Seanca paraprake për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla është shtyrë.
Raportohet se shkak për shtyrjen u bë mungesa e prokurorit të çështjes, Elvin Gokaj.
Memolla nuk u paraqit sot në SPAK, por u përfaqësua nga avokati i tij.
Mbi të rëndon akuza e korrupsionit në zgjedhje, pas publikimit të një audio, ku Memolla i kërkonte një elektricisti të mos ndërpriste energjinë në një familje, në këmbim të votave.
Ngjarja u regjistrua në muajin mars të këtij viti, 2 muaj para zgjedhjeve vendore.
p.k\dita