdoreshin per rritje pensionesh, si Karcanaj e co. e AKSH it?
      – Njeriu qe urren dhe lufton fshehurazi kategorine e pensionisteve exhte Edi Rama dhe servilet e tij.

      Reply
  • SI FUNKSIONON NË BE says:
    April 16, 2026 at 2:22 pm

    Në Gjermani ekziston ajo që quhet pension familjar (pensioni i vejushës/vejushit).
    Kur një pensionist vdes, bashkëshortja nuk humbet të ardhurat menjëherë.
    Ajo ka të drejtë të marrë pensionin e plotë të bashkëshortit për 3 muaj pas vdekjes (quhet “Sterbevierteljahr”). Më pas: 25% deri në 55% të pensionit të tij (varet nga mosha dhe kushtet).
    Kush përfiton? Bashkëshortja/bashkëshorti. Në disa raste edhe fëmijët (pension jetimi).
    Pra, kontributet nuk humbasin, por ato “transferohen” pjesërisht tek familja.
    ________________

    Në Itali sistemi është shumë i ngjashëm, quhet “pensione di reversibilità”.
    Bashkëshortja merr 60% të pensionit të bashkëshortit. Nëse ka fëmijë: Përqindja rritet (deri në 80% ose 100% në disa raste). Pagesa e muajit të fundit: Pensioni i muajit të vdekjes zakonisht nuk kërkohet mbrapsht në mënyrë drastike. Ka procedura administrative, por nuk penalizohet familja në atë mënyrë.
    Nga burimet europiane: pensioni për bashkëshorten zakonisht është: 40% – 60% (sipas kushteve).
    _________________

    Në shumicën e vendeve të BE ekziston pension për të mbijetuarit (survivor’s pension).
    Bashkëshortja merr një përqindje të pensionit, ose një pagesë të përkohshme + pension afatgjatë. Ka edhe ndihmë për varrim ose pagesa të veçanta për familjen.
    Ideja kryesore është që kontributet nuk zhduken, por kalojnë si mbështetje për familjen.
    _________________

    https://fundsback.org/german-widows-pension/?

    https://www.germanypensionrefund.com/post/german-widow-pension?

    https://ec.europa.eu/employment_social/soc-prot/missoc99/english/07/at.htm?

    https://europa.eu/youreurope/citizens/work/social-security-and-benefits/death-grants/index_en.htm

    Reply
  • prehistoriku says:
    April 16, 2026 at 2:28 pm

    Kontribuoni në pensione private o njerez.
    Shteti vetem merr e nuk jep ne Shqipe.
    E kan kapur hajdutet

    Reply
    • capi says:
      April 16, 2026 at 2:28 pm

      Ne boten perendimore egiztojne te tilla pensione, por jo te gjithe punedhenesit, kryesisht jane korporatat e fuqishme dhe kuptohet punonjesit qeveritare (nuk di nese eshte ne te gjitha nivelet).
      Gjithmone vullnetar, nuk e detyron dot punedhensin ,kryesisht privatin, te kete skema te tilla pensionesh. Nese ka, qellimi i punedhensit eshte te thithin punonjesit me te kualifikuar dhe jo te rregulloj skemen e pensionit.
      Nuk e di ky eksperti mundohet te vendos shenjen e barazimit. Na vjen keq por ke ngaterruar sistemin. Ne kete te riu qe quhet kapitalizem, kesi “pabarazirash” do te shikosh.
      Kurioz te di kush do administroj kete fonde. Sepse kete fonde nuk duhet te qendrojne te “vdekura” duhet te investohen diku, dhe zakonisht jane corporata financiare qe merren me administrimin e tyre. Jo per gje mos ja japin ndonje si Jimmy Hoffa aka Sudja, na le punonjesit e administrates me gisht ne…..

