Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtohen akuzat për Unazën: Njoftimi i plotë i SPAK për Ballukun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shtohen akuzat për Unazën: Njoftimi i plotë i SPAK për Ballukun
Kronike

Shtohen akuzat për Unazën: Njoftimi i plotë i SPAK për Ballukun

Published: December 16, 2025
Shpërndaje

SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme thekson se Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me Unazën e Tiranës.

Më herët, Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe atë të Unazës së Madhe, një aferë kjo me vlerë 210 mln euro.

Njoftimi i plotë i SPAK:

- Publicitet -

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.
Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?