Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Duket se ka një lidhje të fuqishme të politikës sonë me domatet, çfarë u nënvizua edhe nga kryeministri i vendit këtë të enjte në Kuvend.
Ashtu si z. Rama vuri në dukje, domatja është përdorur në masë për t’i dhënë ngjyrë politikës bardh e zi. Por ndryshe nga sa ai vëren, jo vetëm figurat e Partisë Demokratike, që po kthehet në forcë politike zahiresh të ndenjura, e bëjnë këtë.
Të paktën një herë në një perimeshitës diku pranë selisë së PD-së dhe një tjetër herë rrugës për shtëpi, se ia kishte kërkuar bashkëshortja, vetë kryeministri është ndalur të zgjedhë ndonjë kile domate para objektivit. Ironikisht, herën e parë me xhaketë të bardhë e tjetrën të zezë.
Ngjashmërisht, kur thurte ëndrra të fjetura kryministrore, ish- kryetari i opozitës Basha, nën shembullin e Ramës, vrapoi të dalë në foto me gruan, teksa kthehej nga tregu dhe me një qese me domate të kuqe, për dekor.
Sigurisht, imazhi i ngjyrosur alla “burrë për shtëpi” që gatuan makarona me domate alla italiana, e, si rrjedhojë, fiks për kolltuk kryeministror i zotërisë ishte bajat. Si domate e zbutur tezgash, nuk ngjiti dhe u preferua nga pakkush. Por domatet ama, si në rastin e kryeministrit, u diskutuan gjerësisht.
Ndërsa, këtë javë, me pluhurin e Kievit ende në këpucë dhe mesazhin e solidarizimit në xhep, z. Rama premtoi se domatet në sfond të PD-istave, që, sipas tij, i përdornin për filma të krahasueshëm për nga cilësia me “Shtigje Lufte”, do gjenin treg në vend dhe do eksportoheshin.
Në sfondin bardh e zi të cilit z. Rama i referohet dhe kur, prej luftës në Ukrainë, shumica e vendeve po kthejnë sytë nga prodhimet e veta, kjo deklaratë, normalisht, do ishte fort shpresëdhënëse për prodhimin vendas.
Por, vetëm pak ditë më parë fermerët e Dibrës i dhuronin kosha me qershi bio të njohurve e të panjohurve, që të mos shkonin dëm. (Do ia kenë dhënë ndonjë kile edhe atij vetë gjatë vizitës, të shtunën). Të tjerë kërcënonin me prerjen e pemëve frutore ende të pavjelura.
Si artist, jo vetëm ngjyrash, e politikan dekadash, kryeministri e di mirë që ky film përsëritet çdo sezon në ndonjë zonë të vendit.
Herë mollë, herë qershi, herë domate e herë shalqi kalben pavjelur ose lënë ngjyrën e kuqërremtë në kanal apo asfalt, ku fermerët e paktë protestojnë mbyturazi.
Ai e di fort mirë që kjo mungesë tregu e ushqyer nga politikat e munguara dhe të gabuara zhvillimore, nga pamundësia e eksportit, por edhe nga rënia e fuqisë blerëse në vend për shumë arsye, do rezultojnë në të tjerë fermerë që heqin dorë nga ndërrmarrjet e tyre dhe vendosin të bëhen argatë të suksesshëm përtej kufirit.
Ai e di se kështu do jemi edhe më të varur nga prodhimet e importuara hormoneplota, të shtrenjta për blerësin e thjeshtë.
Me këtë ritëm, ai e di se edhe prodhimeve filmike “bardh e zi”, bajate e pashije të politikës sonë do i mungojnë produktet vendase që i japin ngjyra të bukura stinore.
Me këtë ritëm, kam frikë, se në frigoriferët tanë, jo shumë larg, s’do ketë as domate. Veç z. Rama do dalë. Por ky, të paktën, do jetë premtim i mbajtur.
Zajmi , i ke pire ilacet mo evlat ? Po kur te duket ty edhe Rama i deshtuar , ata te opozites duhet te zhduken nga faqia e dheut , aq te deshtuar jane . Por ja qe shqiptaret nuk jane Zajma dhe zgjedhin Ramen per t’i qeverisur , madje edhe ne mandatin e katert .