      Reply
    • Aldrin says:
      April 16, 2026 at 2:32 pm

      Ja, do ti japim parate ty, Privatit Prehistorik, te na rruac pensionin dhe te na e kthesh mbrapsht kur te plakemi, me dashurine me te madhe se Shteti

      Reply
  • Durrsakja says:
    April 16, 2026 at 2:29 pm

    U larguan shqiptarët se kjo ishte veprimtaria armiqësore e klasës politike në tërësi. Në fillim me ligjin 7501, ligjin skandal të diktaturës që pretenduam se e rrëzuam, ligj socialist në rrugën e ngritjes së ekonomisë së tregut.
    Eksperiment i politikës shqiptare për interesat personale dhe jo për zhvillimin demokratik, në sistemin që pretenduam të ndërtonim, ligj themelor, ligj bazë numër një është
    Prona është e Shenjtë.
    Kështu filloi rrumpalla dhe Rruga pa krye e “demokracisë shqiptare”.
    Cili vend i demokracive popullore aprovoi një ligj absurd si ligji 7501.
    Ky ligj ishte kanceri i rrezikshëm, që u fut në krye të herës zhvillimit”demokratik”që si një mortajë e rrezikshme largojë qytetarët nga atdheu duke humbur shpresat.
    Tashmë Shqipëria nuk është e shqipëtarëve, por e politikanëve grabitqarët që eleminuan çdo vlerë shqiptarie.

    Reply
    • Aldrin says:
      April 16, 2026 at 2:37 pm

      Jane shqitparet popull legen o Durrsake.
      Shikoni foton e Saimir Manes. Zgjaten duart e lipsareve per ta tokur me Manen.
      Kulmi i Ironise.
      Ndyhen njerezit si shushunja per pak interes.
      Ai pak interes vret nje popull te tere, e ben bashkepunetor ne krim.
      Populli ja fut vetes, Mane ja fut popullit.
      Duke u tokur duart femijeve te tij..(popullit)
      Dhe, qahemi se po ikin Rinia
      Rinia eshte e denuar te vijoje degradimin moral te prinderve te tyre, qe kthehen ne hiena po ju dha mundesia.
      Hiena per te grabitur ato qe do ju hedhi Mane e Ramani bashke.
      Kjo eshte Qiperia jone e PiSave dhe PeDerrave
      Per fat te keq…

      Reply
      • Zgjohuni, nje femije qe qane rritet, nje popull qe hesht kundrejt politikave bastarde mbetet bashkfajtor says:
        April 16, 2026 at 5:53 pm

        Te shkruaj e te denoncosh eshte kulture e dije, por te mbetesh ne te shkuruar, do thote; uji qe s’leviz qelbet. Kurse t’shkruajsh e te denoncosh dhe t’protestosh per t’shkulur me rrenje nga Tirana zyrtar boten e krimit e t’korrupsionit qe diligjohet e mbrohet prej antishqiptareve ne te tre pushtetet, eshte jo vetem dije e kulture por PATRIOTIZEM. Kot s’thot populli: po s’qau femija dhe nena harron t’i jape me pi.E s’fundi, uji qe s’leviz QELBET. Guxo e beso, se s’punohet vreshta me fjale e urata, por don kazma. traktore e lopata. Bindu, vetem at’here dite me t’mira do te vijne.

        Reply
  • Anonymous says:
    April 17, 2026 at 4:17 pm

    A doni te dinit nje fakt makabar qe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Fier qe vetem familjes time i ka krasitur muaj dhe vite nga vjetersia e punes per pension 5 anetareve te familjes sime . Edhe pse kemi bere ankimimet ne komisionin Rajonal dhe Qendror zgjidhja nuk eshte dhene ne asnje rast nga keto komisione. Vellai im edhe pse fitoi te drejten ne Gjykaten Administrative ne Vlore ju desh te priste shtate vjet vendimin Pozitiv te Gjykates Administrative te Apelit Tirane i cili me ne fund rrezoi ankimimin e bere nga DRSSH Fier qe nuk kishte asnje prove ligjore per te kundershtuar Vendimin e Gjykates se Shkallese Pare Vlore,por rrrinte dhe priste me shprese per vdekjen biologjike te pensionistit .

