Nga Blendi Kajsiu
Pas marrjes së ishullit më të rëndësishëm dhe më të bukur shqiptar nga Jared Kushner, dhëndër i presidentit Trump, vihet re një nxitim i socialistëve për ta paraqitur investimin politik të Ramës si një investim strategjik për ekonominë shqiptare.
Sipas kësaj narrative Sazani është një shkëmb pa vlerë që Kushner do ta kthejë në mrekulli turistike që do zhvillojë imazhin dhe turizmin shqiptar përtej imagjinatës sonë të varfër.
Është interesante të vësh re se sa herë pushteti socialist i dhuron investitorëve strategjik ndërkombëtar, dhe partnerëve të tyre lokal, ndonjë llokmë Shqipëri, hapi i parë është zhvleftësimi i llokmës.
Në rastin e portit të Durrësit kryeministri Rama dhe propaganda e rilindjes nuk reshti se përshkruari portin më të madh të Shqipërisë si një qendër të qelbur pisllëku, kontaminimi, dhe si një turp në zemër të qytetit bregdetar.
Aq sa të krijohej përshtypja që investitori arab që e mori falas këtë truall të pisët në zemër të Durrësit dhe të Shqipërisë po na bënte një nder të madh. Vetë kryeministri na thoshte se me zor e kish bindur Alabarin ta merrte atë copë të qelbur trualli në mes të Durrësit, për të cilën, me sa duket, askush tjetër nuk kish interes.
A thua se durrësakët dhe shqiptarët kishin vite që me zor prisnin të hiqnin qafe qindra mijëra metra katror bregdet në zemër të Shqipërisë.
Sot me ishullin e Sazanit përsëritet e njëjta rrëfenjë e çuditëshme sipas të cilës Sazani nuk është veçse një shkëmb djerrë, me gjarpërinj, shkurre dhe ndryshk ushtarak.
Shyqyr që kryeministri Rama gjeti një tutkun tjetër për t’ia ngecur Sazanin tonë shterpë, të cilin vlonjatët dhe shqiptarët me zor po prisnin ta hiqnin qafe.
Po t’i besosh propagandës rilindase nuk ishte fare e nevojshme të bëhej një diskutim publik mbi fatin e aseteve strategjike si Porti i Durrësit, Sazani dhe Zvërneci. Mjafton që këto “plehëra” t’ia ngecnim ca miliarderëve naiv si Alabari apo Jared Kushner, që do ti zhvillojnë ato për interesin tonë.
Këtu nuk mund të mos ndalojmë pak për të kundruar me kërshëri adhurimin që kanë socialistët shqiptar për miliarderët. Turizmi elitar, portet e jahteve, investitorët strategjik, janë refrene që ata dhe simpatizantët e tyre përsërisin vazhdimisht në mediat tona.
Adhurimi i “socialistëve” për turistat miliarderë dhe me jahte tejkalohet vetëm nga përçmimi i tyre për “turistët ordinerë”, siç janë ata që vijnë nga Kosova apo nga lindja.
Sipas kësaj narrative Shqipërinë mund ta zhvillojnë vetëm miliarderët e huaj si Kushner, në bashkëpunim me milionerët tanë lokal, duke e blerë atë pjesë-pjesë për të ndërtuar rezorte super luksoze dhe ekskluzive ku qytetarët e thjeshtë shqiptarë mund të hynë vetëm si kamarierë, pjata-larës dhe pastrues.
Problemi është se bota është e mbushur me shembuj rezortesh e investimesh luksose nga miliarderët më të fuqishëm të globit që rrethohen nga mizerja. Ndoshta shembulli më i mirë është ishulli i famshëm i Hauait ku jetojnë dhe kanë investuar miliarderët kryesor të globit, që nga Mark Zuckenberg deri tek Operah Winfrey.
Pavarësisht miliarderëve pafund që ka tërhequr, dhe investimeve që ata kanë kryer, Hauai sot mbetet një nga shtetet më të varfra të SHBA-ve, me nivele rekord varfërie dhe të pastrehësh. Turizmi super-elitar me kapital të huaj i ka çuar çmimet në stratosferë ndërkohë që rrogat e banorëve vendas, që janë reduktuar në kamarierë dhe pastrues, nuk janë të mjaftueshme për të blerë banesë apo për të bërë një jetë të denjë.
