Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u zbulua apartamenti luksoz i Mirlinda Karçanajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Si u zbulua apartamenti luksoz i Mirlinda Karçanajt
InvestigimKryesore

Si u zbulua apartamenti luksoz i Mirlinda Karçanajt

Published: May 1, 2026
Shpërndaje

Një metodë hetimore e avancuar duket se ka qenë kyçe për SPAK në zbardhjen e një prej elementeve më të rëndësishme të dosjes AKSHI në lidhje me ish-shefen e institucionit, duke çuar në identifikimin e një apartamenti luksoz të dyshuar si pasuri e fshehur në Tiranë, i lidhur me Mirlinda Karçanajn.

Sipas materialeve hetimore, agjentët e BKH-së janë udhëzuar nga prokurori i çështjes për të analizuar në detaje tabulatet dhe qelizat e telefonisë celulare të saj për një periudhë gati dyvjeçare, nga 2 shkurt 2024 deri më 29 janar 2026.

Nga kjo analizë rezulton se për 214 netë telefoni i Karçanajt ka qenë i loguar në antenën Cell ID 25392938 (Qendra e Tiranës), ndërsa për 267 netë në antenën Cell ID 25420164 (ABA CENTER-E), duke krijuar një hartë të qartë të lëvizjeve dhe vendqëndrimit të saj gjatë natës.

- Publicitet -

Hetimi ka identifikuar edhe momentin e parë dhe të fundit të shfaqjes së antenës ABA CENTER-E në intervalin e natës, konkretisht më 26 dhjetor 2024 në orën 23:43 dhe më 28 janar 2026 në orën 21:40.

Një element kyç në këtë proces ka qenë analiza kronologjike e ashtuquajturës “qeliza e fundit para heshtjes”, që ka treguar se deri në fund të vitit 2024 antena dominuese gjatë natës ka qenë TWIN TOWERS-SE, e ndjekur nga TIRANA CNR-E dhe TIRANA INT HOTEL-S, ndërsa pas kësaj periudhe është konstatuar një rritje e ndjeshme e pranisë në antenën ABA CENTER-E.

Skyweb.al mëson se këto të dhëna janë gërshetuar edhe me dëshminë e shoferit të Mirlinda Karçanajt, i cili ka rrëfyer se fillimisht ajo qendronte te një shtëpi përballë Bankës së Shqipërisë që korrespondon me antenën në qendër të Tiranës dhe në një ditë fundi dhjetori u transferua te apartamenti luksoz në zonën e stadiumit Air Albania.

Sipas hetuesve, pikërisht kjo zhvendosje e qëndrimit gjatë natës ka çuar në identifikimin e një banese të dyshuar si pasuri e fshehur në zonën pranë Air Albania, e cila nuk rezultonte e deklaruar.

Në një vlerësim të integruar të të gjithë parametrave të analizuar, SPAK konstaton se modeli territorial i qëndrimit gjatë natës përqendrohet në zonën qendrore të Tiranës, kryesisht në trekëndëshin urban TWIN TOWERS – TIRANA CNR – ABA CENTER, duke përforcuar dyshimet mbi ekzistencën e pasurive të padeklaruara në këtë zonë.

Mirlinda Karçanaj rezulton pronare e disa pasurive në Tiranë si edhe e një vile në kompleksin Laguna Blu në Qerret, ofruar përmes manovrave me punjonjëset e besuara të Gentian Beqirit. / Skyweb

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    May 1, 2026 at 2:10 pm

    E bukra shejtan,si nuse ShenMitri.

    Reply
  • muçua I tanes says:
    May 1, 2026 at 2:52 pm

    ypppppppppppppppppppp kajtaz, shkerdhei motren miranda.

    Reply
  • Vl says:
    May 1, 2026 at 3:55 pm

    Po po te doj shteti hipen vet lepuri ne qerre

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    May 2, 2026 at 7:33 am

    Ja keni bere mutin punes ju kompjuteristat e Dites.Keni 2 dite,qe nuk postoni komentet,Keni dy muaj qe i keni bere mish mash,pa ore,pa data,,Perzjeni te vjetrat me te rajat.Gazete e Thanos i ka sherbyer Demokracise..Ka qene Tribune e Demokracise. Ku i ke marre keta o Thano,te big brother,apo te Ferma paraziterve?

    Reply
  • abdiaga says:
    May 2, 2026 at 9:29 am

    Miranda,ti kam derguar te falat,qekur ke leeeee! kushurinka .

