Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Si është Xhesika, a është mirë”, çfarë tha në polici babai vrasës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Si është Xhesika, a është mirë”, çfarë tha në polici babai vrasës
AktualitetKronike

“Si është Xhesika, a është mirë”, çfarë tha në polici babai vrasës

Published: May 8, 2023
Shpërndaje

Taulant Malaj, 45-vjeçar shqiptari që vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin Massimo De Santis, për të cilin ai besonte se ishte i dashuri i gruas së tij, ka rrëfyer para hetuesve arsyet e krimit të rëndë.

“Gruaja ime pranoi se ajo kishte një lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por doja të ndahesha”.

Ai thotë se e kishte zbuluar gruan e tij Teftën duke biseduar me fqinjin italian përmes telefonit. Taulanti kishte pritur që Massimo të kthehej në shtëpi nga lokali.

- Publicitet -

Sapo burri hyn në pallat, ai e godet rreth 20 herë me thikë për vdekje. Më pas u ngjit në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po përpiqej të mbronte nënën e saj, ngjarje të cilat edhe i dokumentoi përmes një video.

Edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike, gjatë marrjes në pyetje Malaj ka pyetur vazhdimisht për vajzën e tij duke thënë “Si është Xhesika, a është mirë?”

Mediat italiane shkruajnë se 45-vjeçari shqiptar ishte mjaft i lidhur me dy fëmijët e tij. Djali 5-vjeçar i çiftit mundi t’i shpëtonte masakrës duke u fshehur në divanin e shtëpisë. I frikësuar ai është gjetur nga karabinerët të cilët ia kanë besuar xhaxhallarëve të tij.

Dhjetorin e kaluar burri ishte punësuar si bukëpjekës në furrën “Latartara” në Torremaggiore.

“Ai punonte gjithmonë edhe kur kishte mbaruar turnin, nuk ndalonte kurrë”, thonë kolegët e tij të cilët kanë folur për gazetarët.

Ndërsa, fqinjët janë shprehur për mediat italiane, se ata ishin një familje e qetë dhe gjatë gjithë kohës të qeshur. Tefta dhe Taulant Malaj kishin 17 vite martesë.

Bashkëshortja e 45-vjeçarit është shtëpiake, por herë pas here punonte si kujdestare për disa të moshuar në fshat.

Aktualisht gjendja e saj shëndetësore paraqitet e stabilizuar ndërsa pritet që deklaratat e saj të jenë thelbësore për hetimet.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve
  • Hodhën shishe uji dhe vezë drejt Ramës, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun
  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”

Komentet e Fundit

  1. Humoristi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. Valbona on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  3. ANA on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  4. Liria on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Flamur Struga on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?