Pa përmendur faktin që turzimi elitar, si ai që është zhvilluar në Hauai, është i paqëndrueshëm sepse rezortet super luksoze harxhojnë sasi të frikëshme uji dhe energjie elektrike, sidomos gjatë verës kur këto burime janë të kufizuara. Kjo do të thotë që shpesh këto investime super-elitare përkeqësojnë krizat energjitike dhe ujore që janë bërë gjithnjë e më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Ajo që na mëson rasti i turizmit elitar në Hauait, por edhe rastet e plot rezorteve super-luksoze në detin Karibe dhe në Amerikën Latine, është që turizmi elitar dhe ekskluziv që kontrollohet nga investitorë të huaj të fuqishëm shpesh e rëndon situatën ekonomike të banorëve vendas, sepse rrit çmimet, eleminon hotelerinë vendase, teksa prodhon punësim të cilësisë së ulët për ta.
Ndërkohë kontributi i këtij lloj turizmi në buxhetin e shtetit shpesh është i vogël sepse investitorët strategjik janë aq të fuqishëm dhe të lidhur me qeverinë saqë paguajnë pak ose aspak taksa në buxhetin e shtetit. Nuk është çudi që së shpejti të mësojmë se Jared Kushner me statusin e investitorit strategjik nuk do paguajë fare taksa në 5 apo 10 vitet e para të aktivitetit të rezortit të tij. Si mund ti kërkojmë taksa një investitori që po sakrifikon kaq shumë për Shqipërinë duke u bërë pronar i një ishulli plot ferra dhe gjarpërinj?
Të kuptohemi, nuk jam kundër zhvillimit turistik të Sazanit, Zvërnecit apo të Portit të Durrësit. Ama idea që ky zhvillim mund të vijë vetëm nga Alabari dhe Kushneri në bashkëpunim me oligarkët vendas është propagandë politike dhe jo një realitet ekonomik.
Zhvillimi i turizmit elitar dhe ekskluziv që propozon Rama, Kushner dhe oligarkët tanë është një turizëm përjashtues që i redukton vendasit në kamarierë dhe pastrues dhe jo në pronarë dhe përfitues direkt të pasurive të tyre natyrore.
Ekzistojnë plot shembuj të një turizmi më përfshirës, më autentik dhe më të qëndrueshëm se ai i tipit Hauai. Ka shembuj si ishujt Ibiza apo Mallorca ku banorët e varfër të ishullit u transformuan në sipërmarrës turistik dhe përfituan në mënyrë direkte nga bumi turistik i ishullit të tyre.
Eksperienca të tilla mund të përsëriteshin edhe në Shqipëri. Në vend të një investitori strategjik, si Kushner apo Alabar, Sazani, Zvërneci dhe Porti i Durrësit mund të hapeshin ndaj qindra investitorëve lokal të vegjël dhe të mesëm. Natyrisht me planifikimin dhe investimin në infrastrukturë të qeverisë qendrore.
Në vend që Sazani të bëhet Hauai ai mund të bëhej Ibiza. Në vend të një investimi të mbyllur, jo transparent dhe përjashtues mund të zhvillohej një turizëm i hapur dhe përfshirës. Në vend të 300 kamarierëve dhe pastruesve shqiptarë, Sazani, Porti i Durrësit dhe Zvrneci mund të prodhonte 300 sipërmarrës shqiptarë, të mesëm, të vegjël por edhe të mëdhenj.Në vend të një rezorti të madh dhe super-elitar ku shqiptarët nuk shkelin dot dhe ku miliarderët pushojnë brenda një kafazi të artë, mund të kishim dhjetëra hotele të vogla, ekologjike dhe autentike që mund të shijoheshin nga të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj, edhe pa qenë milionerë.
