Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si do të bëhet rivlerësimi i testeve të maturës për maturantët e pakënaqur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si do të bëhet rivlerësimi i testeve të maturës për maturantët e pakënaqur
AktualitetShoqëri

Si do të bëhet rivlerësimi i testeve të maturës për maturantët e pakënaqur

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

 

Për herë të parë gjatë këtij viti, maturantët që nuk janë të kënaqur me korrigjimin e provimeve të maturës, nuk do të mjaftohen vetëm me marrjen e kopjes së testit të vlerësuar, por do të mund të kërkojnë edhe rishikimin e notës.

Në rregulloren e provimeve të 2023 është përfshirë edhe risia e rivlerësimit të testeve, si për lëndët e detyruara, ashtu edhe për provimin me zgjedhje. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë me dije procedurat se si do të veprohet për të kërkuar rivlerësimin e testit për çdo rast kontestimi të notës.

- Publicitet -

 

Procedura që do të ndiqet:

Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit, 1 ditë pas shpalljes së rezultateve paraprake të të gjitha provimeve.

Maturanti/kandidati pasi është pajisur me fotokopjen e testit, ka të drejtë ta paraqesë kërkesën për rivlerësim testi në komisionin shkollor të maturës shtetërore, ku është regjistruar si maturant, më datë 3 korrik.

Fotokopjet e testeve të paraqitura në këtë komision do të shqyrtohen nga dy mësues lëndor të përcaktuar nga komisioni (nëse një shkollë nuk ka dy mësues të lëndës shqyrtimi do të bëhet vetëm nga një mësues i lëndës).

Mësuesit e përcaktuar shqyrtojnë kërkesat e paraqitura nga maturantët/kandidatët vetëm për pyetjet e ankimuara dhe vendosin nëse këto teste do t’i kalojnë për rivlerësim QSHA.

Komisioni shkollor i maturës shtetërore, kërkesat për rivlerësim të miratuara nga mësuesit lëndor, i përcjell në zyrat vendore të arsimit parauniversitar në format elektronik, brenda datës 3 korrik dhe në format shkresor brenda datës 4 korrik.

Do të jenë këto zyra që , t’i përcjellin në format elektronik në QSHA kërkesat për rivlerësim brenda datës 3 korrik, si dhe zyrtarisht në format shkresor, brenda datës 5 korrik.

QSHA-ja kryen procesin e rivlerësimit të testeve, me të njëjtat rregulla e procedura si vlerësimi i testeve, duke i sekretuar me barkode testet që rivlerësohen. QSHA-ja kryen rivlerësimin e të gjithë testit.

 

Pas rivlerësimit, vlerësimi përfundimtar i maturantit mund të jetë:

  • Me të njëjtin rezultat.
  • Duke iu ndryshuar rezultati me rritje pikësh
  • Duke iu ndryshuar rezultati me ulje pikësh.

 

Rezultatet përfundimtare të provimeve të maturës pas procesit të rivlerësimit shpallen jo më vonë se data 7 korrik.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur
  • Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve
  • Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, ja kush u caktua relator në vend të tij

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?