Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtrimet në spitale janë shtuar me 8 përqind pas pandemisë së Covid-19
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shtrimet në spitale janë shtuar me 8 përqind pas pandemisë së Covid-19
KronikeKryesore

Shtrimet në spitale janë shtuar me 8 përqind pas pandemisë së Covid-19

Published: May 4, 2023
Shpërndaje

Për vitin 2022 numri i të shtruarave në spitale u shtua 8% në raport me 2021.

Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 në total numri i të shtruarve në spitale ishte 277,881 paciente. Pas pandemisë së Covid-19, në 2022 ky është numri më i lartë i shtrimeve në spitale. Krahasuar me vitin 2019 shtrimet në spitale janë ulur 10,5%.

Në 2020-n shtrimet në spitale ranë për shkak të frikës nga inflektimet e Covid-19. Mjekët paralajmëruan se pas pandemisë do të ketë rritje sidomos të ndërhyrjeve kirurgjike në zemër si bypass-e, e stent-e coronare, për shkak të problemeve post Covid-19 që duhet të trajtoheshin në kohë.

- Publicitet -

Për vitin 2022 shtimi më i lartë të sëmurëve është për pacientët të trajtuar në kardiologji/kardiokirurgji dhe në spitalet psikiatrike. Shtrimet në kardiologji janë rritur 23% krahasuar me 2021. Ndërsa trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit 17,5%. Mjekët psikiatër edhe me herët trendin rritës së pacientëve në këto spitale e lidhin me shtimin e përdorimit të lëndëve narkotike nga të sëmurët që lenë spitalin pas rehabilitimit.

Për 2022 gjithashtu ka një rritje të kontrolleve për depistimin e kancerit të gjirit (kontroll që shërben për identifikimin ose jo të tumorit). Për 2022 numri i kontrolleve u rrit 43% në raport me një vit më parë. Ndërsa trajtimi me radioterapi për sëmundjet tumorale është shtuar 8,5% krahasuar me vjet.

Mjekja Onkologe Silvana Çeliku pohoi më herët për Monitor se për shkak të frikës nga infektimet me Covid-19 në 2020-2021 shumë gra hezituan të kryenin depistimet për kancerin e gjirit dhe mitrës. Sipas saj pasojat do të ndihen në shëndet, pasi Covid-19 pengoi diagnostikimet e hershme dhe rrezikon shtimin e fataliteteve për të prekurit me lloje të ndryshme të tumoreve.

Sakaq rastet e trajtuara nga njësitë e urgjencës mjekësore në 2022 ranë 81% krahasuar me periudhën paraardhëse, ndërsa shërbimi i personave që përfitojnë Check Up u shtua 1,7 herë më shumë.

Në 8 vitet e fundit për periudhën 2014-2022, fluksi më i lartë i shtrimeve në spitale ka qenë në vitin 2019, me 310,315 të shtruar, ndërsa numri më i ulët i shtrimeve ishte në 2014.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  • Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  • Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Saga e hakmarrjes në Sarandë pas plagosjes së dyfishtë në 2025

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë amerikane vijnë në Tiranë
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?