Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtyhet seanca për Veliajn, kryebashkiaku dhe bashkëshortja do të bëjnë mbrojtjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtyhet seanca për Veliajn, kryebashkiaku dhe bashkëshortja do të bëjnë mbrojtjen
AktualitetKronike

Shtyhet seanca për Veliajn, kryebashkiaku dhe bashkëshortja do të bëjnë mbrojtjen

Published: December 5, 2025
Shpërndaje

U mbajt këtë të premte, më 5 dhjetor, seanca paraprake e radhës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, e cila u shty për në datën 12 dhjetor.

Në seancën e ardhshme pritet që GJKKO të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do ti kthehet SPAK-ut për hetime të mëtejshme ndërsa nga të pandehurit, mbeten pa bërë mbrojtjen Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë, të cilët do të dëgjohen në seancën e rradhës.

Në ndryshim nga seanca e kaluar, kryebashkiaku nuk është paraqitur personalisht, por përfaqësohej nga avokati i tij.

- Publicitet -

Kujtojmë që në seancën e datës 2 dhjetor, kryebashkiaku i Tiranës u paraqit fizikisht në gjykatë ndërsa kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, kërkesë e cila u pranua.

Veliaj tha se nuk ka pasur asnjë mundësi të kuptojë akuzën ndaj tij dhe të përgatitet për mbrojtjen, duke shtuar se e drejta për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Më herët, Veliaj i është drejtuar GJKKO-së për të marrë një kopje fizike të dosjes, në mënyrë që të përgatitet për mbrojtjen duke argumentuar se nuk i është lejuar të lexojë asnjë faqe dhe se USB-ja që iu dorëzua avokatëve nuk mund të përdoret gjatë paraburgimit.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt, duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën “arrest me burg”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar
  • Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
  • Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, takim edhe me shqiptarët
  • Tension para Speciales në Hagë, Policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
  • Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

Komentet e Fundit

  1. albi on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  2. demo on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  3. L.H on Gjyqi i Historisë
  4. demo on Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  5. Rona rona oeperona, ikin paret si milingona on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?