    Reply
  • Anonymous says:
    April 17, 2026 at 4:34 pm

    A doni te dinit nje fakt makabar qe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Fier qe vetem familjes time i ka krasitur muaj dhe vite nga vjetersia e punes per pension 5 anetareve te familjes sime . Edhe pse kemi bere ankimimet ne komisionin Rajonal dhe Qendror zgjidhja nuk eshte dhene ne asnje rast nga keto komisione. Vellai im edhe pse fitoi te drejten ne Gjykaten Administrative ne Vlore ju desh te priste shtate vjet vendimin Pozitiv te Gjykates Administrative te Apelit Tirane i cili me ne fund rrezoi ankimimin e bere nga DRSSH Fier qe nuk kishte asnje prove ligjore per te kundershtuar Vendimin e Gjykates se Shkallese Pare Vlore pasi e fitoi gjyqin me pese prova faktike,por DRSSH Fier rrrinte dhe priste me shprese per vdekjen biologjike te pensionistit . Perse genjejne drejtuesit e sigurimeve ne media kur thone se jane orientuar Drejtorite Rajonale te zbatojne vendimet e Gjykatave te Shkalles Pare kur ne fakt ato nuk i zbatojne aspak keto vendime,Verifikoni DRSSH Fier ,. Une i kam bere tre ankimime DRSSH Fier dhe nuk me eshte dhene zgjidhje per heqjen e muajve nga vertetimet e punedhenesit ,madje me eshte hequr nga vjetersia dhe nje muaj nga vitit para perfitimit te Asistences Sociale kur dihet ligjerisht qe kusht i perfitimit te Asistences Sociale sipas Nenit 53 te Ligjit 7703,kusht i perfitimit te te ardhurave te papunesisise eshte derdhja e kontributit te Sigurimit Shoqeror per jo me pak se 12 muaj rresht.Dhe une ne moshen 76 vjecare sorrollatem per kete muaj te hequr padrejtesisht dhe nuk marr bonusin 1800 lek se kam pension te pjesshem 34 vjet e 11 muaj ,pra nje muaj me pak qe e ka ngrene DRSSH Fier qe e hengert flama.

    Reply
  • vladimir halilaj says:
    April 17, 2026 at 4:35 pm

    A doni te dinit nje fakt makabar qe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Fier qe vetem familjes time i ka krasitur muaj dhe vite nga vjetersia e punes per pension 5 anetareve te familjes sime . Edhe pse kemi bere ankimimet ne komisionin Rajonal dhe Qendror zgjidhja nuk eshte dhene ne asnje rast nga keto komisione. Vellai im edhe pse fitoi te drejten ne Gjykaten Administrative ne Vlore ju desh te priste shtate vjet vendimin Pozitiv te Gjykates Administrative te Apelit Tirane i cili me ne fund rrezoi ankimimin e bere nga DRSSH Fier qe nuk kishte asnje prove ligjore per te kundershtuar Vendimin e Gjykates se Shkallese Pare Vlore pasi e fitoi gjyqin me pese prova faktike,por DRSSH Fier rrrinte dhe priste me shprese per vdekjen biologjike te pensionistit . Perse genjejne drejtuesit e sigurimeve ne media kur thone se jane orientuar Drejtorite Rajonale te zbatojne vendimet e Gjykatave te Shkalles Pare kur ne fakt ato nuk i zbatojne aspak keto vendime,Verifikoni DRSSH Fier ,. Une i kam bere tre ankimime DRSSH Fier dhe nuk me eshte dhene zgjidhje per heqjen e muajve nga vertetimet e punedhenesit ,madje me eshte hequr nga vjetersia dhe nje muaj nga vitit para perfitimit te Asistences Sociale kur dihet ligjerisht qe kusht i perfitimit te Asistences Sociale sipas Nenit 53 te Ligjit 7703,kusht i perfitimit te te ardhurave te papunesisise eshte derdhja e kontributit te Sigurimit Shoqeror per jo me pak se 12 muaj rresht.Dhe une ne moshen 76 vjecare sorrollatem per kete muaj te hequr padrejtesisht dhe nuk marr bonusin 1800 lek se kam pension te pjesshem 34 vjet e 11 muaj ,pra nje muaj me pak qe e ka ngrene DRSSH Fier qe e hengert flama.