Ky po do ishte një investim strategjik dhe përfshirës, me impakt madhor në ekonominë lokale dhe në xhepat e qytetarëve. Ajo që na ofron qeveria Rama është thjesht një investim politik ku përfituesit kryesor janë Kushner, partnerët e tij lokal dhe pushteti i kryeministrit Rama që tashmë ka garantuar dashamirësinë e Trumpit.
Për shqiptarët e bregut të mrekullueshëm të Jonit tonë spektakolar, Sazani do jetë një ëndërr e ndaluar që rrit cmimet, konsumon ujë dhe energji dhe prodhon punësim mediokër për shumicën dërmmuese të tyre. Ata e dinë shumë mirë që Sazani është shumë me tepër se një shkëmb me gjarpërinj, ai është një mrekulli e natyrës që tashmë do mund të shijohet vetëm nga milionerët.
Ky është turizmi që na propozon qeveria jonë “socialiste”.
Vec BRAVO !!
Ouuuuuuuuu, ç’ju gjeti ju qe po kritikoni Kryeministrin tone lavdiplote qe mendon vetem per te miren e popullit inteligjent shqiptar?
Kam vite qe lexoj Diten, perdit kritikohet Rama
Puna eshte kush e zevendeso ket?
Per dite kritikohet RAMA????? Mos lexon ndonje DITA tjeter ti o Vlora 97. Pastaj kush e zevendson, eshte problem tjeter. Nje plak i mencem ka thene meqe s’kemi buke nuk domethene se do te hame bajga.
Sazan e Karaburune
Jane Vatanet e mija,
Do ti marr se s`eshte pune.
Eshte e Jona Shqiperia!
Ki adriatiku ndjere
Pse s`ben vale kete here?
Vale,dallge dhe fortune?
Sepse Vlorene e zune,
Topat ne Sazan i prune
Kundreq Kanines i vune.
Ti Sazan e ti Kanine,
Ku e kini bukurine?
Pse nxini kaqe nashtine?
Sikur ju hodh Mavrine?
A pse shihni Italine?
Moj Vlore e bukur ne grope
moj Vlor-o
Skel e pare ne Evrope!
C`te kane shiture tyt Zote,
5 a 6 kaninjote
Festekuq e rrobacohte.
O MOJ VLORE E BUKURA VLORE
ME SAZANE DORE ME DORE
Vijne Bota te shukojne
Kerkojene te te Zaptojne
Por Ti mos u tremb moj Zonje,
Se ke djemte,qe s`te leshojne.
Piacentini dha kumande
kerkon Vloren dhe Sazane,
O burra,o shqipetare!
O burra.t`u veme zjarre!
C`e dha kumande Selami
O djem se iku Vatani,
Vloren me gjak ta lani!
C`i hypi Osmeni kalit
Beri poshte buzes se malit.
Dergon karte Xheneralit
DIL STERESE E JO LIMANIT
BRESHKAMADHI I BRESHKAMADHIT
Te shohc te zot e Vatanit.
Bien per ty ketp kembana
Edi Rama!
Aty kane qene ,jet e mot Veriu , bregdeti , qytet turistike . Askush nuk pati kthyer syte mbi keto perla , qe u transfermuan ne xhevaire territoriale . Aty ishte dhe Pogradeci dhe Dumbreja . Pse nuk e shkrove atmot , kete shkrim ? Kur nuk behet transfete te medha turistike eshte rrastii Sazanit dhe i gjiut te Durrsit, te jesh i sigurte , ti autor , se ashtu kane per te mbetur me shekuj . Sic pat mbetur e gjithe shqiperia turistike . Se si ndryshoi dhe c’te ardhura jep , hidhu nje sy shifrave . Jetojme ne periudhen globale . Varet nga shteti si do te taksoi sipermarresit . Ne qofte ndonje shtet alla Sali, asnje vlere , nuk merr dimensionet kohore . Te ndryshosh Sazanin , ke kthyer shkembinjte ne flori . Floriri nuk gjendet ne karre . Duhet investim serioz . Kushner e ka kete aftesi . Njef ti ndonje tjeter? Investimi eshte jo vetm kapital , por dhe fantazi . Shkrimi yt , nuk thote te duhuren .Eshte hartim . Zgalem
Nuk eshte hartim zoti “zgalem” por pisllek nga
ky gazetar qe edhe pse eshte i mire-edukuar behet pjese e toksikeve te mediave shqipfolese…Eshte po ky analist qe ka ka bere nje artikull te ndyre para dy vitesh ne janar 2022 me titull ”
Berishën nuk e mundi Basha, por PD-ja”..dhe kam replikuar me kete person duke i thene qe Usaliu ka kartabjanke speciale nga Amerika dhe do munde jo vetem PD..jo vetem Bashen por dhe disa ambasadore amerikane….Eshte koha qe ky Kajsi Kolumbie te beje nje artikull pse Berisha perdhosi dhe komandon PD dhe jo te gjuaje Edi Ramen poshte rripit mesit turp !
