Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si festohej Viti i Ri ndër shqiptarë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Si festohej Viti i Ri ndër shqiptarë?
AnalizaLajmi i fundit

Si festohej Viti i Ri ndër shqiptarë?

Published: December 31, 2023
Shpërndaje

Nga Dorian Koçi

Botuar në DITA

Viti i Ri, është një festë që ka hyrë relativisht vonë të festohet ndër shqiptarë. Gjithësesi nëpër komunitetet e ndryshme shqiptare në varësi dhe të kulturave që kanë përfaqësuar, festohej në mënyra të ndryshme.

- Publicitet -

Venediku që zotëronte një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar e pranoi festimin e vitit të ri në 1522. Sigurisht që edhe në Kotorr,Ulqin, Lezhë, Prevezë e Artë që zotëroheshin nga Republika e Shën Markut, viti i ri duhet të jetë festuar pas kësaj date. Viti i Ri duhet të jetë festuar edhe në një territor më të gjerë jashtë zotërimeve të Venedikut në Arbëri, pasi në këto kohë ende nuk kishte filluar islamizimi në masë i popullsisë.

Festimi i kësaj date në këto territore duhet të ketë filluar të zmrapset në momentin kur popullsia arbëre islamizohet dhe popullsia fillon të festojë dhe ndjekë kalendarin hënor të Hixhrit, ku festat më të rëndësishme janë Bajrami i madh dhe Bajrami i vogël.

Në Krishterimin Lindor, traditën ortodokse , ka një traditë të veçantë ku Santa Klausi identifikohet me Shën Vasilin, shenjtorin që feston në datën 1 janar. Fëmijët e vegjël këndonin kolendrat duke parajmëruar ardhjen e Vitit të Ri. Kolendrat janë këngë popullore urimi që këndohen nga fëmijët e vegjël në ditët e pritjes së festave të mëdha fetare si Krishtlindjet apo dhe para Vitit të Ri.

Ata shkojnë shtëpi më shtëpi duke uruar shëndet dhe mbarësi. Kolendarët që shkonin në grup, gostiten nga të zotët e shtëpisë me ëmbëlsira, fiq të thatë, arra, portokalle etj . Më poshtë është një këngë kolendrash në dialektin arvanit, e botuar për herë të parë në revistën “Besa”, organ i Lidhjes Arvanite të Greqisë 1982-2004. Tabloja ilustruese titullohet ‘Kolendra”(1872) dhe i përket autorit me origjinë arvanite Niqiforu Lutro, një piktori të shkollës së Mynihut në pikturën greke të shekullit të XIX. Identifikimi i mozaikut të kulturës arbëre kudo ku është shpërndarë mund të na dhurojë kënaqësi estetike dhe dëshmi historike të veçanta.

Viti i Ri

Nji djalopul
ndë derë rri
Jo bre ti
Isht viti i ri.
Hapeni derën
Të hinj,
me plot duart
të na vinj
Çi na sole
Viti i ri?
Shumë shëndet
e dashuri,
Po su sola
Edhe para
Edhe ça
rroba të ra.
Edhe mot
edhe mot
edhe mot
Me duart plot.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?