Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si e mori krimi tenderin 7 mln euro të kanalizimeve të Elbasanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Si e mori krimi tenderin 7 mln euro të kanalizimeve të Elbasanit
Ekonomi

Si e mori krimi tenderin 7 mln euro të kanalizimeve të Elbasanit

Published: December 3, 2024
Shpërndaje

Në maj të vitit të kaluar Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve të Elbasanit shpalli një tender me vlerë 7 milionë euro me objekt “Rikonstruksion dhe ndërtim i rrjetit të kanalizimeve të zonave informale: Harmës; pjesërisht Krastë e Vogël, pjesërisht Lagjja: Dyli Haxhire” dhe, pjesërisht Lagjja: Katund i Ri”.

Që në fillim tenderi ngriti dyshime të forta për paracaktim të fituesit. Sipas dokumentave, në kapitullin e kritereve të veçanta të kualifikimit kompanive u kërkohej të kishin dy inxhinierë ndërtimi me profilin konstruktor/strukturë edhe pse nuk bëhej fjalë për ndërtime strukturash, por thesht për kanalizime. Paralelisht kërkohej që kompanitë të kishin 2 inxhinierë hidroteknikë, 3 topografë, 2 gjeologë, 9 hidraulikë, 4 saldatorë, 7 muratorë etj.

Të gjithë këta punonjës nuk lejoheshin të kontraktoheshin nga jashtë, por duhet të ishin pjesë e listëpagesave të kompanisë të paktën 3 muaj para shpalljes së tenderit. Por nuk mbaronte këtu.

- Publicitet -

Pjesa tjetër lidhej me makineritë e kërkuara. Në dokumenta kërkohej që kompanitë të kishin 39 lloje makinerish, për të cilat ishte përcaktuar në detaje sasia dhe tonazhi sa duhet të peshonin apo çfarë kapaciteti duhet të kishin.

Në atë kohë disa kompani ndërtimi u ankuan se një pjesë e makinerive të vendosura në DST si kritere të domosdoshme kualifikimi nuk i lidhte asnjë funksion me procesin e ndërtimit të kanalizimeve, por ishin vendosur aty për të kufizuar konkurrencën.

Mës vonë u zbulua se kishte një arsye të madhe se pse Kanalizimet e Elbasanit i kishin qepur kriteret e tenderit në atë mënyrë. Kontrata lobohej nga banda e Suel Ccelës. Shumë kompani ndërtimi u paralajmëruan paraprakisht që të mos hynin në tender. Disa prej tyre madje edhe u kërcënuan. Jo vetëm nga krimi, por edhe zyrtarë.

Gjithsesi, në tender u paraqitën dy oferta. E para ishte e bashkimit të shoqërive BE-IS dhe Curri, të cilat ofruan çmimin 6.2 milionë euro. Ndërsa oferta e dytë ishte ajo e lobuar nga banda e Suel Çelës përmes bashkimit të 3 kompanive. Ky bashkim kompanish ofroi çmimin 6.97 milionë euro. Pra sa 99.5 për qind e fondit limit dhe gati 800 mijë euro më shtrenjtë se oferta e para.

Kanalizimet e Elbasanit e skualifikuan ofertën më të lirë me argumentet e kritereve. Si rezultat kontrata iu dha bashkimit të kompanive me ofertën më të lartë siç ishte porositur nga banda, të cilat sigurisht kishin pjesën e tyre të madhe në kontratën e majme.  

Tashmë që SPAK ka mbyllur dosjen e parë për organizatën kriminale të Elbasanit, që dyshohet se drejtohej nga Çela e ka më të lehtë të shohë edhe kontratat e majme që krimi merrte nga institucionet publike. 

Megjithatë kjo e kanalizimeve të Elbasanit është një nga rastet me flagrante. Por ka shumë raste të tjera se si buxheti pasuron krimin dhe pastron paratë e tij. 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • rudolfi says:
    December 5, 2024 at 9:07 am

    Kjo ndermarrje te njejten gje beri dhe per tenderin e projektit per furnizimin me uje te qytetit.Dukumentat e tenderit perfshire dhe vleren(rrehj 500.000 euro) u hartuan nga firma fituese qe ishte firma e Mehmet Hasanlamit (drejtor i minierave ne Min.Energjetike dhe antar i keshillit bashkiak te Tiranes)me te njejten mynyre ne dokumenta e tenderit u kerkua arkitekt per mobilime,arkeolog dhe kerkesa te tjera te panevojshme qe plotesoheshin nga firma e Hasanlamit.Me keto mynyra ka fituar dhe tendera te tjere ne Bashkite Tirane,Durres,Elbasan,etj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?