Vizioni i Ramës për zhvillimin i vëndit është ai një njeriu mediokër . Megallomania e tij , arroganca e tij , snobizmi , servilizmi i pështirë ndaj të huajve të fuqishëm , janë bërë të padurueshme . Si në formë dhe në përmbajtje tek ky njeri s’ka asgjë shqipëtare ..
Ky njeri mund të që i mirë si një piktor në një ndërmarrje komunale , por kurrë në krye te vëndit .
Sazani i vë vulën tradhëtisë së tij .
Bravo Kajsiu !
Edi Rama kerkon te laje mutin me shurre.Po e fut Territorin e Republikes Shqiprise ne nje Katastrofe nga e cila zor se mund te dale.Falja e Territorit te Ishullit te vetem te Shqiprise ka kosto me te Larte se Baza e Pasha Limanit ofruar Sovjetikeve.
Sazani eshte Katastrofe ku futesh dhe nuk del dot me. Mediat Amerikane dhe EvroPerendimore kane paralajmeruar.
Sipas New York Times Rama dhe Vucici po i falin Territore per Bysnes Dhenderit kushner per te fituar perkrahjen e presidentit Trump.Te dy keta birbo Ballkanike jane ne llogarine e Ambasadorit Grenel,qe sherben si ure lidhese dhe solli Ciftin kushner per te vizituar Rivieren Shqiptare.Parlamenti me kartonat e socialisteve perjashtoi Zonat e Mbrojtura ku futet Sazani dhe Presidenti fasulo firmosi ne fshehtesi dy Vendime per perjashtimin e Sazanit si Zone Ushtarake.
Dmth.Avanpostin Keshtjellen Natyrore,qe Natyra i fali Shqiperise,ky ish ushtarak e Eleminon jo me bomba dhe raketa,por me dy firma te paturp,qe do ti rendojne edhe ne varr.Llafollogjite per te justifikuar KETO GJEMA,I KA MARRE PERSIPER XHAMBAZI EDI RAMA,qe flet per shkurre nper gjarperinj,per teneqera te ndryshkura sovjetike,,se kete ka Zanat,,Ky ,dmth,Edi Rama e ben te bardhen ,te Zeze dhe katranin,zbardhellon,.Fryn bulcite e trumbeton/qe katrani zbardhellon.
GJARPERI ME I ZI NE SAZAN ESHTE EDI RAMA.
Po e fut Shqiperine ne nje humnere nga ku nuk mund te dale,.
Vlora me Sazan e Karaburune shpetoi ne 1920,se kishte burra.
Sot me Babale,i ha mutin Kushnerit dhe Trapit.
