Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shumë trafik, por Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve në Europë, në raport me popullsinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shumë trafik, por Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve në Europë, në raport me popullsinë
AktualitetEkonomi

Shumë trafik, por Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve në Europë, në raport me popullsinë

Published: December 30, 2022
Shpërndaje

Ndonëse në Tiranë dhe në disa rrugë ndërlidhëse kryesore të vendit, si Tiranë-Durrës apo Milot-Fushë Krujë ka pothuajse gjithmonë shumë trafik, mbingarkesa nuk duket se vjen shumë nga numri i lartë i automjeteve.

Të dhënat e fundit të INSTAT në Vjetarin Statistikor Rajonal tregojnë se Shqipëria është shteti i Europës që ka më pak automjete në raport me popullsinë, së bashku me Kosovën. Të dhënat për shkallën e motorizimit tregojnë se vendi, në vitin 2019, vendi kishte rreth 190 automjete për 1 mijë banorë, nga 520 automjete që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Në nivele të ngjashme me Shqipërinë është edhe Kosova, me rreth 180 automjete për 1 mijë banorë. Nivelin më të lartë të motorizimit në rajon e ka Mali i Zi, me 320 automjete për një mijë banorë, e ndjekur nga Serbia (rreh 300), Bosnjë Hercegovina (270), Maqedonia e Veriut (200). Të dhënat i referohen vitit 2019.

- Publicitet -

Durrësi, qarku me më shumë automjete

Në qytetin bregdetar të Durrësit është shumë e vështirë që të gjesh parkim, ndërsa trafiku rëndohet më shumë në verë dhe për festat e fundvitit. Qarku i Durrësit mban rekord për numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë. Sipas INSTAT, në këtë qark ka 279 automjete për një mijë banorë.

Në vend të dytë është Lezha, me 258 automjete, e ndjekur nga Gjirokastra me 237.

Në kryeqytet, ndonëse është përqendruar gati një e treta e popullsisë, shkalla e motorizimit është e katërta më e lartë, me 230 automjete për një mijë banorë.

Numri i automjeteve në rritje të vazhdueshme

Sipas INSTAT, në vitin 2021, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 740.669 mjete, nga 676.811 mjete të regjistruara deri në vitin 2020, duke u rritur me 9,4%.

Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,1%), “Automjetet për transport të përzier ” (6,7%) dhe “Motor” (5,1%),

Në vitin 2021, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 212 krahasuar me 190 në vitin 2020 duke u rritur me 11%.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për 10 mujorin 2022 janë regjistruar gjithsej 54 mijë automjete, nga të cilat 44 mijë ishin autovetura.

51% e mjeteve të regjistruara erdhën nga Gjermania e Italia (nga rreth 13-14 mijë secila).

Benz nuk është më i preferuari

Në stokun total të automjeteve në vend, Mercedes Benz vijon të jetë mbizotërues. Sipas të dhënave të tjera të NSTAT, që i referohen fundit të vitit 2021, nNdër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz” (18,2%), e ndjekur nga “Volkswagen” (17,5%) dhe “Daimler Chrysler” (10,9%).

Por, preferenca vitet e fundit duket se ka kaluar te mjetet më ekonomike. Sipas të dhënave të DPSHTRR, për 10 mujorin 2022, rreth 23% e automjeteve të regjistruara në vend ishin të markës Volkswagen. Benz Mercedez ka kaluar në vend të dytë, me 17%, e ndjekur nga Audi me 9.4%, Ford me 7.4% dhe Toyota me 7.3%.

Vijojnë të mbizotërojnë automjetet e vjetra, ku 52% e makinave të regjistruara rishtazi në 10 mujorin 2022 janë të vitit të prodhimit midis 2005 dhe 2009.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Detari says:
    December 30, 2022 at 9:33 am

    albanistoni si shtet tipik musliman ska trena. shto ketu dhe rruget mos me keq.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    December 30, 2022 at 9:45 am

    Ka trena, o Detar, por i kanë futur në p!dh të sat’ëm dhe vështirë se dalin.
    Sa për cilësinë e rrugëve, në 2022 mori çmim si shteti me rrugët më cilësore në rajon.

    Reply
  • Detari says:
    December 30, 2022 at 3:39 pm

    @moisi, te djek se je islamut apo se ska albanistoni trena si gjithe bota? Ate qe quan ti autostrade ne albaniston mund ta krahasosh me nje rruge fshati ne greqi, pa lere pastaj urbanistiken e kryeqytetit Teheron

    Reply
  • Aldrin says:
    December 30, 2022 at 4:24 pm

    o budallenjte e gazetes, nuk ka nevoje per presje pas Europes.
    Ka numer te ulet automjetesh, po ka dhe rruget me te vogla se gjithe Evropa. Mjafton te ecesh 20 min ne kembe, dhe i ke pershkruar te gjitha vendet ku do te vesh, le me rruget pastaj qe jane lemeri

    Reply
  • Antidiplomati says:
    December 30, 2022 at 5:11 pm

    Po pse esht tregus i mire te kesh shum makina??!! Te kesh cu pare per lesh neper Europe na qeka tregus i mire?
    Kjo tregon edhe i here nivelin e mases mrena kafkes!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?