    Reply
  • I lir says:
    April 19, 2026 at 4:32 pm

    Z. Kryeredaktor. Te falenderojme se je i vetmi ne media qe paraqet hallet tona. E dime se kjo nuk do na permiresoje zgjidhjen e problemeve, por te pakten na vlen per te na ngushelluar, se egzistonka edhe nje ze qe na qan hallet.

    Reply
  • Kadriu says:
    April 20, 2026 at 8:02 am

    I bashkohem shqetësimit të ngritur se pensionistët po përbuzen, poshtërohen e keqtrajtohen nga shteti, përkatësisht qeveritë ka tri dekada.

    Jo vetëm Instituti i Sigurimeve Shoqërore po bën veprimtari kriminale ndaj shtresës së pensionistëve, por edhe drejtësia është palë me të. Janë me mijëra e mijëra raste padrejtësish e poshtërimesh ndaj moshës së tretë, që vërtetojnë se shteti është rrugaç dhe drejtësia është bashkëfajtore me të.

    Për konkretizim, ju tregojë rastin e bashkëshortes time, që ka punuar 24 vjet, dhe kur doli në pension para katër vjetësh i thanë që, nuk të takon pensioni, se të njihen vetëm 3 vite e 6 muaj (vetëm vërtetimi që ishte trajtuar si bashkëshorte ushtaraku 2004-2007). Nuk njihnin as librezën origjinale (meqenëse kishte qenë vetë shefe kuadri), por as vërtetimet e punës, por as shkollën e partisë 2 vjet (sipas ligjit për arsimin e lartë) me pretekste qesharake, se diploma origjinale nuk ka datë fillimi dhe as mbarimi të shkollës, kur ligji e specifikon se duhet vetëm diploma origjinale. Pas lufte të ashpër të gjatë me Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, iu njohën 16,7 vite pune, por jo plotësisht. Ka 3 vjet e gjysmë që sorollatemi në gjykatën administrative në Tiranë, dhe ndonëse ka fituar të drejtat e saj plotësisht pas tre gjyqesh, ka që në shtator 2025, pra 7 – 8 muaj që nuk zbardhet vendimi. Çfarë presin?!?!

    Faji nuk është i shtetit kriminel, i ISSH bandit, por është i joni, i pensionistëve. Mbi 730 mijë pensionistë, (një pjesë e të cilëve edhe punojnë akoma se pensionet nuk dalin as për ilaçe, drita, ujë) të cilët nuk paralizojnë qeverinë me protesta, madje me dhunë. Por rinë nëpër trotuare, bredhin rrugëve, presin financim nga fëmijët. Me ketë mendësi nënshtrimi, pranim të përbuzjes, shteti dhe qeveria nuk kanë faj.

    Revoltë e jona për të drejtat tona! Dhe për ndërtimin e shtetit ligjor!

    Reply
  • Emigrant 97 says:
    April 21, 2026 at 2:58 pm

    Ndonje dite do thone( qeveria)..ju emigrantet nuk keni nevoje per pensionet ne Shqiperi, hajt t’jua presim.
    Nqs na i prisni te pakten jepjuani atyre qe po vdesin nga braktisja dhe moskamja.

    Reply
  • Km says:
    April 22, 2026 at 6:55 am

    Moderatori nuk duhet te falenderohet. Duhet te kritikohet, sepse, jam i sigurt qe nuk eshte I paditur. E paraqet gjenden si keqtrajtim TE qeverris. Jo, eshte thelb I sistemi ku jemi futur, sistemi kapitaliste. Ne faze E pare TE zhvillimit, kurdohere ka qene I eger, dhe kur fitimet e kapitaliste shtohen, fillon dhe dhena e lemoshave. Sic ndodh sot. Por asnjehere per te jetuar me dinjitet. Cili pension llogari tet me 75%te rroge? ASNJE. Po inflacioni, rritja e cmimi ne treg, rritja e cmimi te sherbim it, ilacet, sherbim shendetsor pse nuk kompensohet? Po jap nje shembull. U operova me zemre Ne spitalin shteteror, ASNJE qindarke te paguara. Marr ilacet Ne Itali, ku per shkak te rregullave te percaktuar a me ligj per 6 lloje ilacesh paguaj 4.50 euro. NE Shqiperi, vetem nje ilac, perindopril, kushton 530 leke TE reja, dmth rreth 6 euro.Po 6 llogje ilacesh? Kjo eshte loja e sistemi ku kemi hyre. Ndaj, as Mos u beni nostalgjik per mentaliteti e kohes se” diktatures”, as Mos prisni dinjitet nga Ata qe shkaterruat cdo gje si veper komuniste, nen parullen “komunistet ne litar”. Kapitalizmi triumfoi, dhe boten do ta coje perpara nepermjet pjelle se Saj, luftrave.