Ikë o demo mjaft na çave bythën . Jetojmë në kohën e globalizmit dhe nacionalizmat dhe patriotizmat fallco nuk pinë ujë . Askush nuk po na i merr as Sazanin , as Karaburunin , aty do të mbeten përjetësisht , por më të bukura , më funksionale , zona turistike të rangut të lartë me 5 yje , që do t’i sjellin shtetit të ardhura të konsiderueshme dhe do të ngrenë më lart në botë emrin e Shqipërisë . Kjo nuk po ndodh vetëm dhe për herë të parë në Shqipëri . Ndërtimin dhe lulëzimin e bregdetit të famshëm dalmat të Kroacisë , shoqëri të huaja gjermane e france e kanë ndërtuar dhe kur I përfunduan , nuk i morrën me vete në Gjermani e Francë . Ishujt e mrekullueshëm të Kroacisë , atje ku ishin janë dhe Kroacia përfiton 20% të të ardhurave buxhetore vetëm nga turizmi . Shumë resorte , hotele e infrastruktura në Ishujt grekë , Mikonos e të tjerë , janë ndërtuar nga shoqëri italo – franceze . E njëjta gjë ka ndodhur edhe në resortet turke , kompani të huaja i kanë ndërtuar . Çfarë dobie ka vendi dhe shqiptarët nëse Sazani mbetet kështu si është ? Po pse Kushneri do t’ja shkëpusë Sazanin nga kufijtë Shqipërisë dhe do t’a shpjerë në Amerikë ? Leri o demo , t’u mbylltë e mëndjes ato vjersha patriotike të kohës së qepës , kur thotë i- haleja , kërkon të na zgjosh ndjenjat patriotike ti , sikur po na kërcënon ndonjë armik si imperializmi amerikan për të na pushtuar vëndin .
Sa për atë Katiun , është e kotë t’a lexosh , dihet se çdo të molloisë . Sikur Rama me flori të shtrojë rrugët e Shqipërisë , Katiu përsëri do t’a shajë e do ankohet “nuk e ka shpërndarë mirë floririn Rama , duhet të shtronte dhe rrugët dytësore” . Të thuash që Rama është mediokër , servil , i pa aftë , pasi ka fituar 11 palë zgjedhje dhe pritet t’i rrumbullakosë në 12 , më 11 Maj , i bën të buzëqeshin me tallje ndaj Katiut , të paktën një milion shqiptarë .
Or Dashii,mor ti sikur je Belinda me Agacin qe ruajne shefin me cader mos i bjere ndonje sterkite.
Po lexoje Kajsiun me lart.Marreveshja e fshehte per Sazanin do te jete nje kontrate skllaveruese per Shqiptaret,Te ka sjelle shembulin e Hawait.Per banoret e Vlores,do te jete ENDERR E NDALUAR dhe shqiptarin me 600 mije leke rroge ne muaj(600 dollare),DO te jete si Hawai per vendasit,,do jete si kolonia angleze Hong kong per kinezet 99 vjet,dhe kolonia portugeze e Makaut,.Por ajo eshte Kine,qe Trondit Boten qe i rimori perseri,,kurse Ti je nje bythe stani me 1,5 miljon banore,sa nje fshat kinez dhe Sazani dhe Zverneci do jene si Blloku,si kompleksi Prestixh resort i malokut te Skraparit,ku duhet te kalosh me shallupa nga deti per te shkuar ne Qerret.Or edhe me keq,.ZONE E NDALUAR PER SHQIPTARET.qe do te shkeputen nga territori Shqiprise,,Rama nuk eshte as Greqia,as Kroacia,Eshte nje qehaja i neveritshem,qe ka nenshkruar kontrata skllaveruese,shkeputje territorjale te Atdheut,qe do tii kushtojne ketij populli ne shekuj.
Dashi ,e kupton qe ti ne vend te mbrosh Edi Ramen je duke ia futur shume thelle.
Po thua qe ne Kroaci shteti nga keto busnes te huaja fiton 20%.
Dakort.E lexove sot qe qeveria Rama I perjashton keto busnes nga taxa per 10 vjet?
Pra shkurt pasuron te pasurit.
A mundet qe nje parti te mbaje emrin ” Parti socialiste ” dhe te favorizoje super te pasurit ?
Keto jane cudira shqiptare.
nje replike miqsore me zotin “demo”
e kam fjalen kur thua qe ::::Vlora Sazan e Karaburun u shpetuan ne 1920,, se kishte burra….ect,””’Per dijeni Qazim Koculi ishte komandanti i hedhjes italianeve ne det dhe ishte Hero ne ate kohe….por me vone ju lepi Zogut….dhe pak me vone ju lutet italianeve te shpetonte Shqiperine nga Zogu i kurves si e quante ai…me vone hyri ne qeverine fashiste..me vone qeveria fashiste e coi ne Vlore te bente zap ” kamunistat” por deshtoi me turp dhe e egzekutoi dibrani Halil Alia si pule… PRANDAJ POPULLI KENDONTE…KOCULI MORE KOCULI VETE I PERZURI ,VETE I PRURIFaleminderit !