    Reply
  • Na ruajt zoti says:
    May 2, 2026 at 10:35 am

    I eshte qepur ZAMIR MANES si nje gjobaxhi i peshtire

    Reply
    • Në kërkim të donatorit says:
      May 2, 2026 at 1:26 pm

      Gjobëvënësi iu qep dhe Veliajt kur ishte kryethar bashkie (bënte selfie krahas tij), por qysh nga dita kur G-99çin e shpunë me karrocë llaçi ke shpaja pa qira (kështu është kur jep qindra leje ndërtimi për interes), ka rënë squk e s’po i ndihet më zëri. Deri sa të gjej ndonjë donator tjetër kjo gazetë do na duket si paçavure.

      Reply
  • Marisa Karabeci says:
    May 2, 2026 at 6:47 pm

    Mirlinda Karçanaj rezulton pronare e disa pasurive në Tiranë si edhe e një vile në kompleksin Laguna Blu në Qerret, ofruar përmes manovrave me punjonjëset e besuara të Gentian Beqirit. / Skyweb
    Po, po, keni shumë të drejtë. Me sa duket atë faqen, “burimi i informacionit”, e ka hapur donjë parasit që bashkëpunon me morracakët e “Ditës”. Sepse vetëm një “gazetë informuese si Dita”, mund të marrë informacione të besueshme nga çdo faqe interneti të cilës nuk i dihet as pronari, as artikull-shkruejtësit, as redaktorët, as adresa fikse, etj etj.
    skyweb.al/kush-jemi-ne/
    skyweb.al/terms-and-conditions/
    skyweb.al/privacy-policy/
    skyweb.al/privacy-policy-2/

    Reply
  • chp says:
    May 7, 2026 at 3:57 am

    Gestapo e Spakut me agjentet BKH ja kane kaluar vete FBI-it amerikan ,Mosadit,Sigurimit te Hoxhes apo Shikut te Gazidedes & Visho Ajazit…Biles muzeu i “shtepise gjetheve” qe ka ngritur Edi Ramortja eshte primitiv me metodat e qelbura te agjenteve te BKH shqiptare qe fatkeqesisht shumica e tyre jane trajtuar ne Amerike ??
    E permenda Ameriken se leksionet qe kane mare keto zagare atje shumezohen me zero nga tolerimi qe po i bejn segmente te politikes amerikane ne Shqiperi dinastise kriminale te dog-torr Berisha & son.
    Me kot lodhen BKHalet shqipfoles me milingonen Karçarajn perballe Sypeshkaqenit te Sllobodankes….Nese pasurite e kesaj zonje vleresohen nga supozime per shtepite ku ka flejtur naten kjo quhet PUNE E PISTE E SPAKUT dhe mekanizmave te tij..SEPSE per rastin e terroristit Xen Salih Berishaj nuk ka nevoje per instalim antenash dhe survejim dy vjecar…Mjafton te shkohet ne kablogramet e ambasades amerikane ku thuhet se pak kohe pas Masakres Gerdecit, Kryegjenerali Luan Hoxha shkon per sigurim jete te ambasadori amerikan dhe thote se biri k/m Berishe e ka kercenuar me jete nese do hapi gojen per sekretet e Gerdecit.. do kete fatin e Kosta Trebickes qe u jo vetem u egzekutua mjeshterisht nga grupi naziskin Ciftelia i Brecaneve & Kuliceve por dhe u mbulua nga disa eksperte amerikane nga Virxhinia Usa qe vertetuan se makina e Trebickes beri nje karambol me nje lepur dhe u pembys ne nje koder te vogel 5 centimetra..
    Fabula e komentit:
    Keto Karçanajet e Edit nuk me dhimsen fare..le te denohen maksimalisht por nuk eshte nevoja per keto flete rrufete nga skyweb-at e Syrit Sales & Xenhales…Ekspertet amerikane qe kane trajnuar keto BKHorrat e “efbiajit shqiptar” duhet te fillonin me terroristin Xen Salih Berishaj per super skandalin me kryegjeralin Luan Hoxha qe i dhane “strehim politik” ne Amerike ne menyre antiligjore se e kercenonte junta naziberishte dhe sot Xen Terroristi si Bossi nen hije i tenderave te Tiranes jo vetem eshte jashte prangave por permjerr viktimat e tij me hallatet e Ramortjes ,me aletet e pleqeve p/perendimore te pjerdhur pse jo dhe me pisllikun e shtypit shqiptar qe botojne keto artikuj COPY PASTE- NON STOP si ky me lart..Keqardhje !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Meloni, shoqja e ngushte e Edvinit on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?