    Reply
  • Xoni pi Momli.. (*) says:
    April 29, 2026 at 7:00 am

    E vlerësoj tenativën për zbardhjen e defekteve serioze që ka çështja e pensioneve, si dhe replikat mjaft domethënëse, të cilat nxjerrin në pah gopskllëkun e “ekspertëve” të punësuar me vitaminë M në sigurimet shoqërore, të cilët kanë në duar të bëjnë ndryshimet përkatëse, por nuk guxojnë t’i prekin as qimet këtij sistemi të degraduar e të lënë jerim në mëshirë të fatit.

    Faktikisht unë që shkruaj kam me dokument shtetëror (librezën e kuqe të punës) jo dhe aq shume vite pune në Shqipëri, por bazuar në regullat e vendit ku jetoj, ato do të mjaftonin që nga sigurimet shoqërore shqiptare të merrja çdo muaj një pension të pjesshëm shtesë, pavarësisht shumës qesharake.

    Megjithë se formularet e kërkesës i kam polotësuar pikë për pikë me renditjen e vendeve të punës, datat e fillimi e të mbarimit si dhe vulat përkatëse të shefave të të kuadrit, deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje zyrtare me shkrim, për vendimmarrjen. Kërkesa ime duket se ka vite që ka humbur në syrtaret e sigurimeve shoqërore dhe askush nuk merr përsipër ta shqyrtojë.

    Sipas llogarisë paraprake, nga kjo lojë kukumjaçkash personalisht muaj për muaj më mungon një sasi parash me të cilat gjithkush mund të mbyllte ca vrima në shpenzimet gjithnjë e në rritje.

    Sipas ligjeve të BE-së, taksapaguesit i takon pension minimal, mjafton që ai të ketë punuar me letra të rregullta 5 vjet në vendet me të cilat jëto shtete kanë marrëveshje reciproke mes tyre.

    Në rastin konkret, mediat kanë bërë të ditur se shqipëria ka përfunduar proçeset e njohjes së pensionit me vende si Italia, Gjermania, Kanadaja, etj., por ajo që stonon dhe i bën tejet qesharak këto marrëveshje është se mungon reagimi nga pala shqiptare e predispozuar për përmbushjen e
    pikave kyçe që parashikojnë marrëveshjet e nënshkruara nga palët rezpektive. Komunikimet direkte dhe marëdhëniet administrative mes palëve të lartpërmenduara duket se kanë mbetur në nivelet mjerane para se të firmoseshin kontratat e bashkëpuimit.

    Unë nuk e di se kush është aktualisht drejtori i sigurimeve shoqërore, se e para nuk ndjek mediat vizive dhe e dyta kam patur mendimin se do jetë vërtet njeri me eksperiencë, i ndershëm, dhe pa komplekse serioze të shëndetit mendor, por me sa kam konstatuar qenkam gabuar. Gopsekët duket haptazi se kanë kapur majat e sistemit.

    Me këtë rast përshëndes z. Thano që i jep drejtimin e duhur debatit dhe e vë gishtin thellë mbi plagë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasadori i BE, Silvio Gonzato në protestën qytetare para Kryeministrisë
  • Veç Tiranës, protesta edhe në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan. Rama: Janë delirantë dhe sharlatanë
  • Pankarta kunder Belerit, protestuesit kërkojnë drejtësi për Masakrën e Peshkëpisë
  • Qytetarët ndalin makinat dhe duartrokasin protestën në Tiranë
  • Guacka e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?