Demo shkruan ” Marrveshja e fshehtë për Sazanin do të jetë skllavëruese për Shqipërinë”
Së pari demo , akoma nuk ka ndonjë marrveshje , por vetëm një dakordësi në parim nga të dy palët . Së dyti , asnjë marrveshje nuk mbetet e fshehtë , sepse është e ndaluar me kushtetutë të bëhen marrveshje të tilla të fshehta , por edhe po të duash t’a fshehësh , sot , në kohën e inteligjencës artificiale , të zbulojnë edhe ku po e pi kafenë demua në këtë moment dhe sa para ka , në xhepin e majtë . Së treti , Se sa “skllavëruese” për Shqipërinë do të jetë kjo marrveshje dhe kontrata që do të nënshkruhet , do të duket kur të bëhet kontrata , e cila me siguri do të publikohet nga qeveria e masmedia . Deri më sot , nuk ekziston asgjë e nënshkruar nga palët . Ti demo , më rekomandon të lexoj Kajsiun , që sigurisht e lexova . Po mirë , kush është ky Kajsiu , përfaqësues i qeverisë apo i palës se Kushnerit që e ditka kaq mirë se si do të jetë kontrata ? Po mirë o demo , kaq budalla është Rama që të falë tokë shqiptare të huajve , nuk ka frikë ai se do të përgjigjet para drejtësisë një ditë ? Kaq guximtar na qënka ky Ramë , sa të shkelë kushtetutën e vëndit ? Nuk paska frikë nga burgu ky kryeministër ? Ti demo thua që , për shqiptarët do të jetë e ndaluar të shkojnë në Sazan , sepse do të jetë si një farë “blloku” i komunizmit . A je në vete , demo ? Së pari , Resorcet turistike të Kushnerit do të zenë gjithsej një të tetën e Sazanit , pjesa tjetër do të jetë e lirë për shkure , gjarpërinj , lepura e çfarë të duash ti . Së dyti , kush të ndalon të pushosh në këto hotele e plazhe , qofsh shqiptar , grek , francez , italian apo gjerman , mjafton të kesh pare . Ti thua që një shqiptar me 600 mijë lek të vjetra rrogë , nuk mund të shkojë e të pushojë në Sazan . Sigurisht që jo , 90% e shqiptarëve nuk mund të shkojnë , po do të shkojë Samir Mania , Tom Doshi , Luca e të tjerë , kush I ka mundësitë . Në Tiranë po ngrihen grataçiela e hotele luksoze , si p.sh. , hotel Maritimo me 5 yje . Ke vajtur ndonjëherë ti demo të flesh apo të hash në këtë resorc ? Asnjëherë . Madje asnjë shqiptar , me përjashtim të atyre që përmënda më lart nuk ka shkuar në Maritimo . Tani , si thua ti , të presim të rriten rrogat e shqiptarëve pa të fillojmë të ndërtojmë resorce me 5 yje ? Po të pasurit e botës , po edhe të Shqipërisë , ku do t’i vemë ? ….vazhdon …
Dash.
E di ti se sa para kane keta te pasurit tane ?
Jane me te pasur se Musk.
Parate e tyre I perdor bota nga bankat ku I kane fshehur.
Prandaj Dash mos hyre ne kete linje te parave.
