Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtyhet kompensimi i pronarëve: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shtyhet kompensimi i pronarëve: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
EkonomiLajmi i fundit

Shtyhet kompensimi i pronarëve: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028

Published: December 3, 2024
Shpërndaje

Afati për shqyrtimin e aplikimeve për ish-pronarët si dhe kohëzgjatja e fondit të kompensimit pritet të shtyhen përtej viteve që aktualisht parashikon ligji në fuqi.

Ministria e Drejtësisë ka rishikuar këto afate në një draftligj duke argumentuar se në kushtet aktual Agjencia e Trajnimit të Pronës e ka të pamundur të respektojë afatin fillestar që për shqyrtimin është fundi i këtij viti ndërsa për pagesat fundi i vitit 2026.

Sipas relacionit që shoqëron draftin e nxjerrë për konsultim në nenin 1 të projektligjit përcaktohet ndryshimi i afatit të shtrirjes në kohë të fondit të kompensimit deri në vitin 2028. “Aktualisht, sipas parashikimeve ligjore, fondi i kompensimit prej 50 miliardë lekësh është i shpërndarë në 10 vite pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra deri në vitin 2026. Kjo shtyrje diktohet nga një sërë faktorësh:

- Publicitet -

– Shtyrja e afatit për shqyrtimin e kërkesave deri në 31.12.2027, sipas projektligjit të propozuar;

-Në përputhje me ligjin nr.133/2015, të ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave është e ngarkuar për zbatimin e vendimeve kur ato të marrin formë përfundimtare në kuptim të ligjit, sa i takon vlerësimit financiar të së drejtës së kompensimit apo për ekzekutimin e vlerësimit sipas vendimit gjyqësor.

– Back log-u i dosjeve pranë sistemit gjyqësor;

– Ecuria e proceseve gjyqësore dhe qëndrimit të gjykatave, të cilat përsa i takon trajtimit të kërkesave për njohje pronësie nuk kanë proceduar në të gjitha rastet edhe me vlerësimin financiar të së drejtës së njohur, shtyrja e afatit të vlerësimit financiar deri në vitin 2027, krijon kushtet për vlerësimin financiar të titujve ekzekutiv gjyqësor nga ana e ATP-së.

Pra, në përputhje me këtë dispozitë, ATP-së i krijohet mundësia që të vijojë me ekzekutimin e vendimeve dhe kompensimin deri në 31.12.2028”, thuhet në relacion.

Në parashtrimin e bërë sa i takon arsyes pse ende kërkohen disa vite të tjera për shqyrtimin e dosjeve qeveria argumenton se sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2022 në ligjin nr.133/2015, Agjencia e Trajtimit të Pronave filloi hetimin administrativ për shqyrtimin e 7000 dosjeve të patrajtuara për njohje pronësie, për të cilat ka kryer procedurat e njoftimit të subjekteve për plotësim dokumentacioni.

“Aktualisht, rezulton se ATP ka në proces shqyrtimi 5862 dosje dhe 1197 praktika, në total 7059, nga të cilat 705 dosje/praktika të rikthyera për trajtim.

Në lidhje me procesin e vendimmarrjes, ATP ka përmbyllur aktualisht procedimin administrativ, duke marrë vendim për 115 dosje ose 1.6% të kërkesave ende të patrajtuara, ndërsa ka filluar procedurat e njoftimit për plotësim dokumentacioni për rreth 2900 kërkesa për njohje pronësie ose 41.4% të dosjeve/praktikave”, thuhet në dokument. ATP duket se e ka të pamundur të përfundojë procesin sipas afatit për shkak edhe të disa faktorëve të jashtëm që lidhen me plotësimin e dokumentacionit ku disa konfirmime nga institucione të treta kërkojnë 3-6 muaj.

“Duke marrë në konsideratë kohën e mbetur në dispozicion, referuar treguesve të performancës, kapaciteteve të burimeve njerëzore, kompleksitetit të procedimit si dhe kërkesave ligjore për përfundimin e procedimit administrativ, paraprakisht vlerësohet se objektivi ligjor për trajtimin e plotë të dosjeve të patrajtuara brenda datës 31.12.2024, nuk mund të realizohet.

Këto përfundime, mbështeten në faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, të cilët kanë kushtëzuar vendimmarrjen e ATP-së, duke projektuar si objektiv të arritshëm maksimalisht rreth 700 vendime deri në fund të vitit 2024, ose 10% të dosjeve të patrajtuara”, thuhet në relacion.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben says:
    December 3, 2024 at 8:19 am

    hajde robt ku ti keni, ilace per femijet ju befshin parate qe keni grabitur.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    December 3, 2024 at 9:45 am

    Tallen tash e 34vjet dhe nuk kanë të sosur. U larguan nga jeta pronarët, bijtë e tyre, nipërit e tyre po largohen dalë nga dalë dhe tani pronarë të gjithë të Shqipërisë u bënë Sali Berisha, Ilir Meta dhe zvarranikët rreth tyre. Ku do t’i gjejnë kompensimin e tyre, do tua marrin përsëri popullit duke ja rritur taksat dhe hajdutët përsëri do të pasurojnë fëmijët dhe nipërit e tyre. Kjo është tallja e vazhdueshme me Shqipëtarët. Zhdukja e bandave kriminale politike është detyrë e SPAK. Populli është falenderues ndaj SPAKUT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan
  • KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Rama për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro në minutën e fundit, por Shqipëria fiton 100 milionë
  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  2. Tirana 1967 on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  5. Ela on Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?