Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shumë trafik?! Në rrugët e vendit u shtuan 71 mijë automjete në 9 muaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shumë trafik?! Në rrugët e vendit u shtuan 71 mijë automjete në 9 muaj
EkonomiLajmi i fundit

Shumë trafik?! Në rrugët e vendit u shtuan 71 mijë automjete në 9 muaj

Published: October 30, 2024
Shpërndaje

Për periudhën janar-shtator 2024 në rrugët e vendit janë regjistruar 71.4 mijë mjete të reja, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT. Nga këto, rreth 60 mijë ishin autovetura.

Deri në shtator numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Shtator 2024, rezulton 939.152 mjete.

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,8 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,0 %) dhe “Motor” (5,7 %).

- Publicitet -

Sipas INSTAT, gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606* km, klasifikuar sipas kategorive, si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2 % të gjatësisë së rrjetit rrugor.

Tirana ka më shumë automjete

Në tremujorin e tretë 2024, numri më i lartë i mjeteve rrugore është në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,9 % të mjeteve rrugore gjithsej në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,5 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej.Mercedez Benz, akoma mbizotëron

Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,0 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 16,3 % dhe “Daimler Chrysler” 8,2 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2024, janë regjistruar për herë të parë 26.183 mjete rrugore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të parë, përqindjen më të madhe e zënë “Autoveturat” me 84,8 % dhe “Motor” me 7,9 %.

Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, është në qarkun e Tiranës, duke zënë 38,9 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e tretë 2024.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, janë qarku Gjirokastër me 1,4 % dhe qarku Dibër me 2,1 %.

Volkswagen po shton dominimin

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21,4 %, e ndjekur nga marka “Mercedez Benz” me 17,6 %.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letërkëmbimi pasionant mes Albert Kamy dhe Simone de Beauvoir, dy prej mendjeve më brilante të një shekulli
  • Protestat në Tiranë, reagon OKB: Ndalni dhunën, palët të angazhohen në dialog
  • Policia largon autobotin e ujit, komandanti i FNSH: Ju vaftë mbarë, vazhdoni në mënyrë paqësore
  • Gjykata lë në burg një protestues, arrest shtëpie për gjashtë të tjerë
  • ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  2. Saliu i Fundit on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  3. Sh on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  4. Kokpalari 21 janarit on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  5. Kris sumën on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?