…Vazhdimi….Ti demo , edhe pse je , apo hiqesh si i dhathtë , sipas rastit bëhesh edhe i majtë , madje ekstremist i majtë , si në rastin e Sazanit . Vetëm komunistët janë kundra pasurisë dhe të pasurve , sepse gjoja mendojnë për të varfrit, për ata që marrin 650 mijë lek në muaj dhe Rama , sipas partisë që përfaqëson , duhet të kishte pikërisht mendimet e tua të majta , madje këtë shpesh ja kërkon edhe elektorati i tij , po ja që Rama është i djathtë , madje shumë më i djathtë se ty demo . Ndërsa ti demo gjithçka e bën , sepse nuk e do Ramën . Është e drejta jote të duash apo të mos duash një person, qoftë ky edhe kryeministri i vëndit dhe ke të gjithë të drejtën e Zotit t’a kritikosh sa të duash ti për gjërat që nuk je dakord , por ama t’a shash e ofendosh me fjalët më të ndyra një person , kur e di shumë mirë që , ai person as të lexon e as mund të të përgjigjet , kjo o zoti demo nuk është burrëri , por viliakëri .. Natyrisht që këtë e bëjnë pothua të gjithë komentuesit shqiptarë , gjë që s’tregon tjetër veçse kulturën e munguar , edukatën dhe mëndjelehtësinë e një populli . Por , le të hidhemi në temë . A nuk më thua , o demo , në këto 35 vjet çfarë të mirë ka parë Shqipëria nga braktisja dhe lënia në këtë gjendje që është , ishullin e Sazanit ? Pse të mos shfrytëzohet ky ishull , natyrisht me përfitim të shtetit shqiptar dhe të investitorit ? A e di ti demo , se sa hotele turistike madheshtore kanë ndërtuar dhe po shfrytëzojnë të huajt në Tiranë , Durrës , Sarandë ? Sa të duash . Po a fiton shteti nga këto hotele ? Sigurisht që po . Tani , këto toka ku kanë investuar këta të huaj , nuk quhen më toka shqiptare , ja shitëm të huajve ? Demo , shqiptarët akoma nuk e njohin kapitalizmin dhe ligjet e tij , sidomos kush e ka jetuar kohën e diktaturës , si puna jote . Në të gjithë botën kapitaliste , investohet në çdo shtet ku leverdia është e dyanshme , pa u konsideruar fare se nga vjen e çfarë nënshtetësie ke , mjafton të kesh euro e dollarë , ndërsa kufijtë shtetërorë nuk ndryshojnë nga investimet private të së huajve , mos ki frikë , demo .
Bravo Dash.I vure vulen qe Rama nuk e shte socialist ,pra e majte ,por e djathte.
Pra ne keto kushte PS e Rames duhet te ndryshoje emrin sepse I sherben oligarqise .
Nuk eshte katastrofe kur behen diferencimi I partive .Erdhi koha.
Ore Dash ,ne je qytetar I ndershem.
Me thuaj c’fare ke fituar si familje gjate ketyre 34 vjet qeverisje ?
Kuptohet jo pa gje .
A je ti ne nivelin e nje familje kosovare ,apo te MV ,apo te Malit te Zi te mos themi Bullgari dhe eshte turp te themi me Rumani.
Pa krahasime z.Dash mos fole.
Ne do krahasime beje me industrine shumellojshme te Enver Hoxhes.
Z.Dashi ,beju transparent se c’ fare ka fituar familja jote korcare si na dole ne skene ,
nga Edi Rama.
Po shume kane fituar por me ryshfete.
Une uroj nje busnes te mire vllezerve te tu ne Korce ,si na ke thene.
Ata vetem buken e gojes fitojne.
Parate qe mbeten ?
Ketu eshte kapitalizmi.
Te krijoje shteti ligje lehtesuese per kete kapital te fshehur bankave te huaja a nen dyshek.
Me nje burokraci te infektuar nga corruption keto para 20% I perdorin shqiptaret dhe 80% I perdorin te huajt.
Ore Zgalem.
Familja jote globale eshte ?
Ke vene ndonje shenim ne dera e shtepise qe ne jemi globale .
Kush te doje te hyje te beje c’fare te doje me gruan tende,vajzen,djalin ?
[¿?],pyetjet t’i bësh në pidh të manas zou në Eleniqi!
Mali , sa klasë shkollë ke a të qifsha udhët ?
Vlonjat ,a te qifsha udhet ,vetem 4 klase kam ,a te qifsha udhet.
Ore vlonjat.
Cifutet perpara se te hyjne ne pazar te pyesin: e ke te lene apo te bere ?
Po e ke te lene ta rembejne per 5 leka sepse nuk eshte djersa tende.
Dhe ti e jep me kenaqesi.