S‘kishe cfarë te komentoje dhe iu turre si i cmendur parafolsit vetëm pse shprehu haptazi mendimin e lirë për sa shkruhet në artikull?
Po?
Atëhere ha mut me garuzhde dhe ngopu se pagun qeveria!
Kjo është përgjigja më kuptimplote për gjithë ata trupjerdhur që reshtohen kush e kush i pari për ti bërë afendikoit bythëlëpirjen e radhës.
Po ti,o e verr-teta trap a nuk e di,qe te gjithe diktatoret e botes jane votuar nga 99.99% e popullit?
Pra sasia e votave nuk i jep te drejte Rames te sundoje si t’i doje qejfdi!
Se Rama nuk ka nevoje te shkoje atje ku ju ecen puna mire,por atje ku kanee probleme dhe te nxjerre detyra per vete dhe qeverine!
Pastaj fare,pse duhet te bredhe kudo vetem Rama,kur ai ka ministra per cdo fushe te jetes,qe duhet te cojne ne baze specialistet e tyre?
Kudo Rama,nje piktor gjitholog,qe zevendeson agronomin,fizikantin,arkitektin,mesuesin,psikologin,financierin etj sikur vartesit e tij te jene dallkauke!
Pra i bie ,qe ai ka emeruar ministra ca kukulla te pa afta,qe nuk dine te punojne,prandaj del vete!
Të prodhosh…nuk do të thotë të ti blejë shteti
Organizimi…është sukses
Për domate…qershi…speca…etj është I etur eksporti.
Zajmi,rrespekt per komentin,do e prishja nese shtoja diçka,perveç se nje pyetje retorike.Si ka mundesi qe Edvin Ramen e admirojn debilat,injorantet,drogaxhijt dhe llumi i gjithe shoqerise shqiptare,qe fatkeqsisht jan ne mase te madhe?
Duhet te shikojme pak edhe nga vetja jone……kemi shume difekte, pavaresisht se per deshtimin e nje politike pergjegjsia i bie gjithmone atj qe eshte ne krye
He mer Ton largoje jastekun e gurit qe ta dha salih bin ladn se kemi jastek me te bute
O toq edi rama nuk mund te krahasohen me fekalet e pd qe tani jane bere pirgje me plehera qe mundohen te kalojne njeri tjeteri
Partia dmokratike eshte nje parti fashiste qe hitleri po te jetonte sot do merrte mesim nga kjo bande kriminelesh
E drejte. Ne mungesen e opsioneve te mira, zgjedhim mutin qe vjen ere me pak. Shiko pjesmarrjen ne zgjedhje dhe do kuptosh.
Jo vetëm era e tullumit por edhe sasia e lun “rol kyç” në rivalitetin e pardesybardhëve për të kapur majën e pushtetit…
Kush e bon tullumin të vogël sa për një uturak duartrokitet plot entuziazëm nga shoqet e idehales dhe krahasohet bile dhe me “skanerbeun”. Kur ngjit shkallët e podiumeve skanerbeu pritet buzagaz, me buqeta me lule dhe me krahë hapur. Të njëjtat skema trushplarëse edhe kur papritmas rruga për ke sivllau i tij minishengor i bie diku afër ndonj fshati. Shou medhiatik me qershia sa kokrra e mollës (mirë që s’e krahasuan me tullumin thuaj) bon të vetën.
Jo më kot gjen mbështetje pa rezerva ke votuesi i apasionuar pas tullumave. Histeria kolektive dhe euforia e tyre skanerbeu spiroprallor i ka të garantuara nja tre a katër mandate radhazi…
Ndryshe osht puna me atë që e bon tullumin të modh sa gropa septike. Ai cilësohet “non grada” apo “kufomë politike” dhe s’ka shanse për rimarrje pushteti.
Duhet të dalin politikanë të rin… Optimale do ishte sikur në skenë të dilnin ca tipa nga ata që s’bojn gjo hiç. Fare fare, kupton? Ata po do i nevoj…iteshin vërtet vatanit. Pavarësisht se mungesën e jashtqitjes mund ta kishin prej fukarallëkut apo kapsllëkut…