Në periudhën janarkorrik 2025, Shqipëria ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, duke arritur një total prej rreth 104 miliardë lekë (afro 1 miliard euro).
Kjo shifër shënon një rritje prej 12.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një rritje prej 118 milionë eurosh. Ky rezultat është një rekord në dekadën e fundit dhe është 152% më i lartë se në vitin 2015, kur të ardhurat ishin vetëm 416 milionë euro. Rritja e të ardhurave nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore është një tregues pozitiv për ekonominë shqiptare.
Megjithatë, për të siguruar që ky sistem të jetë i qëndrueshëm dhe të ofrojë mbështetje të mjaftueshme për pensionistët është e nevojshme një reformë e thellë që adreson balancën mes kontributeve dhe përfitimeve. Rritja e të ardhurave është ndikuar nga disa faktorë kryesorë, rritja e pagave. Paga mesatare në Shqipëri ka tejkaluar nivelin prej 900 euro në muaj, duke ndikuar në rritjen e kontributeve nga punonjësit në sektorin publik dhe privat. Një ndikim të ndjeshëm ka pasur lufta kundër informalitetit. Reformat e ndërmarra për të reduktuar nëndeklarimin e pagave kanë çuar në një rritje të deklarimeve dhe, si pasojë, të të ardhurave nga kontributet. Po ashtu, ndikimin e sa ka pasur rritja e numrit të bizneseve. Hapja e bizneseve të reja dhe administrimi më i mirë nga ana e administratës tatimore kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave.
Deficiti në skemë
Megjithatë, shpenzimet në skemën e pensioneve janë rritur gjithashtu, duke arritur në 148 miliardë lekë (rreth 1.5 miliardë euro), duke krijuar një deficit prej rreth 440 milionë euro. Ky deficit është një pasqyrë e nevojës për një reformë të thellë në sistemin e sigurimeve shoqërore. Për të adresuar këto sfida, qeveria shqiptare, me asistencën e Bankës Botërore, po përgatit një reformë të re të mbrojtjes sociale. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e mbështetjes për individët dhe sigurimi i një raporti më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.
j.l./ dita

Keto shifra jane shume premtuese per pensionistet Shqiptare.
Rritja e numrit te punonjesve qe kontribojne dmth ulje e papunesise, dhe siguracione per emigrantet qe vijne te punojne ne Shqiperi nga vendet Aziatike.
Ka ardhur koha qe pensionet te rriten, por me kriter, pa krijuar nje grope ne sistemin financiar.
Keto rekomandon edhe FMN.
Fjalë, fjalë dhe përsëri asgjë. Vitet ikin dhe për pensionin nuk është bërë asnjë indeksim duke u nisur nga paga e sotme minimale. Për pensionet përpara vitit 2024 nuk ka indeksim kështu që për të njëjtat vite pune dhe për të njëjtën pagë pensionet para vitit 2024 janë shumë më të ulëta se ato të mëpasme,prandaj duhet një indeksim i atyre pensioneve dhe më pas mund të bëhet rritja me të njëjtën përqindje, në të kundërt kemi diskriminim në mënyrë flagrante.
Këtu futen një numër goxha i madh pensionistësh prandaj dhe qeveria hesht dhe nuk reagon,për këtë shoqata e pensionistëve duhet të protestojë se thika i ka shkuar në palcë kësaj shtrese të shoqërisë që është duke u varfëruar si në shkrimet e Migjenit. Kjo është demokracia shqiptare?
Te gjitha jane mashtrime te Rames qe mbeshtetet nga media sahanlepirese e tij!
Ore gazetar a ekonomist kush e ka shkruar, nuk e kuptoj perse duhet te perdoret euro kur si taksat dhe pensionet mblidhen dhe paguhen ne lek.
Keshtu me gishta dime te mbledhim te gjithe, nje pyetje kam se nuk me dalin numrat po te perdor lekun si monedhe reference. Sa ishte kursi i euros ne 2015 dhe sa eshte sot.
Kto jan lajme vk ne nje vend qe ka emigru 70% e rinis ti thu jan rrit me 12.8% sigurimet shoqerore dhe ka deficit se ka rrit me 2 mi lek vjetra pensjonet…a i meno ca ka.lliqe publikoni
I lumte qeverise u tall me ne turp turpturp!
Tallin bythen ,me ne pensionistet po zoti i vrafte .perse per presidentin ,kryeministrin ,deputetet ,etj ne qeveri nuk e kursejne doren apo ata e kane bythen me te madhe dhe stomakun si betonjere ,apo kane brire ne balle.turp dhe mos i hengshin zoti pafte dhe ja dhente shperblimin