Te bere do te thote prone e djerses tende dhe ketu ,ata ( cifutet) terhiqen ne pazarin.
More vesh ore Vlonjat, Dashi e kompani se kush eshte Edi Rama ?
Shqiperia I ka hequr breket .
Kush ka qejf ta shkedheje duke paguar Edi Ramen.
Vlonjat .
Nuk behet puna per nje ishull.
Problemi eshte qe bleresi te kete garanci me nje referendum popullor .
skandaloze
te vije dhendri trampit dhe te investoje ???/
po pse nuk ka shqiptare te investojne ??//
Enveri nga Kruja.
Ka parallinj sa te duash por kane frike te hedhin parate ne investime te pasigurta nga ana ligjore te nje shteti pa ligje.
Edhe kjo e dhendrit tone nuk ma mer mendja se realizohet.
Thjeshtvbje sqarim. Nuk investon dhendri i Trumpit. Investojne arabet. Jared Kushner eshtebthjesht sekser. Merr perqindjen e sekserit. Me ke e ndan ne Shqiperi, po janle ta thote Dashi, prestanome e Rames.
Sa per Zvernecin, Rama kishte paraqitur te Kushner Kastratin si pronar te tij. Keteve ka thene Kushner.
Miro o Daut.
E keqja eshte se arabi I Durres me sa shoh na I futi ne bithe.
Edhe Shell na I I futi ne bithe
Edhe TAP na I I futi ne bithe.
Kjo bitha jone kaq e madhe eshte ?
Malo apo Molo,qenke ne te vertete per te te qire udhet atehere…
Edi Rama me sa duket tallka trapin pa fund me tipa si ju qe nuk po u ndahet nga endrrat…po ju luan fene edhe si perfundim TUM-in po i hani dhe do vazhdoni ta beni…ju thjesh beni llapa-llap pikerisht si qeni qe leh(dhe nuk ha).
Eshte me se e qarte qe ju qe pergjithesisht vetem shani e villni vrer,per te jeni nje MUT qe po ju ben cicin siper,tamam po mbulon mutin me shurre…ju vazhdoni lepini akulloren se do ja dilni.Kamnpershtypjen qe per te jeni deshtaket e kombit shqiptar orandaj ai as e rruan e as ju llogarit…tashme lehje te mbare
Ne pergjithesi nuk jam kunder investimeve te medha, me kusht qe shqiptaret te perfitojne dhe te trajtohen me dinjitet. Megjithate, kendveshtrimi i artikullshkuruesit me duket i drejte. Ne kete rast Rama perpiqet te riparoje gabimet idiote qe beri kur e trumbetonte Trampin si “nje e keqe e madhe per demokracine ne USA dhe ne gjithe boten”. Porti i Durresit, nje llokme e madhe Shqiperie u fal dhe nuk di a ka ndonje biznes-projekt ku te shohim beneficet qe i sjell Shqiperise apo qytetareve te Durresit. Te njejten gje beri Like-Mona me gaztransportuesin, qe can mes per mes Shqiperine dhe nuk kemi asnje avantazh. Mos harrojme qe edhe Butrinti pati te njejtin fat. Kam degjuar dhe per Kalane e Lekursit, ne Sarande, po nuk e di mire se ç’behet me te. Eshte e vertete qe Kushneri nuk e merr dot Sazanin ta shpjere gjekundi, por duhet te jemi te bindur qe do vendose trarin dhe nuk do futet njeri pa lejen e tij. Dhe kur ka kontroll te plote mbi ate territor, cdo gje mund te ndodhe….Dhe ne kete rast nuk ka asngje te qarte se kush jane perfitimet. Si gjithmone erresire ne kete faqe shume thelbesore.
Shqipërinë këta qeveritarë e kanë të lënë nuk e kanë bërë prandaj po shinë në lëmë duke fituar nga gjithçka.
Ta harroni pra ate narrativen “Saliu shiti detin”,
se ky Rama ja kaloi atij por dhe Esat Pashe Toptanit qe donte ta shiste Shqiperine por nuk je bleu kush,
…pasi fali Sazanin, prone te trashegu nga bab Kristaqi e makme Aneta!