Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtrenjtohet mielli, orizi e sheqeri do shiten më lirë/ Bordi vendos çmimet, sa do të kushtojnë ushqimet!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Shtrenjtohet mielli, orizi e sheqeri do shiten më lirë/ Bordi vendos çmimet, sa do të kushtojnë ushqimet!
KomunitetKryesore

Shtrenjtohet mielli, orizi e sheqeri do shiten më lirë/ Bordi vendos çmimet, sa do të kushtojnë ushqimet!

Published: 10 Qershor, 2022
Shpërndaje

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet për produktet ushqimore bazë.

Në vendim thuhet se, 1kg miell duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se 90 lekë.

Ndërkohë për orizin kokërrgjatë është përcaktuar një çmim tavan prej 101 lekë/kg, kurse për sheqerin çmimi është 104 lekë/kg.

- Publicitet -

Për vajin e lulediellit, Bordi thotë se për shkak se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import, nuk ka aplikuar çmim tavan.

Nga ana tjetër është përcaktuar se marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit nga importuesi është 35 lekë/litër mbi koston e importit dhe detyrimet e paguara në doganë.

Njoftimi i plote: 

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur  në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill 2022, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:
Miell
Vaj luledielli
Sheqer
Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu  Bordi  i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Bordi vendosi si mëposhtë vijon:

1.    Miratimin e marzheve tavan që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare. Çdo operator ekonomik i tregtimit të produkteve të mëposhtme, qoftë importues, tregtar me shumice, transportues apo tregtar me pakicë, është i lirë që të aplikojë marzhe bruto më të ulta mbi këto produkteve, se ato që rezultojnë nga aplikimi i marzheve tavan të miratuara nga Bordi, duke ofruar çmime shitje në treg më të ulta se ato që rezultojnë nga aplikimi i këtyre marzheve.

2.    Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg) miratohen marzhet tavan si mëposhtë:
a.    Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të orizit kokërrgjatë është 11 lekë/kg mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë. Ky marzh mbulon shpenzimet operative të importuesit dhe ambalazhimit brenda vendit.
b.    Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c.    Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të orizit kokërrgjatë është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

3.    Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si mëposhtë:
a.    Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.
b.    Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c.    Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3  lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

4.    Për artikullin miell masiv miratohen marzhet tavan si mëposhtë:
a.    Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të miellit nga prodhuesi dhe ambalazhuesi llogaritet si vijon:
a.    Kostos së importit të grurit plus detyrimeve të paguara në doganë i shtohet mbi to 32% kosto e përpunimit dhe ambalazhimit nga grurë në produkt të gatshëm miell; dhe
b.    Mbi kostot e llogaritura sipas pikës së mësipërme “i”, shtojmë marzhin e tregtimit 2.5 lekë/kg për tregtarët e shumicës.
b.    Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c.    Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit miell masiv është 2.5  lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

5.    Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet tavan si mëposhtë:
a.    Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit nga importuesi është 35 lekë/litër mbi koston e importit dhe detyrimet e paguara në doganë. Ky marzh mbulon shpenzimet operative, shpenzimet e inbotilimit, si dhe shpenzimet e ambalazhimit kur ky produkt importohet i hapur dhe ambalazhohet në vend.
b.    Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/litër mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c.    Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit vaj luledielli është 4  lekë/litër mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.
Pas analizimit të këtyre  marzheve  Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se:

101 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

104 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

90  lekë/kg për miellin masiv

Për produktin  vaji i lulediellit,  për shkak  se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të vajit të lulediellit, nuk do të aplikohet kosto mesatare e ponderuar e zhdoganimeve dhe nuk do të përcaktohet çmim i unifikuar shitje nga çdo subjekt, por çdo importues i vajit të inbotiluar apo importues vaji që e inbotilon dhe e paketon në vend, do të aplikojë marzhin e lejuar mbi koston e importimit të produktit të tyre sipas deklaratës doganore për çdo parti importi sipas marzheve të parashikuara në paragrafin 5 të këtij vendimi.

6.    Administrata Tatimore, monitoron tregun nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg dhe raporton pranë Bordit çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës raportuese.
7.    Ky vendim hyn në fuqi në datë 10.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Komente
  • Ku je o shtet? thotë:
    10 Qershor, 2022 te 6:15 pm

    E moret vesh o popull se sa kujdeset qeveria per 2 milion shqiptaret e varfer?
    Kane te ardhura per te ngrene buke masive,supe orizi kokergjate dhe ne darke do hane buke me uje dhe sheqer!
    Me kete rast edhe ata,qe nuk kane qene dikur ne DIKTATUREN KOMUNISTE te internuar,do fillojne ta jetojne se si ushqeheshin te internuarit ne kampe!
    Dhe kjo ndodh ne nje kohe kur jemi vendi me pasurite kombetare me te shumta ne Europe,aq sa politikanet kane aq shume lingota floririo sa nuk i dine ku i kane!
    Sidoqofte le te ngopemi me pordhet e nje kryeministri,qe reklamon shallvaret,atletet,mjekrren dhe batutat me fjalor rrugaci!

    Përgjigjiuni
  • LESHI thotë:
    11 Qershor, 2022 te 9:03 am

    Qeveria te emetoje dhe nje bord ledhi se helbete i duhet.
    Le ta rrjepe mire e mire kete popull fukara.

    Përgjigjiuni
  • Soc.jo rilindas thotë:
    11 Qershor, 2022 te 1:48 pm

    Beni sa te doni borde e mbledhje te ndryshme qeveritare.Popullit ja keni vene litarin ne fyt,me TVSH 20% dhe nuk propozoni qe ne kete situate te veshtire me qene se sipas jush furnizuesit Kane ndryshim ne cmimin e blerjes.te ulet % tvsh se produkteve ushqimere..

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria merr kryesimin e SEECP, Rama: Jemi në qendër të diplomacisë ndërkombëtare
  • Nesër Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime
  • Qeveria në Siri vendos çfarë duhet të veshin gratë në plazh (edhe burrave u ndalohet kjo pjesë e trupit zhveshur)
  • VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
  • I rrezikohet jeta? GJKKO urdhëron burgjet: Mbroni jetën e vëllait të Nuredin Dumanit

Komentet e Fundit

  1. demo në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
  2. Peshkaqeni i prroit t‘Cycenit në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
  3. xyz në Familjet e Mëdha dhe “Opingat”
  4. Phoenix në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
  5. Phoenix në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?